INTERVISTË / Kërkimet sekrete për uraniumin e pamundur shqiptar: “Shteti komunist shpenzoi për 15 vjet miliona dollarë”

DITA Online

 

Gëzim Shima u lindi në 15 shtator 1939 në Tiranë. Vazhdoi studimet në fakultetin Gjeologji-Minierë. Specializohet për Stratigrafi e punime Radiometrike, kërkime minerale radioaktive. Ka botuar, si autor e bashkautor, mbi 100 projekte, manuale e libra shkencorë. 10 vitet e para punoi në ndërmarrjen gjeologjike në Rubik. Në 20 vitet e ardhshme, punoi në ndërmarrjen Gjeofizike në Tiranë. Në shtator ‘91 u largua nga Shqipëria.  

Në një intervistë për gazetarin Leonard Veizi botuar në DITA, ai tregon për përpjekjet e pasuksesshme të shtetit komunist në Shqipëri për të gjetur uranium.

Në 1972 Shimën e emërojnë në krye të ekipit që kërkonte uraniumin e pamundur.

“Në Ndërmarrjen Gjeofizike të Tiranës u hodhën për herë të parë idetë për kërkim/vlerësimet e mineraleve të rralla, të çmuara dhe radioaktive. Kisha dëgjuar për një ekspeditë që kërkonte uranium, se ajo ishte pjesë e ndërmarrjes sonë, por e dija mirë se gjithçka ruhej sekret e nuk guxoja të pyesja më shumë. .

Zona ku nxirrej uranium në përqindje të vlefshme për t’u shfrytëzuar, kishte shumë pak në Evropë. Nxirrej vetëm në Çeki, Francë e Suedi. Ndërkohë që në Rusi, SHBA, Afrikë të Jugut, Kongo, Gabon e Australi, përqindjet e përmbajtjes së uraniumit në mineral ishin shumë më të mëdha”, – thotë Shima.

Në vitet 1970- 1986, ishin dy galeri ku u gërmua me qëllim kërkimin e mineralit të uraniumit. Një prej galerive u rrëmua në këmbë të lumit Topojan, në zonën e Shishtavecit në Kukës, kurse galeria tjetër në Muhur të Dibrës, në breg të lumit Setë.

Sot, shumë vjet pas mbylljes së galerive ku u gjet mineral me përqindje të pakët uraniumi, Shima thotë se gjithsesi kërkimi intensiv i përket së ardhmes.

Më poshtë pjesë nga një intervistë e tij botuar në Dita:

Cila ishte detyra juaj si ekip inxhinierësh gjeologë?

Hartat tona ishin më të rëndësishme se ato të topografisë ushtarake dhe puna jonë vlerësohej më shumë se sa e uzinave sekrete të ushtrisë. Detyra parësore ishte të gjenim gjurmët e uraniumit, kudo që të ndodhej ai, në Jug apo Veri.

Ishte një detyrë e cila duhej zbatuar me çdo kusht, pasi vetëm në këtë mënyrë, gjithë bota do kuptonte se ekspeditat e huaja që kishin rrëmuar tokën shqiptare për të njëjtën çështje, kishin dështuar. Në këtë mënyrë, Shqipëria do tregonte gjithashtu se ishte e aftë të ndërtonte socializmin duke pasur si pasuri, lëndën e rrallë radioaktive që përdorej gjerësisht në elektricitet, mjekësi e armatim.

Ndërkohë specialistë të huaj kishin kërkuar për uranium në territorin shqiptar?

Specialistët rusë, që u larguan nga Shqipëria më 1960, thanë se Shqipëria kishte nivel të varfër me lëndë radioaktive të tipit uranium, por këtë duket se nuk donin ta besonin qeveritarët e lartë, të cilët në kërkime të këtij lloji orientuan dhe specialistët kinezë.

Por duket se as kinezët nuk ishin optimistë në gjetjen me sasi të konsiderueshme të uraniumit shqiptar. Kishim hartat e lëna nga rusët. Ata kishin përcaktuar disa zona, por pasi i verifikuam, nuk doli gjë. Kështu që na ra pjesa ne shqiptarëve t’i shtrohemi punës.

Në fakt kishte Shqipëria vendburime uraniumi?

