Fitorja e thellë e së majtës për zgjedhjet vendore në 21 qershor nuk ka qenë aspak e papritur, por e vetëkuptueshme.
Pse nuk ka qenë e papritur? S’mund të jetë e papritur një gjë që dihet, një gjë që i ka të qarta të tëra parametrat në të gjitha kuptimet.
Askush nuk ka dyshuar që e majta i fitonte zgjedhjet pa ndonjë problem të madh. Nga kjo pikëpamje mendoj se zgjedhjet vendore nuk kanë pasur ankthin e pritshmërisë, as ndonjë domosdoshmëri për hedhje falli, as dyshime të tipit apokaliptik. Këtë e kanë ditur që të gjithë. Madje edhe elektorati i opozitës.
Pse kjo fitore ka qenë e vetëkuptueshme? Ka qenë edhe për shkak të një historie të gjatë të pushtetit vendor në Shqipëri që është zotëruar përherë nga të majtët. Kujtesa e dobët nuk është ndonjë dhunti. Ata që nuk kanë kujtesë nuk mund të kuptojnë të ardhmen. Nuk mund të kuptojnë as kahjen e ngjarjeve. Në vitin 1992 PD-ja fitoi zgjedhjet politike. Ky është një fakt historik që askush nuk e mohon dot. Vetëm pak muaj mbas fitores së PD-së në pushtetin qendror e majta fitoi zgjedhjet vendore dhe kjo qe vërtet një fitore historike sepse krijoi edhe mundësinë e një balancimi.
Krijoi atu-në e një ekuilibri dhe nisi për herë të parë historia e pushtetit vendor krejt e re në historinë shqiptare sepse dihet që pushteti vendor në 50 vitet e diktaturës nuk kishte as atribute dhe as prerogativa siç ka për fat të mirë në demokraci.
Prej atëherë e majta nuk e ka humbur ndonjëherë përparësinë e saj në zgjedhjet vendore. Asnjëherë. Natyrisht që pushteti vendor u ka takuar edhe partive të tjera, sidomos PD-së dhe ndonjëherë edhe partive të vogla.
Por asnjëherë e djathta nuk e ka zotëruar në shumicë numerike pushtetin vendor.
Pse ka ndodhur kjo? A ka një shpjegim kjo gjë?
Shpjegimi qëndron tek elektorati i majtë që për arsye të ndryshme vazhdon të jetë elektorati më i madh në Shqipëri. Elektorati i majtë do të jetë edhe në të ardhmen.
Një dukuri tjetër e pushtetit vendor në Shqipëri që vlen të analizohet seriozisht është se të majtët kanë pasur përherë qytetet e mëdha. I kanë pasur dhe i kanë. Ka bërë një përjashtim vetëm qyteti i madh verior i Shkodrës. Edhe në këto zgjedhje në Shkodër pushtetit vendor i takon së djathtës.
Ka patur disa përjashtime të pjesshme kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Por mandatet e kryebashkiakut të Tiranës që i takojnë së majtës në Tiranë janë më të gjatat në histori. Edhe sot Tirana i takon së majtës.
Nga kjo analizë mund të konkludojmë se zgjedhjet e 21 qershorit kanë qenë më tepër një vijimësi se sa ndonjë çudi e madhe apo ndonjë e papritur e paimagjinueshme. Kjo është logjika e ftohtë.
Po a kanë ndonjë veçori specifike zgjedhjet e 21 qershorit, në raport me historinë e 24 vjetëve më parë?
Po, zgjedhjet vendore të 21 qershorit janë strukturuar mbi hartën e re territoriale. Konfirmoi strukturën e re territoriale. Kjo veçori specifike në të vërtetë është substanciale.
Por 21 qershori është deri diku një predikat i zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit, dy vjet më parë.
Jam i lirë të mendoj se pikërisht mazhoranca e majtë në pushtetin vendor ka kontribuuar më shumë për mazhorancën politike të së majtës në 23 qershor. Ka një lidhje sintetike më tepër të brendshme se sa të jashtme.
Por fitorja e 21 qershorit e shton akoma më shumë përgjegjësinë, madje edhe më shumë se fitorja e 23 qershorit dy vjet më parë. Pse e theksoj këtë? Sepse kemi dy mazhoranca të së njëjtës të majtë. Mazhorancën politike në Kuvendin e Shqipërisë që siç e kam thënë, është mazhoranca më e madhe edhe në raport me çdo parlament evropian dhe tashmë një mazhorancë më të konsoliduar të pushtetit vendor.
Por përgjegjësia bëhet e dyfishtë sepse përpara historisë dhe popullit shqiptar nuk ka më asnjë justifikim për të mos e bërë punën ashtu siç duhet. Nuk ka më asnjë ankim. Asnjë alibi.
Tashmë të gjithë kanë të drejtë të kërkojnë llogari dhe të thonë që çdo gjë që ndodh në Shqipëri, ose çdo gjë që do të ndodhë në Shqipëri lidhet me mazhorancën e majtë, pa harruar këtu edhe kontributin e opozitës, për të cilën shpresoj të bëhet një ditë opozitë e vërtetë dhe e fortë.
Këto zgjedhje për herë të parë artikuluan dhe kishin në qendër të vëmendjes edhe çështjen e dekriminalizimit dhe të përzgjedhjes të kandidatëve për kryetar bashkie. Ky proces ende nuk ka përfunduar plotësisht. Vërejtjet e Ambasadës Amerikane në këtë pikë janë tejet serioze. Nuk mund të anashkalohen. Por sensibilizimi i madh kombëtar qe dhe sensibilizim i madh politik që kryetarët e partive të ishin në presion dhe të tregoheshin më të kujdesshëm. Akoma më të kujdesshëm do të tregohen për zgjedhjet politike të vitit 2017. Ja pra edhe një tjetër fitore.
Zgjedhjet e 21 qershorit zhvleftësuan dhe disa mitologji politike ose dhe disa teori konspirative të mbrapshta dhe të padrejta që kanë qarkulluar dhe mjerisht qarkullojnë ende dhe sot.
E kam fjalën për alogjizma të tillë apo arketipa arkaike se gjoja Veriu i takon të djathtës dhe Jugu të majtës. Nuk e di kush e ka shpikur këtë idiotësi. Kjo rrjedh me mendësi lokale dhe provinciale dhe nuk ka të bëjë me rrafshin kombëtar sepse gati konceptohet sikur brenda një populli ka dy popuj: Një popull të majtë dhe një popull të djathtë.
Në fakt është i njëjti popull shqiptar dhe konceptet Veri dhe Jug janë konvencionale. Edhe zgjedhjet e 21 qershorit po vërtetojnë se nuk mund të ketë parti krahinore, por parti kombëtare. E majta ka elektorat edhe në Veri, por edhe e djathta ka elektorat në Jug (pavarësisht numrave dhe raporteve). Dhe kjo është një normalitet. Nuk është anormalitet.
Kjo ka të bëjë me pluralizmin politik që siç e kam thënë edhe në ndonjë shkrim tjetër, pavarësisht luftës të ashpër politike, nuk mund të ketë në vetvete një antagonizëm të skajshëm. Dhe s’ka pse të ketë edhe në të ardhmen. Dhe s’duhet të ketë as në të ardhmen. Sepse procesi i emancipimit është duke u zhvilluar pavarësisht inercive që pengojnë.
Zgjedhjet e 21 qershorit treguan edhe një herë që sekti i opinionistëve – të njëjtët njerëz në media dhe TV, me dituri sipërfaqësore i kanë shndërruar analizat serioze politike vetëm në skajëzime të thashethemeve. Nuk kuptojnë dot atë që populli shqiptar e kupton më thjesht dhe në mënyrë më konkrete.
Ka dhe një veçori tjetër substanciale. Për herë të parë numri i grave si kryetare bashkish është numri më i madh në raport me të kaluarën.
Për mendimin tim ky është një ogur i mirë, është një formë emancipimi.
Por edhe një gjë që nuk mund të anashkalohet. Fitorja e Erionit në Tiranë. Kur them Erionin, është PS dhe elektorati i majtë. Fitorja në Tiranë sipas konceptit tim është shumë e rëndësishme sepse Tirana nuk është thjesht kryeqyteti i Shqipërisë.
Tirana është metropoli i kombit shqiptar. Pesha e saj simbolike është e pashembullt. Dhe simbolika në politikë është shumë e rëndësishme. Jam i sigurt që Tirana do të ketë një boom zhvillimi të paparë dhe kjo është një gjë e mirë jo vetëm për shtetin e Shqipërisë, por për tërë kombin shqiptar. Tirana i ka të gjitha mundësitë që të bëhet një nga metropolet më të spikatura të Europës juglindore. Dhe kjo nuk është pak. Potenciali i Tiranës do të jetë një shëmbëlltyrë zhvillimi. Shëmbëlltyra në politikë është kryesore.
Unë besoj që edhe Shkodra do të ketë tërë përkrahjen e pushtetit qendror, sepse është një qytet bastion i qytetërimit shqiptar. Shkodra është shumë e rëndësishme për kombin. Kjo rëndësi që lidhet me shekujt nuk ka pse të mos lidhet edhe me të ardhmen e sigurt të qytetit.
Edhe bashkitë që janë marrë nga e djathta nuk duhet të kenë asnjë fobi se gjoja nuk do t’i ndihmojë pushteti qendror. Duhet të zhduket nga mendja e shqiptarëve të paditur dhe fantazistë ideja se raportet midis pushtetit vendor dhe pushtetit qendror kanë karakter personal (në fakt në të kaluarën edhe kanë patur).
Raportet midis dy pushteteve përcaktohen nga struktura ligjore dhe kushtetuese. Kjo nuk duhet harruar asnjëherë. Nga kjo pikëpamje e kemi të nevojshme një klimë të re për atë që quhet karakteri komplementar i pushtetit. Pushteti vendor dhe pushteti qendror nuk janë si ato sferat e sistemit të Ptolemeut që vërtiten secila për hesap të vet. Ky është një koncept antishkencor, antikushtetues dhe antinjerëzor. Përfundimisht duhet të marrë fund prapambetja mendore e çdo lloj provincializmi në politikë.
Tashmë kryetarët e rinj të bashkive, gra dhe burra, duhet të merren seriozisht me punën dhe të shndërrohen në personalitete. Janë ende larg të qenit personalitete. Disa prej tyre edhe mund të bëhen dhe pa dyshim që do të bëjnë diçka të mirë për shkak edhe të zhvillimit.
Por puna në bashkitë e vendit duhet të bashkohet në studime të thella shkencore, pra kërkon staf njerëzish të ditur, madje shumë të ditur mbi të cilën administrata të veprojë me vizion. Nuk i shoh asgjëkund këto stafe. Madje edhe gjatë fushatës nuk pati asnjë program për njerëzit e kulturës dhe të shkencës. Sikur ata janë inekzistentë në Shqipëri. Po lexoj këto ditë librin e Marvin Loventhalit “The autobiography of Michel de Montaigne”. Është fjala për Montenjin, një nga njerëzit më të ditur francezë të të gjitha kohërave, babain e zhanrit të esseve. Motoja e tij qe “Que sais – je?” – “Çfarë di unë?”. Montenji ka jetuar në shek.XVI. Ai ka shkruajtur edhe një esse të mrekullueshme për Gjergj Kastriot Skënderbeun. Ndikimi i Montenjit në kulturën evropiane dhe botërore është shumë i madh.
E pra ky Montenj i ditur është zgjedhur dhe ka patur dy mandate si “Maire” – Kryebashkiak i bashkisë së Bordosë në Francë. Dhe kjo ka qenë shumë pozitive. Kryebashkiakët shqiptarë duhet ta dinë këtë gjë. Ose ndoshta nuk e dinë. Por fundi i fundit kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që politika ta vlerësojë kulturën sepse kultura e përgatit të ardhmen më shumë se sa vetë politika. Ky ekuacion është i pazhbëshëm dot. Shpresoj (mendoj) që politikanët shqiptarët shqiptarë do të përpiqen dhe do ta kuptojnë një ditë këtë gjë.
Sepse ka të bëjë me vizionin. Pa vizion s’ka të ardhme.
********
*Shkrimi i plotë në DITA print

ZEQO,PER HERE TE PARE ‘FLET SI E EMA E ZEQOS MAJE THANES’!!
Pas 25 vjetesh mjerim migjenjan te nje populli te arratisur e syrgjynosur,raskapitur e prostituuar neper bote si asnje vend i Ballkanit me fjalen ‘TE MAJTE’ apo parti te ‘MAJTA’ çfar do te thuash:
-Qe PS e tosit,hajdarages naòit,baçit,muçit,ruçit,Kaçit e KA QI-t ka qene ndonjehere e majte e ke shtesa te shoqerise ka perfaqesuar kur 70 perqind e elektoratit nuk mer pjese ne votime?
-Qe LSI qe si alternative ka hajduterine,nepotizmin e klientalizmin e quan te MENGJER?
-Qe gjinushat,milot e karakushat qe jane 100 parti familje njeri qe ushqehen nga femijet shqipetare i quan TE MENGJERA PARTI?
Si nuk shqetesohesh si intelektual qe kreu i ekzekutivit mund te jete zgjedhja me pak e keqe si kryeminister po nuk ka te beje FARE ME TE MAJTEN, si antiKamunist me zogollin ne mes te TirOnes e pa shtet pa ushtri pa siguri e me nje parlament te uzurpuar nga Krimi qe sperfaqeson asgje nga ky popull pa le nga e MAJTA?!
Mos e pi rakine esell, moj Monike, sepse te le truri shendene. Nuk eshte per ty politika dhe interpretimi i saj. Ne Shqiperi, nuk ka patur kurre TE MAJTE apo TE DJATHTE. Ka patur burra dhe gra qe meritonin ti ngrije kapelen, nga njera ane dhe tipa si Sali Bersiha dhe ata spiune qe i shkojne pas. Lloji i trete i karaktereve shqiptare, perfaqesohet nga “Monikat”. Jane njerez qe i bejne tokes hije kot sepse nuk kane haberin se per cfare flasin. Duan, vetem te thone dicka.
NUk e di ti, por une gjinushit, milos, tosit, sales, dules, metes, rames, etj etj(kush mbeti????) nuk ja heq kapelen…
Kjo interviste e te madhit Miokom eshte per te gjithe dibranet e vegjel e pa memorje te Kamze-Paskuqan-bathoregjinjeve qe faqen e zeze e paqin sa qofshin gjalle.
Ftoj femijet e tyre minorene tua lexojne prindereve , motrave e vllezerve te tyre injorante kete interviste. As vendi i origjines Dibra, nuk e ka besuar se ç’fare llumi paska derguar me banim ne Kamez,Paskuqan e Bathore.
Nuk thone kot : S’ka shtepi pa nje hale.
Ha…ha..ha.. Eksodi ka prekur te paret 2 milione e ca shqiptare ! Por dhe pordhitikanet , nuk i kane shpetuar eksodit ! Femijet e tyre i kane cuar per t’i shkolluar jashte Shqiperise , sepse e kane ditur shume mire se cfare llumhane kane bere ne kete vend ! S’po flas per 1997-ten , kur populli doli ne rruge qe pordhitikanet u eksoduan te gjithe !
Kjo eshte poltika ne Shqiperi keto 25 vjet ! TURP , per ata pordhitikane qe e mbajne veten me pak NDER , dhe krim per ata qe nuk kane njerezillek dhe NDER !
Ky e ka emrin thjesht GENOCID kunder shqiptareve ! Dhe pastaj shkoni dhe ankojuni atyre qe ju paguajne komoditetet , po te dale ndonje Enver tjeter dhe t’ju leroje nenat ! E meritoni ! Une e ngre doren qe tani qe jam dakort , jam apo nuk jam gjalle “ate dite” ! Se ne kete bote lahen te tera !
KY GAZETAR XHOTA E KA TE QARTE FJALEN ‘REFORME’ ,S 25 VJET PER RILINDJEN E SHTETIT PA SHTET NUK ESHTE BERE ASNJE REFORME?
Mos valle te paguash dritat e quajme reforme ,e nuk flasim per reformen elektorale qe populli te rrimare tempullin e demokracise te uzurpuar 25 vjet nga KAQI I ZI,KAQI ROZE, E KAQI LSI?
jo mo jo , reforme quhet te vjedhesh dritat , ujin ,vendin e punes …..
pastaj vegjelia ,populli ,te kerkoje tempullin e demokracise
ah ,ju jeni marrosur te gjithe .
Moikomi ,e mbyll me insistim mbi kerkesen per kulture
thote qe asgjekundi nuk i pa njerzit e kulturuar as ne fushate , as ne programe
” Cfare di une ” ????
ju dini vetem roze e blu ,sali e rami
shkruante nje lutje te bukur Konica , nje nga te paktit me kulture ,qe e preu bileten kur u largua nga ky vend pa kthim
“Ati yne qe je ne qiell ,na ndihmo te mbajme gojen mbyllur kur nuk kemi ndonje gje te mencur per te thene ”
kete duhet ta praktikojne 85% e shqiptareve !
Moikom je i madh,ju pergezoj per analizen e sakt…!
kokra e injorantite nese populli e votone edin ta votoj dhe 50 vite sa te kete kete opzite injorante dhe pa vizione ekonomike e europjane po kjo opzite kur ishte ne pozike e shkatroi shqiperine me keq se turku 500 vjete qe zore se ngre krye dhe me e poshtra mbolli dhe i dha prioritet hajdutrise dhe injorances shikoni opziten te gjithe hajduta dhe mbeshtetsite i ka kokpalarer dhe injoranter
@shqiptri
Siç duket nga komenti yt prej analfabeti shembullor, ti duhet të jesh nga ai lloji i votuesve të Shkarravitësit, një specie që po zhduket nga dita në ditë. Për dy vjet, Shkarravitësi, me politikat e tija familjare ia doli që ta çojë Partinë e Surrelit (PS) në minimumin e saj historik (të kuptohemi, kjo është gjë shumë e mirë për demokracinë, që asnjë nga partitë të mos ketë shumë pushtet). Që ta zbresë nën 20% PS-në, tani s’i mbetet veçse të vazhdojë të sillet në të njëjtën mënyrë me pushtetin, me anëtarësinë e PS-së dhe veçanërisht me sediljet e avionëve, ekspozitat dhe hotelet jashtë vendit. Tani mjafton të punësojë edhe kafshët shtëpiake të kushërirave, kushërinjve, krushqive dhe ish-shoqeve, dhe e ka të sigurt disfatën në vitin 2017.
Partia e Shpellarit, që është në një gjendje të mjeruar, arriti të marrë 5,8% të votave më pak se Partia e Surrelit, çka tregon se shokun kryetar Shkarravitësi shqiptarët nuk e duan po aq sa zotin Dr. Shpellarin.
Ti mund të jesh edhe kokëlarë, por i ditur assesi nuk je, pasi nga mënyra sesi shkruan dëshmohesh kokrra e hajvanit analfabet. Mbështetësit e çdo partie nuk janë as kokëpalarë, as injorantë, as kokëlarë e as të ditur, mor qofte me kompjuter e internet, por janë thjesht njerëz që votojnë ashti siç ndjejnë dhe mendojnë.
A ka ALIBI me te madhe, se Sali Berisha?
sa here qe flet gorja plake, shqiptaret i ze tartakuti, kane “sperdredhje te zorres se trashe” dhe rreziku i nje dizanterije gjithe perfshirese, eshte i madh. Po ti shtosh atij, edhe ata pjestaret e tjere te ” grupit te muzikanteve” si Jozefina, Lulzimja, Ristani apo Bumcat dhe Vokshat, atehere “nuk kemi kohe” me si qytetare te ketij vendi, te analizojme punen e kesaj qeverie apo deshtimet e saj, sepse DIZANTERIJA na shkakton dhimbje. Saliu, eshte garancija qe ky koalicion do qeverise 150 vjet,,,,,qofte edhe pa bere asgje pozitive per vendin.
Nje reforme ne drejtesi e bashkuar me luften ndaj korrupsionit ne administrate, do ishte fundi i kesaj loje te felliqur qe perjetojme sot, mirepo, nje reforme e tille do te nenkuptonte qe Saliu te perfundonte atje ku e ka vendin. Ky koalicion, nuk ka nevoje per Saliun te izoluar dhe te denuar. Ai duhet te rroje dhe te gjalleroje, duhet te flase gjepura sic ben sot dhe te pellase sic e ka zakon nga femijeria.
Koalicioni i majte, e di mire rrugen qe duhet te ndjeke, per te nxjerre vendin nga kjo gjendje asfiksie, mirepo aktoret e kesaj te majte, jane te kryesuar nga Likja me bllok ne dore. Gojet e keqija, thone se sorrat, nuk ia cjerrin syte njera tjetres?
Ne Shqiperi, kemi me shume sorra sesa koalicione te majta apo te djathta.!!
Dhe pas kesaj fitorjeje,”sherbetoret” e popullit duhet te bejne nja dy – tri muaj pushime neper plazhet e qelbura te botes,populli do t’ja u heqe shpenzimet,do t’i paise edhe me sekretarka e kamarierka te njoma per relaks,populli “fiton” gjithmone,rrofshin sa malet e myzeqese sherbetoret e popullit shqiptar alias arnautas !!!
GJALLE QENKE AKOMA, O KOMI??!!
PERSE, DERI SOT CFARE ALIBIE KA PATUR???!!!
Moikomi eshte i ralle ne token e Arberit.Jo vetem ne kete shkrim,qe ai e ka si kafja e mengjezit,por eshte nje njeri me vizion te gjere.Sa bukur e ben kritiken per artin dhe kulturen qe eshte ende ne zi.Shembulli qe sjel sa historik dhe politik,sa therres per artistin Rama dhe co,qe eshte kthyer ne nje papagall fabulash dhe proverbash e jo ne pune ekonomike.Me kujton ish priftin grek qe u thoshte femijeve baraleta per ti afruar ne kishe.Pra Zeqo thote te vertetat e drejtimit te majte,por edhe thumbon me kulture dhe dije.Sa me shume Moikom ne token Shqiptare,aq me shume kulture,dije dhe progres do te kete.Mos i lini ne hije te mencmit si ky dhe te tjere…qe la politika obskurantise e te djathtes.I uroje te majtes sa me shume te tille ne drejtimin e saj e jo velira dhe co,qe ben darka e dreka me “Mjaftet” antisocialist…
Prof.. Moikom Zeqo pa dyshim nje nder vlerat e medha te kombit , por dua ta pytesha prof .. Zeqo Si e spjegon humbjen ne Shkoder te se majtes edhe mbas 24 vjeteve zhgenjim nga shumica e qytetareve shkodrane , kur kudo , lagje , apo grup mosha te ndryshme flitej se do te behej ndryshimi dhe shumica prisnin te kunderten e rrezultatit te votimeve . Profesor çfar po luhet me numrimin e votave ne Shkoder ?
Jam plotesishte me gjithcka qe thot Mojkomi.Dua vetem tju kujtoje nje gje .Asnje force politike e sajuar nuk fiton kurr ne cfardo zgjedhjesh qe te behen . Qe te me kuptoni po ju jap disa shembuj.
Situata e viteve 91 fovorizonte Pd por zgjedhjet e para pluraliste i fitoje e Majta .Kjo cudite gjithe aleatet dhe agjenturat qe vepronin ne Shqiperi .U desh nje shkendije e sajur qe te ndryshonte raporti .Alia dhe Nano tradhetuan vullnetin e popullit per hire te asaj qe donin prkrahesit e demokratve .Shqiperia nuk duhet te eci me djemte qe la komunizmi por me mashtrusa ,hajdute ,kriminel e tradhetar .Lere ,qene fjalet e Ramizit ,ta marr Saliu se do te diskreditohet .Qe do diskreditohej kete e dinim te gjithe .Nje komunist i shtire dhe i lidhur me shume fije te padukshme llogjikishte qe skish per te patur sukses .Saliu, i perkrahur dhe nga mos njohja e lidhjet qe kishte u mbeshtet me shume ndihme nga jashte .
Diaspora ne Amerike dha garancira se ky eshte njeriu i duhur.Perkrahja amerikane qe e pa kursyer per kete njeri . Ky gjigant i sajuar shume shpejte na cfaqet me diktator se ata te komunizmit .97 provoje ne sy te botes , ne shqiptaret e dinim,qe ne Shqiperi kemi te bejme me nje komunist te tipit Sadam .Aleatet tane perseri nuk e ndryshuan skemen.Vazhduan te perkrahin Saliun .
Eshte cudia me e madhe ku dhe fillojne alibite per SHBA dhe te Djathtet e Evropes.Populli beri detyren .Rrezoje Saliun dhe levizja kunder ketij krimineli shkonte drejt ndeshkimit fizike. Por cudia nuk ndalon .Nano xhokatori paqesishte i dhuron pushtetin ne 2005. Arsyeja .Boll hengrem ne .Duhet te hane dhe te tjeret .Kjo llogjike ,e canakut, na beri qe Saliu per 8 vjete te shkaterronte gjithecka te mire ne vitet e demokracise shqiptare.Nga aleatet moeri titullin “Burre Shteti” . Mbajti pushtetin me fajdutlleqe, makinacjone e pazare qe dhe nje debil kuptonte lojrat e felliqura te tij .Populli nuk duroje dhe ne Qershor te 2013 u tha te gjithve.Sali Beluli, qe po e mburrni kaq shume si ” Burre Shteti “,nuk ka per te na hipur me kurre.
E majta eshte e mbeshtetur tek shqiptaret qe i kane dhene me kohe shpirtin kombit .Jane perfaqsuesit me patriotik qe ka patur historia e popullit shqiptare .Kete gare kurr nuk ka per ta fituar force tjeter .Vetem nese e Djathta perfaqsohet me seren e saj duke shpalosur me program atdhedashuri dhe bem ekonomik .Kjo e Djathete ka marr vulen qe nuk ka Burre Shteti tja heqi .