Ish-Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova u nda nga jeta në 21 janar 2006 në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës. Ai vuante prej disa muajsh nga kanceri në mushkëri. Nuk kanë munguar asnjëherë dyshimet se ai u helmua, por ato nuk janë provuar kurrë.
Disa kohë më parë ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi pasardhësin e tij Edi Rama se po pengonte vendosjen në Tiranë të shtatores së Ibrahim Rugovës. Berisha shkoi edhe më tej duke akuzuar “strukturat e regjimit komunist” se në vitin 1991, sipas tij, donin të vrisnin Ibrahim Rugovën, pasi ky i fundit kishte shprehur mbështetjen për PD-në e Berishës.
“Etërit e tij donin ta vrisnin në vitin 1991, vetëm se mbështeti PD-në dhe Sali Berishën. Edi Rama shpërthen me urrejtje ndaj Presidentit Rugova dhe bllokon vendosjen e përmendores së tij në qytetin e Tiranës!”, shkruante Berisha në Facebook.
Po a kanë qenë vërtet kaq të ngushta raportet e Rugovës me Berishën? Në këtë intervistë për DITA-n, ish-truproja i Berishës në vitet ‘90, Izet Haxhia tregon:
Z.Haxhia, në një postim në Facebook, ish-presidenti Berisha tha se në vitin 1991, regjimi komunist ka dashur të vrasë ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova. Ju kini dijeni për këtë?
Një marrëzi. E lexova që thoshte që paska edhe dokumente zyrtare për këtë vrasje të supozuar. Mendoni që një si Saliu nuk do t’i nxirrte po të kishte vërtetë?
Pse jeni kaq i sigurt?
Komplotet me vrasje e atentate ai i ka për qejf e zanat. Po ju tregoj një rast nga fillimi i vitit ‘92, në mos gaboj, po shkonim për një takim në Hotel Dajti me një shqiptar të diasporës dhe aty ishin dy persona që po qëndronin tek holli i hotelit.
Më thotë Berisha: “Ai personi me një shenjë në faqe është një shqiptar i Kosovës në Gjermani, anëtar i grupeve marksist-leniniste dhe duhet patur kujdes. Ai mund të organizojë ndonjë atentat ndaj meje sepse është vrasë me pagesë dhe ka kryer edhe vrasje të tjera, një nga të cilat është edhe vrasja e vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës… Emrin e ka Ibrahim Kelmendi.”
– Sa e vërtetë ishte kjo?
– Unë e mora si diçka të vërtetë sepse ishte hera e parë që shprehej hapur e me emër për dikë që donte ta vriste… Kur fituam zgjedhjet, ky person me emrin Ibrahim Kelmendi u detyrua të largohet nga Shqipëria për shkak të përndjekjeve dhe rrezikut që filloi të paraqiste për të SHIK-u.
Unë hetova dhe mësova se Ibrahim Kelmendi ishte një patriot; bindjet nuk kanë rëndësi, por gjithë jetën e vet ia kishte kushtuar çështjes kombëtare e pavarësisë dhe çlirimit të Kosovës. Se përse mendonte Berisha që donte ta vriste Kelmendi, apo pse druhej nga ky person, kuptohet tani kur letrat e patriotizmit janë hapur. Vendi i gjithsecilit ndaj çështjes së Kosovës e asaj kombëtare një ditë do jetë edhe më i qartë.
Berisha me Rugovën kanë qenë apo jo miq sipas asaj çfarë keni parë dhe dëgjuar ju?
Është e vërtetë që u krijua një miqësi mes të dyve, por e pasinqertë e me hile nga ana e Berishës, siç do ta tregonte koha. Berisha ka përfituar shumë nga njohjet që kishte Rugova e respekti që gëzonte ai në qarqet perëndimore në atë kohë.
Rugova e ka njohur Berishën me shumë miq të tij në Perëndim, që Rugova i kishte të shumtë. E si të mos mundohej të përfitonte Berisha nga këto njohje? Ku i linte ai këto raste. Ai ishte gati të bënte përkthyesin e Azem Hajdarit në kongresin amerikan në vitin ’91, kur shkoi për herë të parë një delegacion i PD në Amerikë. Për të folur përpara kongresmenëve amerikanë u zgjodh prej tyre Azemi. Dhe Berisha i lutej që të bënte rolin e përkthyesit, ngaqë Azemi me zor fliste.
