Mos të kishte qenë në televizion e drejtpërdrejt, pa hezitim do ta kisha marrë intervistën e fundit të Ilir Metës në “Top Channel” si të parapërgatitur me shkrim. Edhe si të tilla, përgjigjet e tija do të meritonin prapë një respekt të veçantë . Por fakti që ato përgjigje u dhanë sy më sy me një qetësi, kthjelltësi dhe vendosmëri absolute, në një moment kur shikuesit prisnin një kloun që ndërron krahun siç ndërron xhaketat, është ky një test “live” qe i jep pa dyshim Ilir Metës konturet e një burri shteti me perspektiva afatgjata në Shqipëri.
Interviste-kurth
Jam i mahnitur nga mënyra sesi Ilir Meta në një nga kurthet më të mëdha të karrierës së tij politike që paraqiste kjo intervistë e parë e plotë pas daljes nga koalicioni, arriti ta përmbysë raportin me opinionin. Ai na la të qartë të kuptojmë shumë gjëra, pa na agresuar (siç e bën shpesh Berisha nëpër intervista me një ton të pakëndshëm), pa na ironizuar (siç e bën Rama shpesh tallës e letrar), pa na “ torturuar “ me fjali të gjata e sofizma (siç, e bën Nano). Meta që vinte aty në një farë mënyre si në bankën e të akuzuarve, me mjeshtëri dhe pa përdorur gjuhën e drunjtë, na la të kutptojmë se problemi nuk është tek aleanca PS-LSI. Gallata si doli LSi-ja nga një koalicion për të shkuar tek një tjetër, nuk janë këto themeltare për shqiptarët në këtë moment, por çfarë do të bëhet me Shqipërinë ku Berisha po kërcënon votën, e çfarë do të bëhet me Shqipërinë post-berishiane që po trashëgon institucione të cenuara rëndë. Meta na tha se nuk ishte aty për t’u justifikuar, se nuk ishte aty për të sharë Berishën por as për ta lavdëruar, se nuk ishte aty për t’i marrë vendin Ramës, as për t’i kërcënuar vendin Nishanit kur PD-ja të humbasë zgjedhjet, se nuk ishte aty për të komentuar se kush janë përgjegjësit e 21 janarit, shkurt Meta ishte aty për ta çuar gazetarin intervistues ku donte ai dhe jo atje ku e çonte audimati gazetarin. Një aftësi në strategji komunikimi që duhet nënvizuar. “ Chapeau bas, maître”…
Feniksi Meta
Në dy pyetjet e para intervistuesi u përpoq më kot të ezauronte të kaluarën me shefin e LSI-së. “Ç’ndjesi e re zoti Meta , të rivini në këtë emision, por kësaj here si opozitar “, ishte pyetja e parë me nuanca të qarta ironike. Përgjigja e Metës, therëse ” në politikë kam lindur si opozitar “. Domethënë, s’kam lindur me lugë të florinjtë në gojë, dhe kam arritur aty ku jam me mundin tim, jo si disa të tjerë…Balla s’heq dorë nga ironia. Pyetja e dytë : “ Eh si ndryshojnë gjërat (për LSI-në) nga pranvera në pranverë… “ . Përgjigja e Metës dhe më therëse akoma, e llojit, prit se s’ke parë asgjë akoma çfarë do vijë mbrapa. Pas këtij “aperitivi” simpatik, gjërat serioze filluan dhe në asnjë moment Ilir Meta nuk u tregua i destabilizuar. Përkundrazi të krijohej përshtypja se kishe para syve kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë që i bënte thirrje këtij të tanishmit : “kam vërtetë respekt për ty për periudhën që kemi punuar bashkë. Por tani po e qelb. A do ikësh me të mirë dhe i lë vend vetes për një emër në histori për ato të mira që mund t’i kesh bërë vendit, apo do të ikësh si një diktator që jo vetëm historia nuk do të mbajë mend, por do marrësh në qafë dhe këta që po të ndjekin”. Është e habitshme sesi këto gjëra kaq të rënda por njëkohësisht dhe kaq bajate (sepse Rama i ka thënë kushedi sa herë), merrnin një peshë tjetër në gojën e Ilir Metës. Një autoritet karizmatik natyror, i pa sforcuar, i qetë por që të imponohet, ndërkohë që fundi i fundit, fuqia reale e Metës sot është e afërt me zeron. Ka diçka tërheqëse tek ky personazh politik, që në mitologji mund të krahasohej me feniksin, ai shpendi që kishte aftësinë të rilindte në momentin që konsumohej, në një cikël pambarim…
Mesazhi
Atë që tha Ilir Meta në këtë intervistë, mund të përmblidhet kështu me pak fjalë: – Meta nuk është absolutisht pishman që hyri në qeverinë PD-së. Në fillim e bëri i detyruar nga përbuzja e PS-së që ndryshoi Kodin Zgjedhor dhe s’e pranoi në koalicion . Por mbrapa, dhe Meta s’ka asnjë kompleks ta thotë, e vlerësoi shumë punën me Berishën dhe madje ndihet krenar ( si për liberalizimin e vizave). Meta ka madje përshtypjen se ka bërë diçka unikale dhe novatore në Shqipëri duke eksperimentuar puqjen e një partie të majtë me një të djathtë. Ndaj, mos prisni nga unë, thotë Meta, që pas katër vjetësh në qeveri, në momentin që dola nga ajo të them se “qeveria u bë e keqe”.
– Meta është kategorik se aq i kuptueshëm e “fair-play” u tregua me të Berisha në të kaluarën e afërt, aq dallkauk po transformohet kryeministri me prapësitë që po bën ai me KQZ-në tani. Me fjalë të tjera Meta i thotë dhe atij më analfabetit që po e shikonte në televizor, se nëse më konsideron si të sinqertë kur të them se Berisha ka bërë disa gjëra të mira për vendin në këto katër vjet, më konsidero po aq të sinqertë kur të them se kryeministri po luan mendsh me këto që po bën me zgjedhjet dhe prandaj duhet rrëzuar. Sërish, strategji tepër e goditur komunikimi.
– Meta nuk i thur lavde as Ramës as vetes. Shumë pak përmend LSI-në dhe PS-në , shumë më tepër përmend shqiptarët dhe nevojat e tyre. Ai nuk premton mrekulli, por thekson si vitale për vendin nevojën për rotacion të cilën e justifikon me terma të thjeshta e të kuptueshme për këdo : ai konsideron se qeveria Berisha dha ç’kishte për të dhënë dhe tani ka hyrë në një periudhë vendnumëro (stanjacioni). Si ai Mercedezi i vjetër që sado makinë e fortë, vjen një ditë që duhet ndërruar. Vendit sipas tij i duhet një forcë e re, pa paragjykuar se çdo sjellë kjo forcë e re. Një ide të cilës Rama i ka mëshuar shumë, por që tek Meta sikur merr më shumë besueshmëri pasi ai nuk tregohet radikal nihilist me “trashëgiminë“ e Berishës. Te Rama , rotacioni do sjell një ndryshim për shqiptarët si nata me ditën, te Meta ideja është më e nuancuar, që e bën më të besueshme. Berisha nuk qe tamam natë, ndaj dhe tranzicioni do të jetë me më pak kontraste nga ”pasditja “ tek dita. Së dyti, Meta konsideron se tek qeverisja Berisha nëse ka një pikë dështimi me D të madhe, ajo rezulton në mos garantimin e balancimit të pushteteve. Episodi i KQZ-së i vjen atij në “ndihmë” për t’i mëshuar kësaj ideje. Nga ku dhe premtimi minimal , pra i besueshëm i Metës: mjafton që ne politikanët e rinj të paktën të ndreqim këtë të keqe, të vendosim institucione alla evropiançe, pa ky do të jetë shërbimi i madh që mund t’u bëhet shqiptarëve. Pse jo? Madje Meta premtoi si masë konkrete që të gjithë ata që janë hequr pa të drejtë nga puna për hakmarrje politike gjatë këtyre ditëve të fundit nëpër administratë, do të rikthehen në po ato vende pune që më 24 qershor. Po sikur të rezultojë se ata njerëz ishin marrë tashmë në punë pa të drejtë (pa konkurse), para se të hiqeshin pa të drejtë? Në këtë drejtim do të ketë më shumë punë se ç’e imagjinon Meta për t’u afruar vërtetë me Evropën…
– Megjithatë trajtimin skandaloz që po i bëhet KQz-së, Meta nuk do që të vihet në rolin e viktimës, siç mund të jetë ndjerë shpesh një gjë e tillë në fjalimet e opozitarëve të tjerë në të kaluarën. Në këtë pjesë të intervistës, Meta është impresionues me vendosmërinë e tonit. I vjen keq thjesht për ata që po ndjekin Berishën në këtë çmenduri pasi do të mbajnë përgjegjësi të mëdha, por ai vetë, siç e thotë, është i qetë, i sigurt i vendosur: nuk e var aspak fatin e zgjedhjeve tek KQZ-ja por tek besimi që ka ai se i ka hyrë një rruge të cilës do t’i shkojë deri në fund me sukses. Do të preferonte që t’ia arrijë me votën jo të manipuluar të qytetarëve, por “Opozita do të jetë në gjendje të mbrojë votat, dhe mjerë ai që do të prekë edhe një votë të vetme”, kërcënon thuajse në mënyrë flegmatike, Ilir Meta.
– Meta ia pret shkurt gazetarit kur e pyet se si do të ndahen postet në qeverinë e ardhshme. Shqiptarët kanë nevojë që t’u përgjigjemi halleve të tyre dhe jo t’u themi se ku do të emërohet ky apo ajo. Normale si përgjigje, por ka meritën që e dha pasi shumë politikanë të tjerë nuk e kanë të njëjtin refleks semantik.
– E së fundi Meta siguron të gjithë ata që mendojnë se meqenëse e bëri njëherë krushqinë me të djathtën, me siguri që do ta bëjë prapë nesër po qe puna për poste. Meta bën betimin se do të qëndrojë me të majtën , si për të mirë në rast fitoreje, por dhe në të keqe, në rast humbjeje, një opsion që ai nuk e imagjinon dot megjithatë. Një përgjigje kjo që u pret rrënjën spekulimeve që e shohin Metën si kalë troje të së djathtës…
A është i majtë Meta ?
Si përfundim, nuk do t’i hiqja as t’i shtoja asnjë presje përgjigjeve të Metës. Do t’i shtoja vetëm një pyetje intervistës. Pse është i majtë Ilir Meta? Ai foli vetëm për vlera gjithëpërfshirëse, Evropë, zgjedhje të lira, respektim institucionesh dhe të rivalit politik. Vlera të cilave afërmendsh askush s’mund t’u dalë kundra. Por kur bëhet fjala për vlera ideologjike, ende është mister se çfarë mendon Meta, nëse : a duhen më shumë apo më pak privatizime, më shumë apo më pak ndihmë sociale, më shumë apo më pak taksa, taksë e sheshtë apo progresive, më shumë apo më pak legjislacion që rregullon marrëdhëniet në punësim, më shumë apo më pak vite pune për të marrë pension, më shumë apo më pak kuotizime sociale për t’u kuruar falas në spitale, më shumë ofertë publike apo private në arsim, shëndetësi dhe shërbime të tjera vitale për popullatën, a nevojitet një rrogë minimale e sanksionuar me ligj etj? Me çiltërsinë e tonit që Meta pati në këtë interviste, me siguri që nuk do ta ketë problem t’i përgjigjet këtyre pyetjeve, as të thotë që dhe po u ndje si i djathtë, kjo nuk përbën mëkat në shoqëritë moderne. Ajo që është frustruese , është mungesa e ofertës së larmishme në zgjidhjet e problemeve. Në perëndim kemi institucione të pavarura e zgjedhje të lira. Por sa e sa probleme ekonomike e sociale nga Portuglia në Greqi duke kaluar nga Spanja, Italia e së shpejti Franca. Për të qenë të sinqerte deri në fund me opinionin publik, politikanët nuk duhet ta neglizhojnë këtë aspekt. Zgjedhjet e lira nuk zgjidhin gjithçka, por gjithçka duhet të fillojë nga zgjedhjet e lira. Dhe për këtë Ilir Meta duhet të meritojë mirënjohjen e të gjithë neve që kritikuam aleancën PS-LSI. Intervista e tij krijon besim tek investimi i tij personal dhe partisë së tij, në mbrojtje të votës së lirë. Një intervistë burri shteti që po të ndiqet nga vepra, i hap politikanit Ilir Meta perspektiva të reja dhe më gjerë se e majta në Shqipëri…

Burre shteti Meta??????????????!!!!!!!!!!!!!!!!
PSE E SHEH TI METE-N NE KETE PIKE VESHTRIMI QE TE PELQEN TY , NUK DO TE THOTE QE NA PELQEN EDHE NE (SHUMICES) FLAS PER FAKTIN QE ASNJI NUK TE KA KOMENTUAR,,,,,,,,,,,(UNE NUK PERFAQSOJ SHUMICEN ,SA PER SQARIM SE MOS KEQKUPTOHESH),,…” ME ZGJEDHJET DO IKI DHE VAPA, ZOTI NA RUAJT ,CFARE DO VIJE MBRAPA………….!!!!!!!!! “
po qe po na cani trapin me kete halabak,e dini?sado te sforcoheni per ta ngritur kete funderrine,eshte e pamundur t’i mbushni mendjen miletit,se ai eshte njeri pozitiv.problemi tek ky klysh k.rve qendron,se a do dale njerit’ia sekuestroje gjithcka ka vjedhur gjthe keto vite,perfshire dhe floririn.
Uaa ,cfare gazetari….ne sherbim te politikanit……..po pse ne kemi haruar vidiokaseten……’?:.Mua Gimi; me ka thene per 700..”..’……
Meta ka akoma shume gjynahe per te lare por ne fillim duhet te heqim kete te cmedurin qe ben vetem lojen e serbise dhe po e con vendin drejt nje 97 tjeter
I.Meta eshte nje berishe ne shkallen 1:50.Me vjen keq qe etiketimin Burre shteti ia ke marr nje ambasadori qe mund ta perdorte per te me mire se Ju.Per nje gje te jap te drejte ,shqiperine e drejton mafia e Toto Meteve.
Na bete qe te vjellim !!!!!
Ky shkruan sikur e pa per here te pare Meten. Ndoshta i(u) intereson te bejne sikur e zbuluan sot.
komentet jane te gjitha emocionale. jo se jam kunder moralit , gjithsekush le ta vleresoje vete Meten dhe ti vere noten qe mendon. ceshtja eshte qe te mos behemi moraliste me shume sec duhet, qe do te thote mos bejme siku Saliu eshte i moralshem!
Ne kontekstin e analizes per menyren e daljes para publikut dhe pergjigjet e Metes , autori ka te drejte. U investua per tu imponuar si nje politikan karriere qe kerkon me cdo kusht te jete ne cdo kohe fitimtar. E verteta eshte qe ja arriti ne kete interviste te pare ne Top Chanell. Heqja e antarit te KQZ nga Saliu i dha ne dore nje argument te arte per “opozitarizmin ” e nisur.Sidoqofte e keqja e madhe eshte Berisha i cili kerkon te na ktheje mbrapa ne vitin e larget 1996 kur i vodhi zgjedhjet me polici- Muli , me ushtri – Arbenin -gjeneralin e 97 , me Shik-un pasardhesin eGazidedes. Ne kete rast thirrja e te majtes duhet te jete ” Njerez ngrihuni te gjithe dhe mbroni vendin tuaj nga Diktatura e re qe Berisha po pregatit”. Cdo vote sot eshte e vlefshme per te permbysur kete regjim.Vetem te bashkuar te gjithe fiton demokracia ne Shqiperi. Le te tregojme se jemi popull i qyteteruar dhe e duam Europen
Meta?
Maskara dhe klloun politik i peshtire.
Hajdut i klasit te pare.
Por,ç’ti besh perbindeshit Berisha qe do te beje,ate qe ka bere gjithmone:
Vjedhjen e votave!
Ndryshe Meta, vendin duhet ta kishte ne burg.
pasi ta zhdukim saliun nga kryeministria, gara do te jete mes rames dhe metes. atehere flasim…