Gjykata e Tiranës rrëzoi dje zgjedhjet e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit për Shoqatën Rajonale të Tiranës duke i cilësuar ato të manipuluara.
Në vendim Gjykata e Tiranës ka njohur asamblenë e thërritur nga kryebashkiaku Veliaj, dhe ka regjistruar Eduard Prodranin si drejtues të Shoqatës Rajonale Tiranë.
Në një intervistë ekskluzive Gazeta Sport, Eduard Prodani, ka komentuar vendimin e Gjykatës ku ka replikuar dhe me reagimin e FSHF-së duke e cilësuar si qesharsk.
Prodani shprehet se me gjithë kontestimet që janë bërë në menyrë ligjore në Gjykata nuk mund të ketë një proces zgjedhor në 2 mars.
Ish sekretari i përgjithshëm i FSHF-së paralajmëron institucionin e futbollit shqiptar se në rast se këmbngul duke shkelur ligjet do e çojnë institucionin shumë pranë aplikimit të pikës 2, të nenit 8 të Statutit te FIFA-s kur organet ekzekutive te FSHF mund te pezullohen nga FIFA dhe institucioini të merret në administrim nga një komitet normalizimi.
Pas një periudhe shumë aktive, këto ditë keni munguar me komente në media. U lodhët ndoshta?
Jo aspak. Prej vitesh nuk kam përtuar dhe nuk jam lodhur asnjëherë së komentuari kur ka pasur çështje në interes të futbollit dhe opinionit. Në fakt kam patur një ndalesë për shkak të infektimit me COVID. Me në fund pas dy vitesh më vuri poshtë për ca ditë edhe mua. Ishte më e rëndë se sa e prisja ndaj u detyrova të ndjek kurat dhe protokollet.
Duke ju uruar të shkuara, kush është komenti juaj për vendimin e gjykatës në lidhje me Shoqatën Rajnale të Futbollit Tiranë?
Faleminderit, shpresoj të më bëjë më të fortë. Asnjë gjykatë e frymëzuar nga ligji dhe parimet universale për zgjedhje të drejta nuk mund të kalojë barbarizma zgjedhore si ato që ndodhin rëndom prej vitesh në FSHF dhe tërë sistemin e saj.
Realisht FSHF nuk është përplasur asnjëherë me drejtësinë sepse i ka bërë bisht në forma nga më korruptivet asaj. Me këtë rast për ata kam një urim: Mirëse erdhët në botën e ligjit dhe rregullave.
Po FSHF thotë që do ta konsiderojë si një shoqatë tjetër dhe nuk do ta njohë si anëtare të saj Shoqatën e regjistruar nga gjykata. Cfarë mendoni për kete?
Eshte reagim qesharak. Gjykata nuk regjistroi shoqate te re por njohu vendimet e organeve te subjektit egzistues qe quhet SHRFT. Pastaj si mund te kete nje shoqate tjeter me te njejtin emer dhe logo.
Sa per refuzimin e njohjes, them se dikush duhet ta njoftoje FSHF qe bota e qyteteruar prej disa qindra vitesh tashme ka shpikur ca mekanizma qe quhen «gjykata» dhe se Kushtetuta e Shqiperise i njeh gjykatat e Shqiperise si sovrane kur vjen puna per te ndare shapin nga sheqeri.
Une e kuptoj qe drejtuesit e larte te FSHF mendojne dhe sillen sikur gezojne «ekstraterritorialitet» ne raport me ligjin ne Shqiperi. Aq me keq per ta. Me sa duket ka ardhur koha te shikojne se kjo tashme nuk eshte e vertete.
A mendoni se FSHF mund te kerkoje mbeshtetjen e UEFA-s duke e quajtur gjithe kete qe po ndodh me SHRFT nderhyrje ne punet e futbollit ?
Edhe kjo eshte nje tallje me inteligjencen e Shqiptareve. Çdo shoqate eshte e detyruar qe vendimet e organeve te saj t’i paraqese per regjistrim nga gjykata. Edhe FSHF e ben detyrimisht kete.
Bile ju sjell ne vemendje se pas zgjedhjeve te vitit 2018 gjykata refuzoi t’a regjistronte Asamblene e Pergjitheshme te FSHF pasi gjyqtarja kerkoi sqarim te statusit juridik te shoqatave dhe te disa anetareve te tjere te FSHF.
Per turpin e atij sistemi drejtesie qe tashme shpresoj ta kemi lene mbrapa, disa gishta te piste nderhyne ne gjykate duke zevendesuar gjyqtaren «kokeforte» me nje te stilit «modern». Me pas kuptohet qe proçesi vazhdoi pa probleme. Kjo vlen te kujtohet qe publiku dhe institucionet te kuptojne se ç’profil pune ka FSHF dhe deri ku shkojne tentakulat e saj.
Sa i perket UEFAs dhe FIFAs duhet te dini se me to eshte abuzuar shume. Parimet dhe rregullat e ketyre institucioneve ne asnje rast nuk mund te perdoren per te shmangur zbatimin e ligjeve te nje vendi. Piramida e futbollit ka rregullat e saj por kjo nuk e mbron dot askend nga zullumet qe ka bere dhe ben ne emer te «pavaresise» se futbollit.
Sot është thënë që mblidhet Komisioni i Vlerësimit të Asamblesë me kryetar Koço Kokëdhimen per te shpallur kandidaturat per zgjedhjet. Mendoni se zgjedhjet do te mbahen rregullisht?
Nuk e kuptoj se si zgjedhjet mund te mbahen rregullisht kur procesi i deritanishem eshte ne pjesen me te madhe i kontestuar ligjerisht ne gjykata dhe bile paditur penalisht ne prokurori?! Kete situate te priteshme me votimet e kam specifikuar në letrën dërguar FIFAs tek e informova për parregullsitë në zgjedhjet për SHFRT.
Vetë Komisioni i Verifikimit me kryetar një politikan, pronar i një klubi futbolli është krejtësisht në konflikt të hapur interesi me detyrën dhe i parregullt nga pikpamja e statutit.
Unë i paralajmëroj drejtuesit e FSHF që në rast se vijojnë me këtë kokëfortësi do e çojnë institucionin shumë pranë aplikimit të pikës 2, të nenit 8 të Statutit të FIFA-s kur organet ekzekutive të FSHF mund të pezullohen nga FIFA dhe institucioini të merret në administrim nga një komitet normalizimi.
Shembuj të tillë kemi. Më pranë është Greqia dhe ca kohë më parë ishte Bosnja. Shpresoj t’ja kursejnë Shqipërisë edhe këtë turp.
GazetaSport
a.m/dita

Kush eshte ky Prodani, cfare meritash ka ky per futbollin dhe sidomos per Tiranen? Se nga mbiemri duket se eshte nga kolonja. A mund te krahasohet ky me Krenar Alimehmetin, nje futbollist me emer, nje djale i mrekullueshem, por qe nuk ka lidhje me pushtetin?
Turp qe edhe per sportin nderhyn lali Eri Fiku.