Rugova dhe pjesëtarë të qeverisë në ekzil të Kosovës ishin gjithmonë mikpritësit e parë të Berishës gjatë vizitave të tij të para jashtë shtetit si president, dhe jo vetëm mikpritës, por edhe sponsorë të këtyre vizitave.
Paguanin?
Po patjetër, duke bërë pagesat e shpenzimeve për këto vizita si hotelin, drekat e darkat. Berisha si dinak që është, u mundua ta përdorte Rugoven edhe në zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri, duke e nxjerrë bile edhe në mitingjet elektorale për të folur në favor të PD dhe Berishës.
Rugova pranonte ta ndihmonte ama…
Rugova mesa kam kuptuar, ndihej gjithmonë i sikletosur nga këto veprime hileqare të Berishës. Ftohja përfundimtare mes tyre u bë pas zgjedhjeve të famshme të 26 majit. Berisha u përpoq që krizën politike në Shqipëri ta përcillte në Kosovë.
Sepse ai mundohej ta paraqiste veten përpara të huajve, sikur kishte nën kontroll gjithë faktorin politik të Kosovës dhe për këtë përdorte lidhjen me Rugovën. Rugova e kuptoi këtë hile të Berishës; dhe pas tentativave për mënjanimin e tij nga LKD duke përkrahur emra si Hidajet Hyseni e Bukoshi, apo mikun e Qemal Sakajevës, Sabri Novosela, një person me lidhje të dyshimta me UDB-në jugosllave…
Këto ishin tentativa të Berishës?
Po. Ndaj Rugova u ftoh përfundimisht me Berishën. Nga fundi 1996 apo fillimi i vitit ’97, u bë një përpjekje private nga një ish-ministër i Jashtëm francez në kohën e Miteranit, që të pajtonte Berishën me Rugovën.
Emri s’më kujtohet, ishte një person i vjetër në moshë e çalonte pak. Kanë darkuar bashkë me Berishën e Rugovën, dhe ky person në vilën 31, por rezultati ishte negativ. Ky ka qenë edhe takimi i fundit mes Rugovës e Berishës. Rugova siç duket nuk ia fali më Berishës dhelpëritë në përdorjen e figurës së tij.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Askush nuk mereshe me kufoma te tilla.
Ne 91, kur Sala e fliste anglishten copë copë, imagjino si e ka pas fol Heroi Azem Hajkari.
kjo është shpikje vrasja, Salih Berisha në vitin 1991 nga Izmet Haxhia. Salih Berisha kishin rënë dakord më pas kontakteve telefonike të fshehta me Rugova, ku edhe familja e Rugovës nuk ishte lejuar të dinë, sepse ajo ishte në lidhje me shitjen e armëve në komunitetet Haklaj në Tropojë. Këto janë marrëveshjet me Ramiz Alia, Fatos Nano në vitin 1987, (Franz Josef Strauss vizitoni) armëve në Kosovë dhe ndihma gjermane për zhvillim. Niveli i Berishës bodyguard Tropojë ishte i njohur më parë: Në vitin 1994, ajo vodhi me Ambasadorin italian para xhip në të cilin Presidentët Palace, ndërtuar kanalet e veta kontrabandë droge, me azilkërkuesve dhe Sokol Koçiu. Këto janë banditë primitive njerëz si Izmet Haxhia pa kulturë
O analfabet funksional, shko ne klase te pare te mesosh shqip…
Ha, ha, ha! Tre herë e lexova dhe nuk morra vesh asgjë. Por kusgedi qerratai, mund ta ketë bërë me qëlim, meqë si nick-name ka vënë Salah, emrin e deformuar të Saliut.
O salah,po te kishe shkruajtur shqip,edhe mund te te jepnim te drejte? Po kete gjuhe qe perdor ti,nuk e kuptojme.Mund te jete ndonje derivat i shqipes,por jo shqip. Librat e gjuhes shqipe,i gjen falas ne cdo bibloteke ne Shqiperi.Tung.
Koment i masakruar nga ana drejtshkrimore dhe mendore,si vet emri salah!ka mundesi te ma perkthej dikush komentin e salah?! megjithse ketu ne internet eshte vetem titulli i shkrimit paçavurja me pseudonimin “salah” ka bere paçamuren(komentin) e rradhes!
Nje genjeshter me bisht ,si gjthe genjeshtrat e tjera ,
Nuk e di se cka ndikoi tek z. Haxhia, por kete here ishte pak me real se herave te tjera, ku pos disa te vertetave kishte me shume genjeshtra.
Haxhia e pranon qe dr. Rugova kishte shume miq ne qarqet perendimore . Kjo eshte e vertete. Rugoven e donin perendimoret dhe e donte edhe populli. Dhe eshte edhe e verteta tjeter shume e rendesishme qe dr. Rugova nuk mund ta donte Saliun sepse ai ishte nje kelysh komunist.
Shiqo, Rugova nuk ka uretje te tjeret se ishin komunist, aj vet ishte komunist. Ne kete kohe ai i ka pare gjerat ne prizmen se cka eshte ne interesin e Kosoves.
Eshte e vertete qe Rugova nuk urrente te tjeret. Ndoshta me mire do te ishte nese do te thoja qe Rugova nuk kishte simpati per komunistet. Atij komunistet serbo-malazez ia vrane babain dhe gjyshin. Ky ndoshta ishte shkaku kryesor qe ai nuk i donte ata. Po te ishte Rugova komunist , sigurisht qe do te ishte ne nje vije me Bedri Islamin me shoket e tij, Xhavit halitin, Azem Sylen, Hashim Thacin, Ibrahim kelmendin … Por ai nuk ishte me ta. Prandaj ata, sipas te gjitha gjasave ,edhe i bene dy atentate ndaj tij !
Mollosi po ki rrugova ishte per vete antar i lidhjes kamuniste jugoslllave si mund te urrente komunzmin apo futja pordhes ska problem
Sa shkolle ke kryer?
Dakja, pse habitesh? Po Sala a nuk ishte 25 vjet komunist dhe nja 25 të tilla, sekretar partie dhe ua ka mbushur mendjen shumë debilave shqiptarë se është antikomunisti më i madh, bile dhe demokrati më i madh dhe se po ashtu ishte ai po që i rrëzoi etërit dhe bijtë e tyre?!?!
Hej dreq o punë me ne shqipot!
Ah,ju mendoni se keta ishin komunist? Enverizmi nuk ka asgje me komunizmin,o shok!
I. Rugova ishte njeri i dhënë pas karrieres e jo çështjeve madhore çoftë shkencore apo kombëtare është presedan që babain dhe gjyshin i vrasin komunistat jugosllav dhe ky të jetë edhe sekretar i aktivit komunist të LKJ dhe këta e ka ba për përfitime personale sa i takon njohjeve të tij jashtë rrofshin milionat e emigrantëve që u keqpërdoren dhe u shfrytëzuan pa mëshirshëm
VATRA
Hahahah qenke i madh o burr .
Një analizë e mirfillt,por ja që kompleksi sna lejon të pranojm disa të verteta të hidhura
E kendshme”Azemi me zor fliste edhe shqipen”.
E kam takuar atehere dhe vertet duhet te ishje i vemendshem shume qe ta merje vesh Azemin.
*****Po eshte I lire qe Sali Berisha te denancoi dhe te shkoje ne prokurori e te tregoi se kushe eshte ai person qe deshi ta vriste IBRAHIM Rugoven?! Ne raste se ky shpife atehere menjher duhet te ngrihet padi penale per S.Berishan ,eshte e turpshme te hedhesh akuza ne ajre pa autor dhe fakte bindese.Nje fakte qe tregon se ky Saliu mashtron eshte : :….perse heshti deri tani Saliu?…Perse nuk e denancoi sa ishte gjalle RUGOVA?….dhe kure ishte vete kryeminister qe kishte nene hygjym (vartesi)edhe prokurorine e gjykatat.?..jame dakort me mendimin e IZET HAXHISE ,dhe e falenderoi per ndershmerin e ishe badigardit te Saliut, qe Saliu eshte nje shpifse I ndyre qe kerkon te jete ne qender te vemendjes ,ai shpife per kete prokuroria duhet te ngrije nje padi penale orgjente ,pasi fute grindje mese kosoves dhe shqiprise..#########################.
kush merret me bajgen berisha
farukaqis:Kurse ju merreni me mutin e tij.
Mark uk,te pershendes nga larg.Je çun me vizion.Bashke nuk njihemi,por mami jot mund te te flase me teper per mua.Grua per se mbari,qe ç’ia shesh syri,ia ben goja. Beji te fala te lutem.
Mark ok
Ysh, ysh o dreq…
Gjalle qenke o Mark uk? Shyqyr Zotit! Tani qe ky, Mark uk,,mbron Saliun jemi ne regull!
UDB-ja kishte dhe ka nje numur te pa llogaritshem spiunesh ne radhet e shqiptareve,ne Kosove,Maqedoni dhe Shqiperi.Berishes ja vertetoi me dokumente te rregullta,qenien agjent i UDB-se,NikolleLesi me1996,pradaj Berisha i dogji gazeten koha jone dhe donte ta vriste N.Lesin,por Lesi u tregua i zgjuar,duke mbledhur nje numur me te madh njerzish te armatosur,se ata qe kishte derguar Berisha per ta vrare.Gjendja e krijuar e detyroi Berishen,te terhiqej me bisht nder shale.Une mendoj se Berisha dhe agjenti tjeter serb,Lulezim Basha,ne zbatim te ligjeve tona,por edhe te porosive te nderkombetareve,nuk duhet te kene te drejte te zgjidhen me ne parlament e as ne pushtetin vendor.Ata kane kryer krime ndaj popullit,sic ishte rrasti i Gerdecit ,ai i 21 Janarit i faljes se detit Greqise ,i vjedhjes se rruges se kombit,i thyerjes se embargos ndaj serbise i vrasjeve politike prej shikut te Berishes etj,te pazbardhura deri me sot.Ketyre dy krimineleve duhet tu hiqet e drejta per te votuar me vendim gjykate.Fatos Nano duhet te konsiderohet me i rrezikshem se Berisha dhe Basha.
Petrika,te pershendes per vertetesine,ne problemet qe komenton,per sinqeritetin e atdhetarizmin tend si shqiptar.Te uroj shendet e mendje te fresket.
Petrika,
Kur Francezet i treguan Rugoves se berisha eshte njeri i tyre e per Cfare pu non,filluan punet keq nder tyre.
Sado jo i guximeshme,rugova ishte atdhetar Kurse ky tjetri ,i guximshme se i sigurt ne mbeshtjen e Sigurimeve,nuk eshte Atdhetar po tradhtar! Ketu eshte ‘çarrja’ midis tyre…
O Berrishe!Je bere si Bleona Qerreti,qe sja varin mender as qente,as zezaket dhe per te qene ne qender te vemendjes,xhvishet ne mes te rruges.
Berisha duhet te nxjerre bythen cullak qe te terheqe sadopak vemendje… se ka ngelur qen zorresh…
izet haxhia ka qene nje punonjes me rroge, roje e berishes tani na del mark uk muti bodiguard i sales ne rrjetet sociale, natyrisht falas se ja ka lane porosi nana.MOS OFENDO TE TJERET O KURVE SE SALA DI TI DALI ZOT VETES ,NEQOFTE SE JE FEMIJA I JASHTE LIGJSHEM I TIJ HALLALL MBROJE BABEN TUNG O BQ
SHUMË(PA)FYTURËSIA E SALI BERISHËS
Gjatë vitit 1991 gazeta gjermane TAZ më kishte angazhuar si korrespondent në Tiranë.
Meqë nuk kisha informacion të bollshëm për Sali Berishën, kisha një simpati për te për shkak të percaktimeve lokaliste që ka njeriu. Unë, si vuthjan, çmoja të afërt malësorët e Malësisë se Gjakovës (Tropojën), meqë vetëm Qafa e Qeremit ndante Fshatin Vuthaj (Plavë-Guci) nga ajo Malësi. Pastaj dija që është dhëndërr i bashkëvendasit Rexhep Rama (Balidemaj) nga Martinajt e Plavës.
Aksidentalisht me rastisi të fluturojmë me të njëjtin aeroplan, nga Tirana në Budapesht. Ishte ditë e diell, ndoshta muaji mars 1991. Për shkak të relatave të mira që kishim, – e paskëshin qenë simulime nga ana e tij, – në pritje për të hypur në aeroplan Saliu mu drejtua: “Jam me Azemin. Jemi të ftuar në Amerikë. Vizat na presin në ambasadën amerikane në Budapesht. Do kesh mundësi të na ndihmosh në Budapest, meqë ke përvojë me jetën në emigracion…?” Iu përgjigja: “Me kënaqësi.” Dhe sapo zbritëm në aeroport të Budapestit mora taksi. Kur shkuam në ambasadë, Salihun e Azemin vërtet i prisnin, por ata nuk kishin fotografitë që kërkoheshin. Ishte e diel. Në ambasadë na thanë se vetëm në stacion hekurudhor ka automatë fotografimi. Po me taksi shkuam në stacion, i bënë fotografitë dhe sërish me taksi në ambasadë. Pasi morën vizat u kthyem për të ngrënë. Meqë i kisha mysafirë gjatë asaj dite, bëra edhe gallatë, duke i kritikuar se nuk ishin tandem i mirë për vizitë të parë në Amerikë. I thash doktorit, më mirë do të kishte qenë të kishte shkuar me Pjetër Arbnorin, meqë amerikanët i parapelqejnë katolikët…
Biseduam edhe për ca përfolje që kishte dëgjuar Sala për mua si “enverist”. I thash, uroj të krijoheshin sa më shpejtë kushtet për të parë dosjet e Sigurimit. Bile në të qeshur i thash: “Unë kam qenë në rini të hershme, por ajo nuk përbënë as të njëqindtën pjesë të enverizmit Tuaj…”
Ato relata të mira i vazhduam. Kur Saliu u bë president, gati sa nuk u shndërrova në sekser për të shitur shtetësi, meqë në Presidencë me respektonin si mik të shefit.
Ja që, në prapashpinë, ai më paskësh dyshuar si atentator të mundshëm, duke argumentuar edhe me shpifjent që kishte fabrikuar UDB-ja.
Qysh atëherë “ambasadori” i Kosovës, Prof. Ali Aliu (“crni”), kishte dorëzuar qeverisë në Tiranë një “listë të zezë” me emra të “kosovarëve enveristë”, të rrezikshëm për sigurinë. Në atë listë isha unë, Fatos Aliu, Xhafer Jashari dhe disa të tjerë, që tani ua kam harruar emrat. Por, shumë(pa)fytyrshi Sali, megjithatë, në aparencë vazhdonte të shtirej sikur me kishte mik.
Në gusht 1992 SHIK dëshi të më arrestonte. Isha duke ecur në Bulevard, bashkë me Arben Likën (atëherë kryetar i rinisë se PD-së) dhe disa miq të tij. Një picirruk i SHIK më urdhëroj ti shkoja mbrapa. Arbein e njihte. E pyeti dhe plasi një shamatë mes tyre, meqë këta po i thoshin se garantonin për mua…
Të nesermën shkova në Presidencë të Sala. Iu ankova. Më tha të mos shqetësohesha, sepse do të intervenonte po të me ndodhte gjë. E luta të intervenonte paraprakisht, sepse pastaj bëhet vonë. Me tha, nuk mund të ndërhynte paraprakisht, meqë SHIK-u është institucion i pavarur…
Qysh atë ditë lash investimet që kishim bërë në Tiranë (kisha regjistruar shtëpinë e parë botuese private në fillim të vitin 1991, me një shkresë që ma lëshoi ministri i kulturës, Preç Zogaj…) dhe u arratisa.
Deri në dhetor 1996 nuk ma ka mbajt të shkoj më në Shqipëri.
Me nder me thënë, po burri që paskësh qenë ky farë Sali marrja…
Ne të Shqipërisë e dimë çfarë plehu është sali marrja, por tregoju atyre budallenjve në Kosovë !
Ibro pasi paske simpati për ata të Tropojes Qerimi i ndjerë nuk u ekzekutu kosovarqe vraje dhe ik sa ma shpejt por shqiptarqe apo mafiozo tropojanqe ku digjen edhe kufomat dhe vrasja ndodhi në interval të afërt me atë mikun e Haklajve Guxim Gjuriqi (nëse nuk i gaboj emrin)
Pavaresisht se shkrimi i Berishes ne Facebook eshte i ndikuar nga efektet anesore te koktejlit te ilaceve qe Sala ka tash sa vjet qe i merr rregullisht, ne te ka nje te vertete. Ne arkivin e ish-Sigurimit te Shtetit ka te pakten 3 dokumente qe flasin per tentativen, apo se paku per deshiren e shprehur publikisht te nje oficeri enverist te gardes se Republikes per te vrare Rugoven. Komanda e Gardes me porosi te Ramiz Alise dhe urdher te Dane Binajt e neutralizoi oficerin enverist, dhe nja dy shoke te tij. Kastriot Dervishi ish drejtori i arkivit te Ministrise se Bredshme, duhet me patjeter te kete fotokopjet (skanimet) e shkresave ne fjale. GTe pakten tre shkresa te ndryshme me numra protokolli.
BESOJ SE MBAS KETIJ KOMENTI,, NUK KEMI CFAR TE DISKUTOJME PER PALACON BERISHA,, CDO GJE E QARTE ,KA VEPRUAR SI SHUM DIKTATOR TE TJERE,, ELIMINIME SA ME SHUME PER TE ZGJATUR KOHEN E POLTRONIT
Berisha dhe Rugova ishin dy botra te ndryshme. Berisha ishte sulltan, Rugova ishte europian.
Kelmendi ka qene pak spiun i BND, viti 1997, dhe njeriu i fundit qe vizitoi GERVALLAT. Hajde Ibrahim, mos i merr ne varr te vertetat, hapju shokeve, hapju partise se Bedri Islamit i hodhe trute e gomarit.
Te kennaqet sa te mundet Markukaqis duke gelltituir jashteqitjen e shpellarit Salukaqis.
Une di, ose me mire me kujtohet se ne kohen kur saliu ishte përsident, IBRAHIM RUGOVA vinte ose ne fund te muajit ose ne fillim te muajit tjeter, dhe doli nje batute ne opinion se ky, (IBRAHIMI) vjen dhe merr rroge nga saliu!?!?!?!
Çdo gje mund te ndodhe – JETOJME NE TIRONE.
PËRGJIGJIUNI
..Ne histori futesh edhe si element negativ,kriminel..Njehere Stalini pa dosjet e te burgosurve dhe i beri pershtypje njera ,ku krimineli ishte hajdut i pandreqshem..e mori personin e futi ne nje biruce dhe e kontrolloi per 24-ore.hajduti kishte nje shapke{kapele}te cilen e vendoste ne menyra ngame te ndryshme dhe ja vidhte vetes po me menyra te pa imagjinushme….pra Sala s’ka me çfare merret ,por po na bind ne,se kush eshte realisht,duke e nxjerre pisllekun ne siperfaqe.Jo se dua une ,por ai s’po na le rehat pa na treguar marrite e tij..
Izet ke filluar te tregosh. Po ben mire te kallezosh dhe per bombat qe do vrisje koleget ne qsut me urdher te sali xhaxhit.
Komenti salah koment i nje Te cmenduri mos eshte saliu pas 25 prillit.
Kur do na tregoj Izeti per ate kosovarin ne Zvicer qe i blente ciftit Berisha kostume e rroba te shtrenjta,i doli nami ne gjithe cantonin Valais,po per Kosovarin ne Brussel qe kur e pyti Berishen se pse nuk ja dha bazen e pashalimanit Amerikaneve,do ishte mire qe Izeti te tregonte pergjigjen e Berishes.
Dicitura e fotos, Ramizi po i thote Karrigen time e more Sali, tani më ndihmo te mos e pesoj si Caushesku. Dhe Saliu qe pergjigjet Do bajm ma tmiren per ju shoku Ramiz.
Edhe ti more moster e ke dashur nipin e Xhaferr Deves!?
Ky ciniku e ironiku qe i praktikonte ne kohen e vet kur i erdhi “veza kryq” iu ul
ne gjunje nje sharlattani dhe karrieristi
si Sali Vicidoli,agjent i UDB-s se Millo-
shevicit ! Turpi te mbuloftw dhe atje i
varrosur ku je ! I tradhetove te gjithe du-
ke filluar nga Enver Hoxha . ,,.!!!
Lexoni or shqiptar dhe nese ju kan ngelur akoma pak tru dhe atdhetari .nxirni konkluzione me cfar rrace jemi shartuar e pagezuar ! Mreteroj tradhtia , dinakeria ,pabesia e nje krimineli qe shiti , ngateroi , intrigoi dhe shkateroi gjithcka ne kte komb , qe Izet Haxhia dhe jo vetem kan zbuluar e dhen te verteta qe vulosin rugen qe ky perbindesh ka ndjekur kunder shqiperis dhe shqiptareve ,qe faktet dhe viktimat e tij therrasin e nuk ka vend per dyshime e perseri ky pa ju dridhur qerpiku vazhdon me aq sa mundet te hedh helmin ! Shikoni kte “salahun”,ashtu nga baltovina i zhytur kerkon ta justifikoj me fjal qe sdi ti lidh per te na treguar cilet jan “partizanet “e mortjemadhit ! Izet haxhia esht burimi me i paster i gjemave qe ne nuk i dimse ato qe dim nuk jan pak ,por ajo qe dim esht se populli shqiptar esht i pa aft te denoj e te pastrohet nga llumi qe e ka pushtuar ! Mos u lodhni kot te na perserisni bemat e mortjes qe akoma leh ne parlamentin e atyre qe kan votuar ! Prani e tij dhe mega hajduteve politikan esht pasqyr e ktij populli te dobet ,te percar, te pabes ,ambicioz ,qe mbajn mbi kok “qeleshen e merituar”! Popull qen i rahur, qe i ben ovazione kujdo qe e shef maj nje tribune e blihet me nje cop kock te that ! Vazhdo Izet e fol ,se ne fund te fundit dicka do mbetet ne kte milet te hipnotizuar ,te cilet jan vetfajtor,jan bqashkpuntor ,e bashk fajtor ……..
” …. Mos u lodhni kot te na perserisni bemat e mortjes (Saleh) ! Prania e tij dhe e mega hajduteve politikane eshte pasqyre e ketij populli te dobet ,te percar, te pabes ,ambicioz ,qe mbajn mbi kok “qeleshen e merituar”! Popull qen i rrahur, qe i ben ovazione kujtdo qe e shef maj nje tribune e blihet me nje cop kock te thate ! .. ”
Jo ts, Populli nuk i ka ato epitetete qe i rreshtoni si me siper, individe brenda Tij – po. Nuk eshte populli i vetmi fajtor . Mendoj se jane disa fajtore qe e ushqyen Saliun per te ardhur ne pushtet, per ta cfrytezuar dhe per te bere ate qe ky popull nuk e deshironte, ndaj edhe i dha dermen qe me zgjedhjet lokale , me pas me revolten e 97-es dhe me pas duke e rrezuar perfundimisht ne 2013-en.
ts, nuk eshte faji i popullit qe klasa politike sillet dhelperisht me Te. I besoi Rames si alternative me te mire kunder keqqeverisjes se Salehut, por tashme ka kuptuar se eshte gabuar. Pardesy-bardhet e 90 kane te njejten fytyre dhe kurre nuk kane per te ndeshkuar njeri-tjetrin per prapesite e qeverisjeve. Kjo duket qarte ne dy prej ngjarjeve teper te renda , krahasuar me keto qe rendit Izeti : Ngjarja e Gerdecit dhe 21 Janari, qe se bashku kane 30 viktima te pafajshme. Perballe tyre, e gjithe klasa politike e pas 90-es meriton vetem perbuzje dhe ndeshkim per te mos ua pare me fytyren, askund !
Populli nuk e ka perzgjedhur kete klase politike, jo . Sepse mungon mekanizmi i perzgjedhjes se politikaneve direkt nga populli. Mekanizmi i derisotem i servir emra partish dhe jo individesh, ndersa e imponojne te perzgjedh midis sorrave, laraskave, cakejve dhe dhelprave, e tj. Por mos te harrojme dhe devijimet qe peson vullneti i Popullit nga kafshet e Qendrave dhe Komisioneve te Votimit.
Izeti ka marre persiper nje mision te madh per nga rendesia , por duket qe Drejtesia e “re” ashtu sic ajo e djeshmja(e Salehut) nuk degjone ta marri ne konsiderate, por une shpresoj se do te vije nje dite qe deshmite e Izet Haxhise do te perdoren ne Gjyqin e madh ndaj shkaktareve te shkaterrimit te Shqiperise dhe vlerave kombetare te Saj, ndaj shkaktareve te shkaterrimit te urave te Patriotizmit qe mbanin lidhur shqiptaret kudo ku ata banojne ne trojet e tyre etnike dhe jashte tyre. Une shpresoj se Deshmite e grumbulluara do te perdoren nje dite si pike kthese per nje jete me te mire, me ambjent te paster , thjesht shqiptar .
@Ilirian Me pelqen optimizmi yt dhe kur “shperthej”ndaj popullit nuk e perjashtoj veten sse aty bej pjes !Sa vjet u dashkan kaluar te durosh kte klas te re llumi qe meren vesh mes tyre per te ruajtur pushtetin ?? E rezuan mortjen ne 97 ten dhe nuk e cuan deri ne fund denimin qe duhej te merte per ta rizgjedhur perseri !!! Kush e ben kte , kur akoma gjaku i katastrofes se tij nuk ish ftohur Mekanizmat i ndertojn hienat kur shohin se cfar kan perpara ,Drejtesin dhe hajnin me krimin qe ajo mbeshtet si prapavij e ksaj klase te re e ndertojn kur shohin qe ska reagim !Te gjitha cka bejn kta i frymezon percarja ,”urtesia” dhe paaftesia te bashkohet ky popull deri ne revolucion, se ma keq ska ku shkon per cka ju ben ! Pra dominojn ,laraskat ,cakejt sorra e dhelpera qe ju sherbejn e kta dalin nga ky popull i “urt” ! Mungon solidariteti Ilir,sepse shkollimi nuk ka munguar ne Shqiperi ,mungon atdhedashuria sepse i ran shkurt e moren rugen e mergimit e ju turren te etur Fes qe te gjejn ngushellim ! Ti shpreson por edhe un shpresova 35 vjet e e keqja nuk po shkulet ! Ndaj ksaj klase ne fuqi un nuk i besoj ma !Se kta po mashtrojn ,po tallen ,premtojn e smajn premtime ! Ka zen pushtetin per gryke mafja me e eger antishqiptare e prandaj nuk esht rastesi qe “gjeneralet” e saj akoma kercenojn e sabotojn e ajo qe ti pret do zgjas shum akoma ! Nuk ka forc e as Drejtesi te Re , te permbys kte klas me kte popull qe pret ti vijn te mirat nga Qielli e nga ata qe jan pasuruar frikshem ! Izeti esht nje pjes e vogel deshmie e ksaj pasqyre te hidhur ,qe provuan shqiptaret , por sa e sa te tjera e te tjer, jan ne kte “valle te madhe”Do shohesh , qe sapo te mbarojn zgjedhjet perseri do “bjer qetesia”e perseri ne do shpresojm …….e nuk esht ma faji i ksaj klase qe duan te gezojn perjetesisht ‘trofen”qe pushteti ju fali….
I Rugova ishte i rrethuar me Gani Geca Tahir zema Agim Velija Ismet beqira Isuf Buxhova dhe me grup të Llapit si kryesi e Ldk që të gjithë antarë komunistash sllavë aty u keqpërdor dhe u manipulu çdo gjë dhe sidomos populli dhe ate hiq ma pak se 10 vite që për popujt normal kjo kurr nuk do të pranohej dhe si i vetmi sukses politik i tij ishte urrejtja ndaj socialistave të Tiranës se ata nuk do ti mbulonin demagogjinë 10 vjeçare qē e solli popullin dhe Kosoven para një katastrofe ma të madhe në histori të saj
Sllovenët e luftojnë pushtimin serb Rugova nuk lëviz i gjallë
Kroatët luftojnë pushtimin serb l.Rugova hiq nuk ndihet i gjallë
Boshnjakët luftojnë pushtusin serb I. Rugova hiq kurkund
Nato dhe UÇK luftojnë pushtimin serb në Kosovë I.Rugova ja mbadh azyl në Gjermani ku aty nuk i pranohet statuti ik në Itali ku mafiozit lunin koqe me te he he
Aktiviteti politik i Ldk dhe I.Rugoves ishte si vijon urrejtja ndaj Shqipērisë ndaj ndaj Partisë Socialiste ,Adem Demaqit, Ukshin Hotit ,pataj kundër udhëheqjeve të Republikave Jugosllave që i shpallen luftë Serbisë dhe si emen arabi që kishte filloj ti urrente muslimanizmin dhe shtetet muslimane dhe vet u varus si i krishter kështu duke përbuzë fenë e vet dhe 95% të popullit që e mbështeti dhe ja ku i ka lanë si ma së keqi
A do t’i kuptoje ndonjehere politika dhe diplomacia shqiptare e edhe sigurimi i shtetit shqiptar “prishjet me pazare” dhe “miqesite me pazare” nw kurriz tw Shqipwrisw e tw popullit shqiptar? Kjo eshte kryeqeshtja!…
A e di Izet Haxhia, qe thote se “Berisha u përpoq që krizën politike në Shqipëri ta përcillte në Kosovë”… Mos ka ndodhur e kunderta, qe Ibrahim Rugova eshte perpjekur intensivisht qe krizen politike te UDB te Kosoves ta percjelle ne Shqiperi, duke e luajtur gjithnje rolin e “patriotit” dhe “shqiptarit”?… Sipas te gjitha gjasave Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha kane qene dy krahe te forte te UDB “shqiptare” ne Prishtine dhe Tirane, qe edhe sot e kesaj dite anti shqiptare po e luajnw lojen e tyre permes personazheve tjere te specializuar ne fushen e spiunimit, zbulimit dhe kunderzbulimit…
DRENICA E KUQE