Formacionet ku lokalizoheshin vendburimet e uraniumit në Shqipëri, kjo e mbështetur saktësisht në shkencën gjeologjike, kishin përhapje të kufizuar dhe rezervat ishin të papërfillshme. Në vitin 1972, në gazetën Zëri i Rinisë, në faqen e saj shkencore, botova një artikull të titulluar shkencërisht “Lantanidet”, por që në shqip vjen me emrin “Elementët e tokave të rralla”.

Në këtë artikull, flitej për elementët në “tokat e rralla shqiptare”, mënyrën e përpunimit të tyre dhe koston e një shpenzimi të tillë. Mesatarisht gjatë përpunimit të 10 mijë tonëve mineral dilte 1-kilogram Metal, i cili përmbante në vetvete 14 elementë të rëndësishëm.

Ky Metal, përdorej gjerësisht në të gjitha fushat e teknikës dhe në atë kohë në tregun evropian kushtonte më shumë se 200 mijë dollarë për kile. Gjithsesi, një punë e tillë kishte një kosto të lartë për një vend si Shqipëria. Në maj të vitit 1974, në një mbledhje ku merrte pjesë dhe Teki Biçoku, Drejtor i Drejtorisë Gjeologjike, relatova haptazi, që forcat e mëdha që përdoreshin në frontin e lëndëve radioaktive, të hidheshin për t’u marrë me kromin e bakrin, që ishin dhe mineralet nga të cilat vareshin më së shumti eksportet shqiptare.

Por kjo gjë nuk u erdhi për mirë drejtuesve. Gjatë kësaj mbledhjeje, paraqita dhe pjesë nga punimi im, që cilësonte se zonat me material radioaktiv ishin: në mal të Dajtit dhe në Krujë për lëndën boksid, në Gjirokastër dhe Sarandë për lëndën fosforid, si dhe në Gur të Zi në Shkodër, ku kampionët e analizuar tregonin gjurmë metali radioaktiv tip uranium. Që të përpunoheshin e shfrytëzoheshin lëndët radioaktive, duheshin ngritur laboratorë të kushtueshëm, gjë që Shqipëria e kishte të vështirë t’i përballonte.

Industria jonë kishte nevojë për uranium?

Nuk është se industria jonë në ato vite mund ta përdorte uraniumin. Kërkimi i tij kishte lidhje me psikozën që duhet të krijohej në popull se nëntoka jonë kishte gjithçka, flori edhe argjend, bakër edhe krom e në fund edhe lëndë radioaktive.

Për këtë arsye shteti shpenzoi miliona dollarë e mbajti për më shumë se 15 vjet rreth 250 specialistë e punëtorë me rroga të larta, të cilët hapën galeri kërkimi prej qindra metrash.

Ku raportonit për punën tuaj?

Kryeministrin Mehmet Shehu e takonim sistematikisht një herë në 6 muaj për t’i raportuar. Nëpër biseda kam kuptuar se ai e konsideronte uraniumin si rezervë, që mund të hynte në punë më vonë. Pra, Mehmeti ishte më i moderuar në koncept.

 

——

Botuar në rubrikën Histori në gazetën DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit

 

Share This Article
13 Comments
  • Eshte bere nje emision per kerkimin e Uraniumit.Nje galeri diku ne Kuks u hap dhe u mbyll sepse vdiqen nga rrezatimi dhjetra njerez…
    Sa e vertete eshte, nuk them dot, por me aparat kerkimi tek kjo galeri kanë shkuar.
    Pastaj nuk u fol më!…
    Ne vitet 60- të inxhinjere rus kane kerkuar edhe për Ar ne prurjet e Vjosës.Perqendime ka, por nuk dihet ss te shfrytzueshme jane.Minerale te cmuara jane gjetur edhe ne zonen e Vithkuqit.Ne Kurvelesh tok me Fosforin jane gjetur edhe lende radioaktive, por pak eshte folur.
    Shqiperia eshte nje vend i rralle per pasurit e saj nentoksore. Nga Librazhdi e deri ne zonat e Bilishtit në Devoll jane zbuluar shtresa deri 10 metra te mineralit te hekurit perzjere me nikel dhe kobalt.Per rezervat e kobaltit Shqiperia zë nje nga vendet e para ne bote, krahasuar me siperfaqen.
    Ai vend qan për Zot….!

  • Ismail Balluku deri nga viti 1975,ka punuar ne exportalb.ne sektorin e shitjes (exportit) te mineraleve.Megjithese nuk kishte lidhje te aferta me Beqir Ballukun,por pothuaj si lidhja e Babilajve ne Saimirin-“,kusherinj te dhjete-“,i gjeten nje “sebep” me nje rumun,ne fakt-ja sajuan-dhe e hoqen nga tregtia jashtme.U fol,se e cuan me pune ne Kam-Tropoje.

    • Mis e ngaterro mbiemrin e Ballukut me rastine Saimir Tahirit. Tahiri kreu transaksione te denueshme penalisht per nje minister te brendeshem. Ku e paske pare ti zoteri qe ne nje vend normal ministri i brendshem tu shesi makinen personale trafikanteve?! Ku eshte pare qe une te shes ty nje makine dhe te vij e ta persor perseri?! Ku paske pare nje polic ne shqiperi ae te kontrolloje nje makine qe eshte prone e ministrit te brendshem. Nderkohe qe kjo makine perdorej nga trafikante.

  • Ecni me kembe ne toke.Mos fluturoni me pras..
    Te nxjerresh,te cvendosesh te perpunosh 10 mije ton mineral per te prodhuar 1kg metal,qe kushton 200 mije dollare,,eshte si te shesesh shtepine per t`i futur parate tek Sudja.

    • Mos genje kot demo. Ti je Enver Memishaj:

      https://www.youtube.com/watch?v=KppZomcJbzI

      Nese nuk je thuaj emrin tend dhe ver edhe nje fotografi tenden.

      Ti shkruan njelloje si flet Enver Memishaj. Mos e moho veten tende or Enver Memishaj se eshte turp. Po a kane turp ballistet dhe zogistet si ty Enver Memishaj?

      • Demo eshte Enver Memishaj
        “Nese nuk je thuaj emrin tend dhe ver edhe nje fotografi tenden.”
        më duket pak si gomarllëk kjo që thua ti o lal!
        nëse do që dema të vendosë fotografinë dhe emrin e tij,jep shëmbullin ti!!
        nuk është se ti ke vënë emrin tënd dhe po i kërkon të bëjë dema të njëjtën gjë!!
        lali këtu luhet kukamçefti,e në këtë lojë nuk mund ti thuash tjetrit nxirre kokën ti se unë dua të rri fshehur!!

  • Elementet radioaktive jane ne thuajse te gjitha mineralet, por varet perqindja e tyre, per te llogaritur pastaj perpunimin ose jo! Teorikisht mesoheshin te gjitha keto ne kohe te xhaxhit, praktikisht pas ’90-ave kemi degjuar qe tek ne nxirrej mineral e gure me permbajtje relativisht te lart uraniumi, e pikerisht pas Gjalices se Kuksit, nga miniera e se ciles sot kane vdekur thuajse te gjithe minatoret qe punonin aty! Tragjedi e perjetuar pas mbylljes se asaj miniere.

    • Ne nje reviste Sovjetike , pak para vitit 1980 , qe hynte tek bibloteka e Institutit Bujqesor Kamez , rastesisht lexova se Cistiti Hemoragjik ne fshikezen urinare tek qete e punes apo lopet e fshatareve qe ishte problem ne disa zona te Shqiperise mund te kishte lidhje me radio-aktivitetin e zones ku prekeshin
      kafshet , ose dhe njerez , nga Cistiti Hemoragjik Sipas asaj reviste qe i referohej studimeve ne Bashkimin Sovjetik e lidhte semundjen tumorale te Cistitit Hemoragjik me radio-aktivitetin e zones te burimeve te ujit.
      Metale radio-aktive Uranium , Plutonium , Kobalt etje
      Kur pyeta dike me tha gati kete pergjigje :
      Askush nuk do te mund te guxoje te jape ndonje te dhene ashtu si pasqyrohet tek kjo reviste sepse te dhenat studimore per zona me radio-aktivitet jane sekret shteteror .

  • Pleqëri të mbarë-*HERO i MINIERAVE*

    Qofsh shëndoshë si të lashë, i miri mik e shok.shqiptar -krzy shqiptar -Gëzim Shima. E kaofshim peqërinë bashkë,aty mes lagjes *Ali Demi*.Ndiesë shokëve që përcollëm.
    *84 vjecari Pasues Veteran*.Guri Naimit D.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *