“Brenga me të cilën iku Beni”, rrëfimi i Pranverës, bashkëshortes së Arben Dukës: “Më duket sikur do kthehet, jeta jonë ka qenë luftë dhe poezi” (FOTO)

redaktor

Nga Entela Resuli

Botuar në DITA

Pranvera Duka, bashkëshortja e poetit Arben Duka rrëfen jetën krah poetit, që nga njohja, lindja e fëmijëve e deri te revolta e brendshme që ai kishte gjithmonë me politikën. Gruaja që ndoshta i janë kushtuar më shumë poezi dashurie në Shqipëri, rrëfen sot ditët e para pa bashkëshortin e saj…

Pranvera dhe Arbeni u takuan 42 vite më parë. Ajo, një 17-vjeçare simpatike, ndërsa ai një ushtarak, me shtat të lartë dhe tipare të theksuara. Për Pranverën ishte dashuria e parë, e fortë dhe e mbushur me emocione të bukura, kjo edhe për faktin se partneri që kishte në krah, në radhë të parë ishte poet, e më pas ushtarak.

Pranvera këtë vit të ri e ka kaluar pa poetin e saj, i cili edhe kur i kërkonte një kafe nga dhoma tjetër i dërgonte mesazh, dhe mesazhi ishte me rimë të përputhur. Nuk e beson ende që Arbeni është ndarë nga kjo jetë.

“Më duket sikur ka shkuar diku, sikur do të kthehet, shpesh shoh nga telefoni, pasi në mënyrë të pa kuptuar pres një mesazh. Ende nuk e besoj dot që ai nuk është më me mua”, – tregon Pranvera për DITA, këtë fillim viti.

E takojmë në barin ku Arben Duka pinte kafen çdo ditë dhe krijonte poezi.

“Vij këtu pasi shpresoj që do të më bashkohet, e pres të më afrohet pranë tavolinës me bastunin e tij tipik”, shprehet ajo mendueshëm, edhe pse e kupton që kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë.

Për Pranverën, jeta me poetin ka patur dy anë; atë të poezive, që ai ia kushtuar asaj dhe janë ndër më të bukurat kushtuar një gruaje, e për këtë ajo është ndjerë gjithmonë e përkëdhelur dhe ndryshe, ajo me njeriun Arben Duka, i cili ka luftuar vazhdimisht me sistemet e për pasojë këtë gjë e ka vuajtur edhe familja e tij.

“Dhe më thoshte gjithmonë; ti do e kuptosh sa i rëndësishëm kam qenë unë, kur të vdes. Tani rri dhe lexoj poezitë që ka bërë për mua dhe më duken aq të rralla”.

Një ndër poezitë e para kushtuar Pranverës janë vargjet e famshme që  janë bërë këngë:

Sonte, më the, unë do vonohem,
Ti fli, po derën mos e mbyll”
Po unë të prita deri vonë,
Dhe shok u bëra me një yll.
Befas në mëngjes –o, ç’u hap dera,
Hyre ti më the: “Erdhi pranvera!”
Ty edhe pranverën u kam pritur
Të më vini pa trokitur.

Si dy motra pranë e pranë më rrini,
Që të dyja veç një emër kini,
Ndaj nga njëra tjetra s’ju ndaj unë,
S’di se kë dua më shumë.

Sot më solle ti edhe Pranvera
një lëndinë të blertë te dera…

Ty të shikoja dhe mendoja,
Zëri i zemrës si një fllad më foli:
“Vërtet kjo stinë ta dha emrin?!
Apo emrin ty ta mori?!”

Nuk ja gjejmë dot numrin e saktë të poezive që Arben Duka ka shkruar për bashkëshorten e tij. Ato janë shumë dhe mbi të gjitha janë të bukura njëlloj.

-Por si jeni njohur ju të dy, jemi kuriozë, e pyes Pranverën.

“Motra ime punonte sekretare në Shkollën e Bashkuar, ku Arbeni ishte student. Ishim shkëmbyer dy-tre herë, por kaq. Në vitin 1979 në Shqipëri bie tërmet, ku një nga qytetet që u dëmtua ishte Lezha. Unë vazhdoja të mesmen për Inxhinieri Ndërtimi dhe ne na çuan si klasë në këtë qytet për të ndihmuar në rimëkëmbjen pas tërmetit. Edhe studentët e Shkollës së Bashkuar kishin ardhur në Lezhë.

“Motra ime, me anë të Arbenit më kishte dërguar një kek dhe 500 lekë. Ai vjen në vendin ku ne qëndronim dhe më kërkon. Vjen roja dhe më thotë: O Pranvera, të ka ardhur djali hallës! Kur dal, shoh që ishte Beni dhe më pas, shkuam te turizmi i Lezhës për të pirë kafe. Që nga ai moment, për një muaj me radhë, unë kafet i pija me të në turizmin e Lezhës”.

Mesa duket, keku i motrës, ëmbëlsoi përgjithmonë dashurinë e tyre. Pas atyre ditëve, Arbeni dhe Pranvera nuk u ndanë më asnjëherë.

“Ishte shumë i bukur, yll i divizionit. Uniforma ushtarake i shkonte shumë dhe ndihesha mirë që shoqërohesha më të”, na tregon Pranvera me një krenari që i lexohet në portret.

“Kur kthehemi nga Lezha, unë vij në Tiranë, në shtëpinë time, Beni shkon në Labovë të Gjirokastrës, pasi atje jetonte atë kohë. Në këtë periudhë më dërgonte shumë letra, ishte kohë vere. Më pas, me fillimin e vitit të ri shkollor u takuam përsëri. Erdhi më priti në ditën e parë të shkollës te porta, ndërkohë ishte duke u zhvilluar Festivali Kombëtar i Këngës Popullore, ku fitoi dy çmime edhe pse ishte student i vitit të dytë. Ishte talent.

Festivali ishte tre netë dhe unë kisha shkuar të shoqëroja Benin, gjatë një pauze dalim në holl, ishte Hysni Zela, Avni Mula, Ardit Gjebrea, etj., e i thotë Hysniu: ç’e ke këtë pioniere që mban me vete, o Beni: kjo është nusja ime i thotë. Aty pastaj, u mor vesh. Pas kësaj erdhi në shtëpi, te babai im.”

Familja e Pranverës nuk e ka pritur me lehtësi këtë dashuri. Edhe pse kishin respekt për dhëndrin dhe familjen e tij, por e kishin të vështirë të pranonin faktin që vajza e tyre nga Tirana, ku kishte lindur dhe ishte rritur, të shkonte nuse në Labovë të Gjirokastrës.

Por siç thuhet në një nga tekstet e Dukës, “lëndinë e pa shkelur dashuria e parë, lulet e majit i çel në janar” dhe familjes së Pranverës nuk i mbetet rrugë tjetër vetëm ta bekonin ndjenjën e tyre dhe kështu bën.

Martesë në Gjirokastër

Me përfundimin e studimeve Arben Duka, një vit punoi në Ansamblin e Ushtrisë, libretist dhe më pas u dha një urdhër, për rikthimin e oficerëve në vendlindje. Pranvera mbeti në Tiranë. Provë e vështirë për t’u kaluar dhe komunikimi ishte vetëm me letra. Kjo zgjati vetëm pak muaj dhe Pranvera shkoi… nuse në Gjirokastër. Ishte viti 1981.

“Morëm një shtëpi dhe aty u stabilizuam. Beni kishte një rreth shoqëror të ngritur dhe gjërat na erdhën mbarë. U emërua Sekretar Rinie i Divizionit, posti më i lartë që mund të kishte një student i sapodiplomuar. Pas një viti linda vajzën. Ishin vite të bukura ato në Gjirokastër. Gjatë qëndrimit aty u bëmë edhe me djalë.

Pas 5 vitesh shkuam në Fier. Jetuam aty për shtatë vite dhe në ’92 erdhëm në Tiranë. Gjatë kohës që ishte në Fier u ndje shumë i luftuar. Dhe në këtë periudhë e dërguan 6 muaj në minierën e Memaliajt.

Kur Beni shkroi këngën e Anita Bitrit, “Lulet e majit çelin në janar”, tre ditë përpara festivalit, vinin nga Komiteti i Partisë dhe kalonin në sitë tekstet e festivalit. Simon Stefani, thotë; ç’është ky Arben Duka, ç’janë këto… lule që çelin në janar.

Çohet Beni dhe i thotë, unë nuk e di se çfarë mbulon ti në Komitet Qendror, por është turp që aty ka një injorant si ty. Ai e futi në rreth të kuq që atëherë. U çuan kompozitorët dhe thanë që kjo është figurë letrare, që do të thotë se dashuria është aq e fort sa i çel lulet në janar. Ja kështu u shpjegoheshin gjërat atyre.”

Me djalin

Demokraci, por jo liri

Kur menduan se dolën nga një periudhë e errët, mesa duket nuk ishte kështu. Arben Duka u ndje më i ndrydhur dhe i sulmuar në demokraci se sa përpara saj. Fillimi i viteve ‘90 nuk ka qenë i lehtë për të dhe familjen e tij.

Pranvera na tregon se gjatë një takimi që Sali Berisha dhe Azem Hajdari pati në Fier, thërrasin dhe Arbenin, duke menduar që do të ishte krahu i tyre. Por kur kishte parë programin e tyre, më tha këta duan të shkatërrojnë çdo gjë të ndërtuar deri në atë kohë. I tha hapur Sali Berishës që; unë nuk jam me ju dhe as me këtë metodë me të cilën po kërkoni të vinin në pushtet.

Që nga ajo kohë, Sali Berisha i shpalli luftë, Arben Dukës. Madje shpesh ata janë terrorizuar si familje. Pranvera kujton një fragment, në vitin 1996.

“Ishim duke ecur me Benin krah Lidhjes së Shkrimtarëve dhe vërejmë se po na ndiqte një makinë Benz, ngjyrë gri, unë ndaloj për të blerë një akullore dhe prej aty dalin katër persona dhe tentojnë të fusin Benin në makinë. Nuk ja dolën dot me të, pasi ai ishte trup madh dhe i fuqishëm, tentojnë me mua. Pas disa minutash aty mblidhen shumë njerëz, në ato momente një polic i bën me shenjë makinës që të largohet.

Kjo ishte një ndër skenat më të frikshme që kemi përjetuar, pasi sot mund të ishim të zhdukur. Në atë kohë Beni reagoi, shkroi në gazetën “Koha Jonë”, duke akuzuar drejtpërdrejt Sali Berishën për këtë tentativë pengmarrje, ku shteti bashkëpunonte me krimin. Megjithë këto, Beni nuk i ndali shkrimet e tij.

Më pas, në ‘98, na rrëmbejnë djalin. Ai ishte moment më i vështirë akoma. Për fat e gjejmë në Durrës. Ja, kështu ka qenë jeta jonë, Luftë dhe Poezi!”, shprehet Pranvera ndërsa buzëqesh, duke hedhur vështrimin larg.”

Poeti i popullit!

Pranvera, tregohet e sinqertë dhe na thotë se, shpesh i sugjeronte bashkëshortit të saj që të bënte kompromise, por sipas saj ai ishte i palëkundur në idetë e tij. “Unë jam poeti i popullit. Mua më do populli dhe nuk më intereson se çfarë mendojnë ata lart, pushtetarët”, më thoshte shpesh, tregon Pranvera.

Shumë njerëz gjenin veten te poezitë e tij. Kishte shumë nga ata që mendonin të njëjtën gjë si Beni, por nuk arrinin dot t’i shprehnin si ai.

Për shembull, Beni nuk e ka mbështetur asnjëherë periudhën e Enver Hoxhës, por duke e krahasuar me kohët që po kalojmë sot, ajo kohë sipas tij ishte shumë herë më e mirë.
Në familjen e tij, ata ishin 7 fëmijë dhe të shtatë me universitet, po sot, sa e vështirë është të shkollosh një fëmijë.

Ai e bënte gjithmonë këtë pyetje dhe thoshte, nëse do të shkatërrosh një komb, shkatërro arsimin. Shumë nga mendimet që kishte i ka shprehur në poezinë e tij “Enver Hoxha, o mos të kishte lindur, o mos të kishe vdekur”, që Dita e ka botuar disa herë!

“Dy fëmijët tanë janë shkolluar dhe punojnë jashtë shtetit. Sot janë në Amerikë dhe për këtë ishte shumë i kënaqur. Ai ishte një njeri që e donte shumë vendin e tij dhe këtë gjë shprehet dhe në poezitë e tij, por ata që e kanë drejtuar Shqipërinë, nuk kanë bërë gjë tjetër veçse e kanë dëmtuar, vjedhur, shkatërruar, aq sa sot, gjithmonë e më tepër duket e pashpresë”, tregon Pranvera, e mërzitur që iku me këtë brengë në botën tjetër.

Një tjetër revoltë që kishte, ishte ajo e të drejtave të autorit. Ai ka shkruar me mijëra tekste këngësh. Por ose është paguar shumë pak, ose fare.

Megjithatë, siç ka thënë edhe vetë poeti, ai u largua nga kjo botë fizikisht, por fjalët e tij do të recitohen dhe këndohen gjithmonë dhe kjo është vepra më e madhe që mund të lërë një njeri në këtë botë.

Do të vdes me shpirt të qetë,
Krejt i varfër si Sokrati,
Se në vendin tim të shkretë,
Asnjë i mençur fat nuk pati.

 

Share This Article
18 Comments
  • Arben Duken (rebel)
    e kam njohur ne distance
    para rreth 40 vitesh
    kur atehere mund te quhej dhe disident
    por kurre nuk e ka pranuar kete fakt…..

    .Nuk them i ndjeri
    sepse poetet jo vetem nuk kane vdekje
    se rrojne poezite
    dhe Beni i perket atyre Poeteve
    qe kur shpirti i tyre shkon ne Qiell
    boshlleku qe lene ne toke
    eshte me i madh se kur ishin gjalle.
    .
    Sidoqofte ne nje fare menyre
    “biografia e tij” ne lidhje me Enverin
    eshte te kjo poezi me poshte
    ne te njejten kohe dhe vargjet
    me te goditura ne poezite e tij
    duke satirizuar
    monstren me te ndyre te demon-kracise
    Fejziun qe i thone dhe Sala Qeros

    ===

    Enverist unë kurrë skam qenë,

    As kur qe Enveri gjallë,

    Po aspak nuk është e thënë,

    Të besoj tani çdo prrallë!

    Unë jam fare i paanshëm,

    rob i fjalës dhe i nderit,

    O Fevzi, sbëhesh shkrimtar

    Se i hedh qymyr Enverit!

    Ti nuk turpëron Enverin,

    Se i ngjite ligësinë,

    Por ti Librit i nxin nderin,

    Poshtëron gjithë historinë!

    Po të pyes me lezet,

    Përgjigju me fjalë të nderit,

    Mendon ti, kishlindur burrë

    ti ngrihej para Enverit?!

    Asnjëherë o Fevzi djali,

    Stë kam dashur e stë dua,

    Po srrëzohet Enver mali,

    Nga ato pordhët e tua!

    Rri aty tek Opinioni

    rri aty ku pate fatin,

    se Enveri, o Fevzi,

    sa çje ti, kishte Hallatin!

    ..

  • Pershendetje Pranvera ,
    Jemi prane teje ne te tera keto dite zije , per humbjen e parakoheshme te Arbenit te dashur . Ai do te mbetet ne kenge , si pakkush ne kete vend . zemra e tij do te rrahi ne 50 libra . Ky eshte ngushellim i madh , por ngushellimi me i madhe jane dy femijet tuaj si yje . Arbeni eshte krenaria e fisit tone ,per brezat , qe kane kaluar dhe ata qe do te vine . Vepra e tij i ka dhene parjetesine . Te keshe jete dhe shendet Ti dhe femijte. Me pikellim : Familja I. Foto ne NY

  • iNTERVISTE MBRESE LENESE ,PER NJERIUN QE E MERITONTE KETE EMER ME RESPEKTE PER BASHKESHORTEN,URIME GAZETES QE BOTON ARTIKUJ ME VLERE

  • Në shqipëri thyhen shumë rekorde ,por rekordi poetit Arben Duka s’ka kufi ,ai shkëlqen si një rekord i veçantë i poezisë ,që nderon e pasuron me të vërtetë kulturën poetike Shqiptare ,nën hije të vazhdës poetve e shkrimtarve të mëdhej të rilindjes dhe të socializmit e demokracisë më të talentuar në histori kombit shqiptar. Për të mësuar nga mjeshtri i madhë i lindur në radhët e ushtrisë vërshuan krijues të rij ushtarë ,oficerë,studentë të letërsisë ,shkrimtar ,njerëz me damar poetik në shtëpinë e oficerve u bë vend pelegrinazhi ku shumë ushtarak e studentë të apasionuar “të kalemit ” hynin për të zbuluar misteret e zanatit dhe takuar poetin që shkëlqente me poezitë e brilante. Vërte Arbeni ishte i pa thyeshëm ,karakteri i lartë theksojmë : Është kripa e poezisë tij ,ndershmëria piperi .Maskarejt ju vërsulën për ta gjunjëzuar ,kjo është rrënqethse por kurr nuk u lëkund ai ishte mal i lartë nuk tundaj ,as nga ofertat me shuma dollarësh apo postesh ,as nga sulmet e gangësterët e kriminelët të ordiner rrugve. Ishte vërtet talentë i krimtarisë sidomos kundër vampirve të 30 vjetve të tranzicionit si ajo muzika funebre trishtimi avangardistët vampirët -Berishist që dogjën çdo gjë jo vetëm pasurinë e popullit të 45 vjetve ,por edhe kryevepra të letërsisë periudhës socialiste,donin të zhduknin poetin siç zhdukën Rrmzi Hoxhën,apo vranë e sakatuan ,vdiqën gjatë periudhës 1996-98 mbi 5000 shqiptar..Por poeti ishte i trishtuar ,nuk u dorzua ,ishte optimist në poezitë e tij ai penën përdori si armë në shqipëri ,ku rregjistrohen çdo jave tre katër të vrarë me armë ose vdekjet e bardha si Kosta Trebicka që u gjend i “vrarë ” në një.lrrugë ,pa autor !..

  • Jo ti,por edhe ne qe e lexonim perdite shohim nga Rubrika e Arben Dukes,cfare na ka sjelle sot.
    Me vargjet e tij me bashkon urrejtja per horrat qe shkaterruan dhe vodhen kete vend.

  • E kam shprehur edhe me pare, nuk kam qene dakort me shume ide te Dukes por humbja e njerezve qe nuk shtiren eshte e madhe per popuj te vegjel si ky i yni.
    Prej mungeses se tyre vazhdojme e merremi akoma me Sali kermen dhe zagaret e tij.
    Gjendja me 1996 ka qene ekzakt si e shpjegon zonja. Rrugeve kishte vetem bisha me xhupa ingeliti te zinj dhe kepuce me maje.

    • Talentin dhe shpirtin e tij poetik ia dëmtonte disi të qenurit i njëanshëm në gjykime. Kjo vinte ndoshta se nuk mund ta “tradhëtonte” kollaj pasardhësen e partisë së punës (me detyrim), ku supozoj se do ketë qënë i anëtarësuar në fillim të viteve 80-të.

      • Ne nuk na kane prishur pune njerezit qe kane nje ide dhe e mbrojne, qoftë ky komunist apo fashist. As njerezit e angazhuar dhe te revoltuar.
        Ne na kane prishur pune “Salinjt” qe shtiren si antikomuniste por kane 30 vjet qe imitojne Enverin, apo njerezit e paangazhur qe rrine ne ate qoshen e tyre.
        Duke ishte nje poet me nje ide për vendin aryetimin e se ciles e bazonte ne metoden me te thjeshte, krahasimin e 2 modeleve te jetuara. Kjo s’mund te qendronte se Saliu ishte nxenesi më i mirë i Enverit.
        Por shprehte revolte. Nuk ishte butak si shumica. E te mos revoltohesh ne Shqiperi sidomos kur je figure publike dhe intelektuale, eshte fatkeqesi kombetare. Nese presim revolte nga shperndaresit e picave dhe punetoret e lavazheve mire jemi keshtu sic jemi. E meritojme.
        Duka ishte nga te vetmit qe revoltohej. Ndaj them se eshte humbje.

  • Arben Duka, ishte njeri i pazakontë. Kjo për faktin se, në poezitë e tij, ai gjithmonë tregoi guxim, mençuri, dituri, humanizëm dhe patriotizëm.
    Lamtumirë i papërseritshmi Beni!

    • Tani qe po lexoj kete rrefim te gruas se Arben Dukes ,thjesht kam nje emocion te forte,se pervec asaj qe njohim prej Arben Dukes si njeri publik,nje poet i talentuar e antikonformist,qe mua te pakten me ka transmetuar gjithcka pozitive,pasi i bente oponence te forte pushtetit,qe vinte gishtin mbi plage cdo problemi a shqetesimi te sotem shoqeror,duke shprehur me vargjet e tij shqetesimin,dhimbje,por dhe kurajon dhe forcen per t’u ringritur dhe nga ana tjeter mesojme sot edhe detaje te jetes se tij private,nga e shoqja e cila kompleton figuren e tij ne kete rast edhe si njeri privatt dhe e ben me te bukur,se e shohim ate dhe si familjar,bashkshort,baba,gjysh,por edhe mik e shok..
      Me ngeli peng qe nuk arrita t’a takoja,pasi pata rastin para ca kohesh te takoja nje te familjes se tij ne Amerike( kishte femijen ne te njejten shkolle ku une merrja nipin tim) dhe i cfaqa deshiren qe t’a takoja babain e saj nese ai vinte ketu ne Amerike,sepse,i thashe, e lexoj me endje dhe se shoh tek ai nje ze te fuqishem prej shqiptari te vertete.por te ralle te kritikes ne shoqerine shqiptare ,njeriun patriot per te cilin kam nje respekt te madh.
      Me tha qe,-“ po perpiqemi t’i mbushim mendjen qe te vij se nuk para e ka ndonje deshire te vij ne Amerike se eshte udhetim i gjate dhe se shpejti shpresoj se do te vij dhe do te mund edhe te takohemi,pse jo”…
      Kjo ka qene biseda e pare dhe e fundit indirekt per Arben Duken ,te cilen e adhuroja shume dhe nuk di pse shihja vehten tek ai ,( isha mesuar me figuren e tij dhe falenderoj Dita-n qe foton e tij e ka mbajtur ne aneksin e tij dhe ne keshtu nuk do e ndjejme humbjen e tij).
      Por nese ai ishte nje njeri publik dhe i ka dhene gjithcka vendit te tiji duke bere dicka,duke shkruar ne librin e vlerave te shqiptarizmit emrin e tij,une nje njeri anonim ( qe besoj jam ne shumice,qe e mbeshtesim Arbenin,por te heshtur,te “mbytur ne talentin tone”) ,nuk i kam dhene asgje atij vendi ,pervecse nje qytetar i zakonshem,qe ka ulur koken dhe ka respektu ligjet e ati vendi ashtu sic kane qene ,ne dy sistemet ,pra njeri i ndershem,ku ne vendin tim sot shihet si budallallik ,si dobesi dhe si paaftesi.
      Arben Duka,perfaqeson ate grup njerzish intelektual te kulturuar,ata shqiptar atdhedashes e patriot,ata qytetar te emancipuar e te civilizuar,qe duhet te jene modeli me te cilat brezat duhet te edukohen,sepse perbejne trashgimine tone kombetare te vlerave universale te njeriut.
      Ngushelloj ,duke perfituar me kete rast ,gruan e tij ,femijet dhe te afermit ,te cilet humben njeriun e tyre me te dashur,por shpirti i tij eshte i gjalle ne veprat qe ai ka lene dhe keshtu ai per te gjithe ne nuk ka vdekur,por do te mbetet njeri i pavdekshem.
      I perjetshem qofte kujtimi i tij!

  • SE NE VENDIN TIM TE SHKRETE ASNJE I MENCUR FAT NUK PATI vargje shume realiste……..tashme e dime se kush ka fat ne kete vend….horrat e kopuket… hajdutet e kriminelet me ne krye POLITIKANET e korruptuar te te gjithe kraheve qe bejne jete sheikesh me leket e popullit……

  • Arben Duka Njeri me vlera,Poet i Madh Respekt per Benin, né Shqiperine e postkomunizmit per tè drejtet dhe tè miret nuk ka vend,nuk respektoen.vetem dallkauket e kallepit , tè salovicit,like defterit, dhe ramsezit hane buke,dhe vihen ne krye tè vendit,Popull pa memorie,i meritojme keta politikan qener qe i kemi zgjedhur vete.ne krye,

  • Beni ka patur arsye te forta te urrente Berishen. Po te vihej ne sherbim te Ramutit, eshte sikur ti sherbesh Berishes.
    Ndoshta pellgu i hipokriteve qe ka per shoke, si puna e Islameve dhe Tarifeve nuk e kane inkurajuar te dali hapur dhe kunder Rames. E kam thene dhe me pare. Ne kete vend nuk ka fund duhma e pisanjoseve dhe servileve. Ndaj u deshperua Beni, se ndoshta u ndje i vetem kunder llumit. Ky eshte nje vend ku ta fusin miqte me shume se armiqte

  • Arben DUKA, figura më e spikatur dhe më e shquar e atyre Njerëzve që e kanë populluar atë tokë të lashtë Arbërore në kontrast të fortë me plot e plot dykëmbëshash të mjerë pa asnjë dinjitet dhe moral, të fundosur kokë e këmbë në batakun e tyre të injorancës dhe kotësisë e mediokritetit që fatkeqësisht jetojnë e punojnë sëbashku e blejnë bukë e hypin në autobuz së bashku. Katastofë dhe mjerim… Si mund të jetë e mundur që të bashkëjetojnë kështu ‘si pa u vënë re’, JETA me vdekjen, mizerja me Shkëlqimin, Mirësia me ligësinë, Dinjiteti me meskinitetin dhe poshtërsinë, guximi e trimëria me pabesinë dhe frikën, rrezja e Diellit me errësirën?!!… Imagjinoni o njerëz e vëreni përballë Figurën e të Madhit Arben DUKA, me politikanët injorantë, dallaveraxhinj, të etur për mall e gjë, të gërryer e rraskapitur deri në kockë nga etja për pushtet e të fundosur deri thellë në rrënjët e tyre aziatike e mongole të grabitjes e vrasjeve e dhunimeve, vjedhjeve e degjenerimit të skajshëm e brutal. Është e qartë se në këtë botën tonë të shkretë, janë bashkë e mira me të keqen e kjo ka qënë e është e do të jetë sa të jetë jeta, por jo në të tilla përmasa e në të tilla raporte tejet të frikshme e monstruoze, të papara e të pa ndigjuara ndonjëherë, të paktën në këtë vëndin tonë të shkretë e të nëpërkëmbur nga horrat e kriminelët e panumërt, si edhe nga historia e fati tragjik. Si nuk e mendoni mor të mjerë, se jeta nuk e pranon këtë formë e mënyrë të menduari e të jetuari e të punuari që bëni e keni zgjedhur të bëni… Se kjo padyshim do të ju çojë në shkatërrim dhe fundosje e degjenerim. Që do t’ju çojë në shkatërrim total dhe vdekje përfundimtare. Kjo është rruga e djallit dhe ju po shkoni pa u ndalur e pa rreshtur në prehërin e tij, në oborrin e masakrës së tij ogurzezë. Mundohuni o vemje të sëmura dhe të mbaruara, që të gjeni atë forcë e atë pak dritë jete që mund të ju ketë mbetur në atë zgërgjin e errët të shpirtarave t’juaja paranojake e që të mund të nxirrni atë diamantin e gurin e çmuar të vockël fare e ndoshta mikroskopik, që ju ka ngelur e që është gati në të gjithë qëniet njerëzore. Kapuni fort pas këtij “GURI TË ҪMUAR” e mundohuni që të shpëtoni prej pasjes së Tij e të FILLONI TË JETONI… Dhe i madhi Arben DUKA këtë ka dashur të bëjë. Të ju jepte mundësi juve o qënie mjerane, që të kishit mundësi të shikonit nga brënda e të gjenit shtegun e ngushtë e të vështirë për të dalë nga kotësia e të lëshuarit ‘në rënie të lirë’ në humnerat e ferrit dhë të vdekjes e të fillonit ‘me përpjekje e shumë mundim’ të ngjiteshit në rrathët e sipërm të ‘ferrit të Dantes’, për të parë dritën dhe shpëtimin, për të parë fitoren e jetës kundrejt vdekjes. Fitoren e të MIRËS kundrejt të keqes. Fitoren e Krijuesit kundra shkatërruesit. TË ZOTIT kundra qoftëlargut. Lavdi të madhit Arben DUKA dhe nëqoftëse ju ka mbetur një fije, po një fije sado e vogël ndjenje humane dhe ndershmërie, DUHET të kërkoni me forcë që të paktën një Monument i Lartë të ngrihet në mes të qytetit të Gjirokastrës (natyrisht edhe në Labovë) dhe një tjetër monument në mes të Tiranës. Të ketë emrin e Tij nga një shkollë në çdo rreth të Shqipërisë dhe të promovohet një çmim letërsie dhe lëvizje artistike me emrin e Tij e të quhet “Ҫmimi Për Letërsi e Arte ‘Arben DUKA'”. Kjo është më e pakta që mund të bëhet, për ta nderuar të paktën pas vdekjes tribunin dhe heroin e letrave dhe të mirësisë, njeriun e popullit të thjeshtë, të madhin ARBEN DUKA! Dhe siç ka thënë Albert Kamy – “Qëllimi i shkrimtarit është ta mbajë civilizimin larg nga shkatërrimi i vetes”. E kështu o njerëz, mbahuni fort e ndiqni Njerëzit e Mëdhenj e Mësuesit tuaj, që si me fat që keni qenë, e keni pasur edhe ju një të tillë, të Madhin e të Paharruarin e Legjendarin, Madhështorin ARBEN DUKA!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *