Ka hyrë në PS që 18 vjeç.
Ka eksperiencë në drejtim, përfaqëson brezin e ri real të së majtës nga formimi dhe prejardhja familjare.
Ka mbështetje masive në Durrës dhe sallat e takimeve të tij mbushen plot.
Por Ardit Kërtushën nuk e lenë as të kandidojë.
Për “klikën” sic e quan ai drejtimin e vjetër të PS në Durrës, është i padëshirueshëm.
“Ata duan të vijojnë me të vjetrën, me shkatërrimin e atyre vlerave të PS që e kanë dalluar në vite nga partitë e tjera, me nepotizmin qesharak, me hakmarrjet primitive të heqjes nga puna” – thotë Arditi.
Në këtë intervistë për DITA do kuptoni pse po rrënohet një nga degët më të mëdha të PS, ajo e Durrësit dhe se si vazhdon reziston segmenti që ka mbështetur gjithçka tek korruptimi, frika, mbyllja, mospërfaqësimi ideologjik por ai i interesave meskine, përfaqësuar nga Vangjush Dako, emri i të cilit është i padëshiruar për shkak të korrupsionit për qytetarët e Durrësit, për socialistët e Shqipërisë, për ambasadën amerikane që përfaqëson një kut matës më të besueshëm për publikun se gjykatat dhe partitë, por edhe për cilindo që e njeh dhe ka kurajon ta thotë të vërtetën
Nuk është vetëm Durrësi.
Bjerrja e vlerave që i ka mbartur në vite PS është e dukshme në gjithë vendin.
Vetë PS nga brenda e di më mirë se të gjithë se cfarë po ndodh.
E di shumë mirë që sot lidershipi i PS përfaqëson gjithçka vec të majtës.
Mungesa e alternativave e tremb.
Masivisht është përhapur dëshpërimi se po u denoncua e keqja brenda nesh, vjen në pushtet e keqja jashtë nesh.
Frika është e justifikuar sepse sistemi që prodhoi pakti gërdecar Rama-Berisha i 2008 garanton rotacionin e detyrueshëm me PD.
Por nuk ka pse ndodh domosdoshmërisht, nëse PS gjen forca të ndryshojë veten dhe të vijojë të qëndrojë në pushtet.
Jo si e keqja më e vogël.
Por si e majtë reale që sjell ndryshimin real jo atë të telajove plot ngyra në bezen para, dhe bosh nga pas.
*****
Ardit, cila është lidhja me Partinë Socialiste, kur dhe përse jeni bërë anëtar i saj?
Jam rritur nga një familje e majtë qytetare, gjyshi im i ndjerë ka qenë partizan, studimet e mia janë në fushën e Shkencave Politike, autorët e majtë dhe konceptet e tyre për shoqërinë kanë qenë gjithmonë të preferuarit e mi. Te e majta besoj, dua që një dite ta implementoj në formën më të mirë për vendin tim kudo që të më jepet mundësi a.
U anëtarësova në PS sapo kam mbushur 18 vjeç me bindjen e plotë që është partia që përfaqëson interesat reale të rreth 70% të shqiptarëve. Angazhimi im filloi në 2009 me strukturat vullnetare si quheshin në ato kohë. Më pas u zgjodha kryetar i organizatës socialiste (anëtar i asamblesë së qytetit Durrës).
Angazhimi im mori një tjetër trajtë në vitin 2014 kur kandidova për kryetar të forumit rinor të Partisë Socialiste Durrës dhe ku fitova me një rezultat mjaft të lartë me 80% të votuesve. Pas mbarimit të mandatit si kryetar i forumit angazhimi im nuk mbaroi, por m’u besua një detyrë e rëndëshishme në PS Durrës si kordinator i një prej lagjeve më të vjetra të qytetit.
Arritëm bashkë me ekipin atje një rezultat historik për atë zonë.
Prej javësh jeni parë në takime në zona të ndryshme të Durrësit, takime të cilat ju i keni konsideruar si bashkëbisedim, për të marrë mbështetje për të kandiduar për drejtimin e PS-në e Durrësit. Përse e ke marrë këtë hap?
Turin e takimeve unë e nisa në fillim të muajt gusht në të gjithë territorin e qytetit tim, duke filluar që nga njësitë administrative dhe duke përfunduar në lagjet autoktone, me socialistë dhe socialiste kryesisht anëtare dhe kryetarë organizatash.
U bënë rreth 30 bashkëbisedime të cilat rriteshin në pjesëmarrje takim pas takimi dhe arritëm me takime me mbi 150 socialistë.
Këto takime nisën për të parë gjendjen e socialistëve durrsakë si dhe problematikat që shqetësojnë ata. Kemi diskutuar gjerësisht rreth organizimit dhe funksionimit të Partisë Socialiste. Kryefjalë e çdo takimi ishte hapja e partisë, rikthimi te vlerat e saj.
Në Durrës kemi rreth 12 vite që nuk kemi kryetar partie. Kur janë zhvilluar zgjedhje ato kanë qenë fiktive dhe të paracaktuara. Kulmi arriti në vitin 2016 ku kryetari u emërua në mënyrë të paprecedentë në një sallë të improvizuar, ku jo vetëm që nuk u zbatua parimi themelor një anëtar një votë, por në asamble votimi mori trajta të turpshme. Na u hodh për votim vetëm një emër dhe ne ishim të detyruar të ngrinim dorën.
Nuk më hiqen nga mendja fytyrat e socialistëve të vërtetë atë ditë në atë sallë të cilët dolën të gjithë koke ulur dhe në kafene ishin njëzëri te një fjali “Partisë Socialiste Durrës i erdhi fundi”.
Kjo tendencë totalitare në drejtim ishte shkaku kryesor që ne filluam takimet për t’u mobilizuar dhe për të mos lejuar shkatërrimin e mëtejshëm. Nuk është pronë e askujt PS-ja. Madje ka treguar që në Shqipëri ka qenë i vetmi institucion në kuptimin e plotë të fjalës si në drejtim ashtu dhe në zbatim të statutit dhe respektimit të anëtarit më të largët të saj.
Çfarë thonë socialistët e bazës në këto takime?
Në takime pas çdo bashkëbisedimi problemet ishin të njëjta si në qendër ashtu dhe në njësitë administrative: Partia është e kapur, është më e mbyllur se kurrë, e larguar tërësisht nga baza dhe në funksion të një klike njerëzish që kërkojnë ta përdorin si të duan sa herë u nevojitet.
Ka ardhur dita që në qytetin e Durrësit të thuash që je anëtar i Partisë Socialiste të vjen zor dhe ndihesh i paragjykuar. Edhe në këto momente që flasim ku udhëzimi i asamblesë socialiste flet qartë për riorganizim strukturash, në qytetin tonë vazhdon gjumi letargjik i 12 viteve. Organizatat flasin dhe propozojnë emra për të drejtuar partinë si dhe emra për strukturat drejtuese, kurse klika jonë e nderuar nga ana e saj shkruan, propozon dhe emëron emrat të tjerë. Të cilët janë o familjare të tyre, ose të ndërmarrjeve të tyre. Këta lidhjen e vetme me partinë kane interesat e tyre personale.
Janë këta që u shqetësuan kur panë organizime si këto tonat dhe menjëherë filluan të bëjnë ato që dinë të bëjnë. Sot që flasim janë shkarkuar rreth 17 mbështetës të mitë bashkë me mua në krye.
Cili është motivi zyrtar i shkarkimeve?
Arsyeja e vetme është pse ato vijnë në takimet për të cilat fola më lart dhe akoma më rëndomtë qortohen dhe u japin vërejtje në punë pse japin pëlqime në rrjetet e mia sociale.
Dua të theksoj se marrja e drejtimit të Partisë Socialiste gjatë këtyre takimeve nuk ishtë qëllim në vetvete. Por unë duhet të marr pjesë në këtë garë, është e drejta ime të kërkoj ndryshimin, të luftoj për ndryshimin.
Aktualisht që flasim klika duket mjaft e shqetësuar nga pjesëmarrja. Kërkojnë ta përbaltin këtë lëvizje duke kërkuar fantazma dhe armiq hipotetikë. Janë aq të shqetësuar dhe grotesk sa që nuk lënë emër pa përmendur që nga anëtarët e kabinetit dhe tek faktorë të tjerë të rëndësishëm të PS.
Janë verbuar nga pushteti, nuk munden më as ta perceptojnë që dikush tjetër ka të drejtë të konkurojë dhe të kërkojë ndryshim.
-A keni kontaktuar me drejtues të Partisë Socialiste lidhur me kandidimin tuaj, si është pritur kjo, a keni rival në këtë garë?
Termi rival është shumë për personin në fjalë pasi ai në do kishte sadopak ndërgjegje duhet të kishte ikur sa më parë nga ajo detyrë që kurrë nuk pati mundësi ta ushtronte.
Të gjithë ne e njohim si kryetar marionette. Është në atë post si dëshirë e të deleguarit të qarkut Durrës. Ky i fundit thotë që Luan Zaza është mirë të bëjë ato dy letra se na qenka mjeshtër për modifikimin e statistikave që kërkon kryesia në Tiranë.
Por ky mjeshtri po shkatërron çdo strukturë dhe çdo qelizë të Partisë Socialiste Durrës. Duke filluar që tek forumi i gruas socialiste. Ka ndërhyrë në mënyrë të turpshme në atë garë për të vendosur një ish vartësen e tij, punonjësen e komunales Durrës dhe e prishi procesin normal zgjedhor.
Rezultati është i frikshëm, sot që flasim forumi i gruas socialiste Durrës nuk ekziston, është turp kur flasim për qytetin e dytë në Shqipëri.
Akoma më keq po të flasim për forumin rinor eurosocialist Durrës, ku me të vërtetë ndjej keqardhje, pasi e kam drejtuar vetë me shumë pasion. Sot ky forum ka të njëjtin fat me atë të forumit të gruas, ka mbetur thjesht histori.
Falë punës së marionetës të dyja kryetaret, si e forumit rinor ashtu dhe e forumit të gruas e braktisën detyrën, madje kanë braktisur dhe vendin.
Po shkatërrohet partia për interesa personale, ka nepotizëm në nivele qesharake. Është i vetmi kryetar që i jep fletë lavdërimi djalit të tij, i jep vend si delegat, anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës si dhe drejtues në një ndër institucionet kyçe të qytetit.
Po përse nuk zhvillohen zgjedhjet për partinë lokale në Durrës?
Ne jemi në pritje. Por janë këto arsye që përmenda më sipër që po e zvarritin gjithnjë dhe më shumë shpalljen e kandidaturave zyrtarisht.
Emri im u propozua nga më shume se 50% e organizatave socialiste por në mënyrë të turpshme vazhdon tradita, duke i fshirë këto propozime dhe duke dalë në deklarime të rreme.
Po mundohen me të gjitha format dhe presionet për të mos e nxjerrë emrin tim kandidat për drejtimin e PS Durrës. Unë gjithsesi jam ende besim plotë tek institucionalizmi i PS dhe demokracia e brendshme, ku ka bërë përherë diferencë me partitë e tjera të vendit.
-Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit Vagjush Dako është edhe drejtuesi politik i qarkut. Cilat janë raportet me të dhe çfarë roli ka ai tashmë që nuk është më kryebashkiak?
Me Vangjush Dakon ne përfaqësojmë dy mendësi, dy breza krejt të ndryshëm. Partia sot ka nevojë për frymë liberale në drejtim dhe gjithëpërfshirje. Kjo është shumë larg mënyrës së tij të drejtimit. Nuk vazhdohet me mbyllje, ka arritur puna që po vritet edhe fjala. Kushdo që ka tentuar të thotë një të vërtetë apo kërkon së paku debat është larguar nga partia.
Vangjushi e ka shpalosur programin e tij, rezultatet dihen dhe shihen. Tani ka ardhur koha të hapë rrugë. Largimi i tij nga drejtimi i bashkisë tregon që çdo gjë e ka një fund. Aktiviteti politik e ka një cikël për cilindo nga ne sado keq të na vijë.
Nuk arrij akoma ta kuptoj dëshirën e tij për tu bërë pjesë e këtij procesi dhe për të emëruar përsëri marionetën e tij në krye të PS. Logjika na dërgon në idenë që i nevojitet ende pushteti politik. Pyetjen se përse i nevojitet do ta gjeni te çdo socialist dhe qytetar durrsak.
Çfarë do bëni nëse ju pengojnë kandidimin?
Unë jam shumë i vendosur. Kërkoj të drejtën time për të kandiduar. Jemi të gatshëm që me çdo kusht të mbrojmë vlerat që përfaqëson PS në Durrës bashkë me statutin dhe demokracinë e saj pavarësisht presioneve të ndryshme qofshin këto dhe me vende pune.
Kam hartuar një program të gjerë për drejtimin e partisë por meqë më dhatë rastin, më lejoni të tregoj disa nga pikat më kryesore:
Hapja e partise ku cdo anetar do jete i barabarte si ai i periferise me te larget me ate te qendes se qytetit.Lufta ndaj nepotizmit qe ka kllapuar strukturat tona do jete detyra kryesore e diteve te para. Prioritetit im kryesor do te jete familja ime politike dhe jo ajo biologjike.
Do hap garen per dy forumet kryesore te partise te cilat jane baza e funksionimit te saj. Drejtuesit tane flasin rendomte per barazi gjinore por kurre nuk arriten ta konkretizonin ne degen tone. Gjate 10 viteve te angazhimit tim në parti numri i grave aktive nuk e kalon numrin nje shifror dhe kjo eshte per te ardhur keq. Kur kerkohen emra te gjinise femerore per perfaqesuese te keshillave bashkiakë klika jone e dashur del dhe i kerkon ne treg te lire pasi nuk ka qenë ne gjendje te bejne minimumin per afrimin e frymes femerore prane nesh.
Kjo gje vlen dhe per forumin rinor ku vete e kam drejtuar me mungese totale mbeshtetje nga partia pasi na konsideronin te vegjel dhe pa vlere. Roli i të rinjve nuk do jetë vetem ne mbajten e pankartave dhe flamujve.
Asambleja bashke me kordinatoret lene për të dëshiruar nga mënyra e funksionimit. Kordinatoret caktohen ne zona ku nuk njohin as kryetaret e organizatave, nuk njohin banoret. Do marrë fund ky import eksport kordinatoresh te cilët ndërrojne zonat çdo 6 muaj.
Kryefjale e strukturave tona do te jete shtrirja e partise ne baze dhe heqja e ofiqeve donkishotase. Kryetarin e partise do ta kthejme ne nje figure qytetare, jo vetem një funksionar partiak.
*****
Intervistoi Erion Habilaj. Botuar sot në Dita. Shënimi hyrës është i kryeredaktorit

LART ESHTE KRYETARI///
Duhët mund i madhë në ditët e sotmë nësë të duhët takoni kryetarin!
Porta kryesorë e institucionit ruhët nga dy a më shumë polic barkderra të cilët i veshtrojnë qytetarët si të jënë shkelês kufiri.
Rradha është aq e madhë sa të zyhët fryma,veç moshave të treta në grumbullin e njerëzeve hallegjinjë që tentojnë të takojnë kryetarin doemos ka edhe djelmoqa të rinjë.
Disa pertypin çimçakiza disa tymosin duhan e ca të tjera e shtynë kohën e rrallës dukë ngrënë lule djelli.
Roja i brendeshem i institucionit mbanë syzet varur mbi hund dhe një stilolaps gjysem të thyer në dorë dukë i hjequr vizë ca emrave mbase të rregjistruar javê më parë në librin që luanë rrolin e rregullatorit të renditjes.
Jashtë godinës filluan të binin ca pika shiu,e si per tersin tonë nga turma filluan ca shurma qê vertëtë të shponin daullen e veshit.
Polici bashkiak që luantë rrolin e recepcionistit tentoj dy tre hërë të vintë qetësi por pa ja arritur qellimit.
U desht ndrerhyrja e kolegevë dhe sa hap e mbyll syt befën dy policat bashkiak të shkaparderdhur nga uniforma por mjaft energjik e rrangallizem.
Përjashta perjashta klithën një zeri policat bashkia.
Atje lart është kryetari e z’banë më qu ashtu zanin perserisnin sherbetorët e kryetarit.
Sherbetoret e kryetari që vishen e mbathën dhe paguhën më parat tona.
Doemos qytetarët nxituan të dilnin jashtë godinës tamam si të kishtë leshuar dikush SOS per termet.
Shiu e shtoj volumin shoqeruar më një erë të ftohtë çka e bëri të pa perballuesh rrolin e çadres.
Qytetarët u larguan dikush neper kafenet që gjindeshin rreth e rrotull institucionit bashkisë të tjerët nxituan të stacioni furgonave që mbulonin lindjet lokale.
Keshtu takimi më keyetarin deshtoj ktë ditë-pritjë,madje askush nuk ishtë i sigurtë nësë kryetari ishtë vertetë në zyrë.
Mbase arroganca e policevë bashkiak ishtë një inskenim per të justifikuar mungesën e kryetarit..
Edhë thirrja më zë acarues e policëvë bashkiak “mos e ngrini zërin se lart është kryetari” S’ishtë veçse një trukuli per të larguar qytetarët nga institucioni!
Nga
PRENG PJETRI
LEZHË.
Pyetja e vetme që i bëhet shqiptarit, i cili fillon punë në një institucion shtetëror është! -A kishe naj mik? Në këto treva nuk pyetet se kur u zhvillua konkursi, a kishe mësuar për të, a kërkonte përvojë, mastera, doktoratura etj. Me këtë lloj emërimi fillon borxhi i parë ndaj shefit, drejtorit apo ministrit. Ndjen detyrime ndaj tij, sepse të nxorri fitues të vendit të punës në shtet. Së paku i detyrohesh të mos hapësh gojën para aferave që bën ai.
Gjatë punës, i punësuari mësohet të fitojë edhe 10 mijë lekëshin apo diçka më shumë që merr rrugëve në përballjen me qytetarin, në forma të ndryshme antiligjore. Po është fjala për punonjës policie shteti e bashkie, specialistë të thjeshtë, inspekorë territori, mjedisi e ushqimi, matje e kalibrimi, tatimorë e të gjithë ata që preken me qytetarin, të cilët janë shpirti i administrates publike. -“Ti punonjës i thjeshtë i adminiatratës, ti i vijës së parë të ballafaqimit me qytetarin, ai 10 mijë lekësh a diçka më shumë që merr, është një lak në qafë për ty e gjithë shoqërinë. Sepse eprori yt të ka futur në këtë kurth, je futur në vallen e tij por që të mund sepse ka pushtet, ka eksperiencë, shifra që merr ai, ti e di, është me shumë zero prapa, prandaj është detyra jote si polic apo nëpunës i thjeshtë të mos pajtohesh me fenomenin”.
Sigurisht ai 10 mijë lekësh që merr bakshish nëpunësi i thjeshttë, polici nuk i sigurojnë të ardhura të mjafueshme nëse mbetet i papunë. Shefat e mëdhenjë që i kanë punësuar, i kanë siguruar brezat. A i mjaftojnë ajo shumë modeste (morëm fenomenin 10 mijë lekë të vjetra në ditë) për të blerë shtëpi. Sepse ata sipër tyre kanë vila luksoze, kanë fëmijët e tyre në shkollat më të mira të Perëndimit. Kjo pjesë e administratës publike është pjesë e rëndësishme, është motorri i shoqërisë, por kjo mënyrë e të bëri korrupsion pak nga pak, së pari iu pret krahët për të luftuar atë të madhin, dhe së dyti ata bëhen pjesë, bashkëpuntorë, duke edhe dërguar uji në mullirin e bark të pangopurve të mëdhenj. Korrupsioni nuk mbahet nga 10 a 100 ministra e oligarkë, e as nga 1000 shefa a drejtorë të fuqishëm, nëse nuk ka këmbë të forta në bazë, që dikush nga sedra për shefin, një tjetër se kërkon vetëm një copë bukë, dikush për frikë e të tjerë që e kanë pasion mitmarrjen ushqejnë këtë sistem.
Baza e piramidës së administradës publike ka informacion të plotë se si bëhet, çfarë bëhet, si funksionon kafja që i dërgohet shefit, gjoba me të cilën kërcënon publikun për ta detyruar të japë kafen. Shumë prej tyre përdoren si ndihmësa, si mbartës të valixheve për tja çuar të madhit, disa të tjera kanë mëkatin e heshtjes, e moskallzimit të kësaj makinerie gjigante që ka marrë peng tërë shoqërinë prej vitesh. Shumë shkelje të vogla janë të barabarta me shkeljen e madhe, e shkelësit e vegjël nuk kanë të drejtë morale së paku, t’i drejtojnë gishtin shkelësit të madh.
Por si funksionon kjo makineri gjigande e korrupsionit. Përgjigjen e dinë tërë shqiptaërët por ndryshe nga ne, ata të administratës kanë dhe faktet e dokumentet, luajnë me hapësirat e ligjit por njohin dhe skemat e maliqit.
Korrupsioni funksionon në sajë të një sistemi efikas. Nëse del ndonjë trim idealist që kërkon t’i shmanget kësaj strukture, e ka të pamundur të mbijetojë. T’i gjejnë mënyrat për të të shkarkuar. Kjo është arma e fuqishme në duart e strukturës së korrupsionit, pasi të punësuarin e kërcojmë me bukën e gojes. I kanë mënyrat, mjetet për ta bërë këtë. Këtu bëhen bashkë të gjithë, legjislativ ekzekutiv e gjyqësor, të mbledhur për një qëllim. Këta punonjës të nivelit zbatues të administrates shtetërore, shohin se si ish kolegë e tyre të larguar më mënyrë të padrejtë nga puna, të cilët enden dyerve të gjykatave mbi 2 vite dhe nuk marrin dëmshpërblimin që u takon. Për një rikthim në vendin e punës, as që behet fjalë.
Ky është rrethi vicioz apo boomerang-u, ndihma që dhanë të ngrihet sistemi, u kthehet në goditje pas shpine apo siç quhet rëndom në gjuhën e tyre të përditshme, “Këta të shesin” . Kështu nuk e merr njeri përsipër të bëjë supermenin, dhe detyrohet të shohin tu kalojnë nga hundet pasuritë e shqiptarëve.
Nëse do ti thonin stop marrjes së 10 mijë lekëshit do kishin rroga dinjitoze si çdo vend i BE. Ata lart do shihnin mullirin që sdo të funksiononte. Gjithsesi kjo punë nuk mund të lihet në ndërgjegjen e tyre, trima e supermenë s’po dalin. Nuk para shquhemi si popull që bëjmë diçka në emër të një të mire të përbashkët. Sepse nëse do stopohej nga nëpunësat e thjeshtë fenomeni korruptiv, atëherë i priteshin këmbët strukturës. Gjeneralet e korrupsionit nuk mund të luftojnë vetëm. Nëse duhet të fillojnë nga të mëdhenjtë ndëshkimi, gjë që duket e largët, atëherë ushtria e 10 mijëlekshve pa gjeneralët shkërrmoqet kollaj.
Nuk i pjerdh me njeri socialistet
Edhe postet i marrin ata qe paguajne
Shikasi Gazidedes militanti demokrat KASTRIOT NOLI shkon diplomat n Berlin
Kastriot Noli Sekretari pare ne ambasaden shqipetare Berlin Gjermania emeruar 2 gusht 2019
info zyrtare,> https://www.auswaertiges-amt.de/blob/199684/973d9ace5ba2efd5264cb5d70c28327f/vertretungenfremderstaatendl-data.pdf
shkeles ligji mbronte ne gazete vjedhjet e Saliut e Lulit per rrugen kombit Durres Kukes,,> http://www.zemrashqiptare.net/news/5770/kastriot-noli-sulmi-ndaj-rruges-durres-prishtine-hibrid-reminishencash-te-pista.html
mik shpie me Sander Kovacin shikasin famekeq te Gazidedes vitet ’90 ku rrihnin dhe dhunonin socialistet < https://www.facebook.com/kastriot.noli
gruan militante demokrate foto profili me 2 gishtat blu lart PD ne fcb VALBONA COLLAKU NOLI http://www.facebook.com/valbona.collakunoli
mirditori berishjan karriere diplomatike nga zvicra tani ne gjermani
Arditi,rrjedh nga një familjet nga më punëtorë dhe të ndershme në Durrës. Po i tillë është dhe Ai.Por nga ardhja e tij në krye të PS së Durrësit,tremben jo vetëm bandat e politikanëve hajdutë të qytetit,por edhe banorët hajdutë të kategorisë së Lalëzit.,O Edi Rama,pse lejon të shkatërrohet PS e Durrësit plotësisht.
Ti që ke shkruar këtë koment qënke kaqol vërtet, siç e ke identifikuar veten. Ekstremizmi yt kalon çdo cak, kthehet në ligësi.
KASTRIOT NOLI esht 1 legen katunar injorant njeri i keq nga kuzhinara mirdites qe qelbet era zhul. e njofim te gjith si hajdut spiun shiks qe len kokrren e namit nga ministria jashtme te ambasada shqipetare ne gjermani
Dukesh qe mi halesh. Por me urrejte nuk fiton gje. Kush nuk ka lind buze lanes eshte katunar. Turp!
Edhe keto media qe lejojne fyerje pa asnje pergjegjesi nuk di si e kuptojne lirine kur cenohet dinjiteti i njeriut ne kete menyre!
I nderuar Thano.
Kerkoj ndjese nese jam jashte teme
Une qe po ju shkruaj jam nje nip I xhaxhait tim lindur ne Turqi , eshte shqiptar eshte xhaxhai nga gjaku yne dhe ka shkuar kater here ne presidence dhe ska marre asnje shprese per te marre shtetesine shqiptare te cilen e ka enderr ne jeten e tij ..
Ndiqni videon te kuptoni se c fare dashuriedhe krenaria ka ai per Shqiperine dhe neglizhencen e madhe te presidences
..Nuk dime kujt ti ankohemi dhe si mund te ndihmojme
..Ju lutemi na ndihmoni edhe ju me sensibilizimin e opinionit …
https://www.youtube.com/watch?v=gjGGbfnyYY8
Te pershendes nga Athina
Agron Mehilli
[email protected]
+306995657733
Ju faleminderit
Jemi ne dispozicion tuaj per me gjere per cdo informacion qe deshironi
Xhaxhai yt i nderuar nuk eshte as Afrikan ,Terrorist iranian, Refugjat Sirian qe te ta japin menjehere. Kjo mut qeveri fashiste eshte antiShqiptare dhe ti vesh flaken
Oh sa te thekur jane keta Kertushat per PS .Djali i ri nuk genjen .Por doja te thoja ore djale ,mos e shaj Dakon mbasi ka rene nga fiku .Pamvaresisht eshte nje bandit qe e ka lakun jashte ,dhe si dihet , ka shume gjynahe per te lare Dako. ..Por eshte mungese karakteri o Kertushe ta shash tjetrin , mbasi bie nga fiku . Bile vjet kur ishte Dako kryetar Bashkije njeri ne tavoline po fliste kondra Vangjush Dakos ,ku Kertusha i madh ,ndoshta eshte babai i jot , se nuk te njoh personalisht , kerceu si gjel dhe gerthiti mos e shaj Vangjush Dakon se u cova nga tavolina .Muhebeti u zgjat dhe ky Kertusha kishte gruan ,dhe vajzen ne Bashki te Durrsit me pune dhe ky kertusha i madh ,njeriu i jot ,nuk kishte principe ,por vetem bythelepires i Vangjush Dakos e i PS , as edhe nje gje me shume ,njerez me disa fytyra , e qe nuk i duhet as edhe dreqit ,palere shoqeria te kete interesa nga keta lloj njerezish . ,prandaj more djale leri denglat dhe po te ishje burre ta shaje Vangjush Dako banditin kur ishte ne Bashki dhe kjo do ishte burreri nga ana e jote , por kujdes se ajo kryet e Bashkise eshte mikesha e Dakos .Kot e ke bere kete interviste ,dhe ta argumentoje cfare interesa ka shoqeria per njerez si ty ,se ne fund te fundit ne jemi ore djale ne diktature ,ose me shqip per ta kuptuar ti ,ligjin e bene vetem kryetari madh i PS dhe te tjeret qe nga ministrat dhe deputet e PS jane ushtare kokeulur ,zhapinj ,servila te kryetarit ,qe i ben te gjiithe ketyreve rreshtore ,kur te doje dhe sa here te doje . Prandaj ore kertushe ,lere uin te rrjedhe vete pa sforco ,kete keshille do te ipja .
Përshëndet Adih.personi në fjalë nuk ka lidhje me personin që Ju ka kundërshtuar juve.Sepse Kërtusha ka disa fise në Durrës.Arditi ka dhënë kontributin e tij në PS dhe ka treguar që është i vendosur për t’i cuar gjerat deri në fund.Duhet përkrahur në këtë sfidë .Cdo gje në intervistë është e vërtetë ,si ka funksionuar struktura e PS Durrës nën diktatin e një kryetari partije injorant si Zaza.që shkatërroj cdo strukturë më bekimin e Dakos dhe Xhelilit.Unë janë kandidatja në garën e forumit të gruas e cila u deformuar në mënyrë të turpshme.kaq mjaftojnë.
Ku kane pasur ndonjehere vlera Partite politike ne Shqiperi, si majtas si djathtas e si ne mes. Jane thjesht fasada me kryetare kukulla dhe xhepa te thelle, qe nevojiten per te justifikuar gjoja pluralizmin apo “demokracine”. Thjesht bejne per hi syve budallenjve qe besojne te politika.
Ore Ardit kur je kaq i perkushtuar per te majten perse nuk krijon nje parti tjeter te majte ,meqenese paske nga mbrapa tere keta simpatizante !Perse o tek sigla PS o rash e vdiqa!Emertoje SP -ti dhe vazhdo shpalos idete e tua pasi ne kete interviste ketej thua qe e majta ka vdekur e pas pak na thua qe ndjekesit e tu jane te shumte!Perse kerkon te aderoshe as me shume te drejtosh nje parti te vdekur apo je hipnotizues e do ta ngjallesh!Se fundemi nga koka dukesh si Ilir meta uroj te mos kesh trute e tij dhe te os jesh ndonje dege e “Vetçvendosjes” se Alpin Kurtit!
ja dhe shqiptari i radhës me emrin moza!!
gjëja e parë përçarja!!asnjëherë shqiptari nuk pranon ndryshimin,por përçarjen e pranon me kënaqsi,bile e quan trimëri!!
moza
përse duhet të krijojë parti të re dhe jo të përpiqet të sjellë në rrugë të drejtë atë parti në të cilën është rritur??
Durrësi,një nga qarqet kryesor me potencial,ose kryesori.Por dhe Qarku me korrupsion kampion në Shqipëri.Është qarku ku Krimi i Organizuar ka aritur në fazën e pjekurisë dhe kapur pushtetin në masë të konsiderueshme e që po zgjerohet në qeveri e parlament drejt Tiranës.Janë këto grupe që nuk e duan Arditi dhe e luftojnë janë këto grupe që ashtu si për Proceset në drejtësi,në prona në transport hipoteka etj janë kampione,bëjnë ligjin edhe në PS .Lëta janë atmiqtë kryesore të shërimit të PS së Futrësit.dhe Arfit Kërtushës.DUKE BËRË QË Efhe EDI RAMA TË RIJË SQUK.Për të mos thënë më tepër.
Bravo D I T A qe mbledh nektarin e luleve te bukura ne PS.Ju lumt antarit te PS Durres -HALIT KETTUSHA qe ngre probleme per demokracin e brendeshme te PS me e mira ne Shqiperi..
-Duke qene kuader i larte ne dy sistemet,i deftoi djalit Durrsak se:
1-Lufta e berrylave ka qene gjithmon prezent edhe ne sistemin e kaluare.Sot ajo eshte me e dukeshme,pasi ne sistemin ne kete sistem luftohet per jete a vdekje per mbijetese.
2-Populli thot” Nje dore qe nuk kafshohet-puthet.Qe do te thot..nese nuk çan dot…kerko anien per te dal ne breg.Kapiten i anies do jesh vet e jo Edi Rama qe po punon ne rrethim.
3-Fitorja ne lufte behet me shoke-shume.Pellumbi fluturon me krahe i dashur Ardit,me shok,miq te mire.
-Nga mbiemri me dukesh se Je i fisit dhe kengetarit te njohur QEMAL KERTUSHA.Shfrytezoi veteranet e LNÇL,por mos u anko te Ballistet e M.Frashrit.
4-Mos mendo se do e rezosh shpejt reputacionin e V.Dakos me prapavije te forte mbeshtetse nga Tirana.
5-Situata te ngjashme kemi patur edhe ne.
-Por..” kur punohet,luftohet dhe fitohet e metiton te jetohet..”.
-Besoj Edi Rama do e lexoi D I T E N..sot,megjithse do merret me KÇK,Kryeopozitarin I.Meta e ko.!
-Ju pershendes nga Mallakastra trime.Jo anonim.
o strateg i mallakastrës trime,nuk të kisha kuptuar asnjëherë!!ti je fantastik!
të shohësh kaq larg!?
duhet me të vërtetë të kesh vesh të mirë!!
ti i ke sa dumbua vetë!!
a të paçim sa malet se na shkrive me gallatë!!
Ardit mos u merzit
Edi eshte burre i ndershem.
Ate qe premton e mban gjithmone.
Nuk genjen kurre.
Dhe po e lufton korrupsionin ne nivelet me te larta! Nga pastrueset, rojet deri tek infermieret
Damian Gjiknuri ka thuajse nje kat te plote tek pallati luksoz ku ka qene Zyrat e Gardes ngjit me zyrat e Edil ne Bllok.
2800 euro m2
Ish prone e Mirash Ivanaj.
M thoni ku i ka gjetur leket?
Nuk eshte vetem ai
E dine t gjithe vec pensionistave te llahtarisur nga Saliu qe keta po vjedhin me te dyja duart
Avokati me i madh i hajdutllikut dhe i PPP vazhdon pa asnje teklif te genjeje shqiptaret!
Si thote ky derdimen hajdut, qe laboratoret e check up te Vilmes do i kalojne shtetit.pasi te jene perdorur plot 20 vite, dmth kur te vlejne asnje lek! Mashtrues i paskrupullt, hajdut pa limit.
Laboratoret nuk kane shkuar me shume se 600 mije euro sipas vete koncensionarit, deri tani shqiptaret i kane paguar Vilmes se Edit, plot 8 milion euro per pune te pakryer, dmth Edi i ka dhuruar Vilmes keto miliona, pa bere asgje!
Jo po Vettingu, jo po pordhë me rigon
Shkoni pas TEG-ut
Ja ku është ujku, këta bëjnë gjoja sikur kerkojnë gjurmët!
Një vilë këtu kushton 500 mijë euro
Aty, por edhe në vende të tjera nëpër Tiranë e Shqipëri, janë pjesa më e madhe e atyre që nuk kanë patur asnjë pasuri të trashëguar dhe janë pasuruar në 20 apo 10 vitet e fundit
Po si u pasuruan!
Duke qenë të punësuar në shtet, në poste të rëndësishme apo pranë tij, aty ku ishte “leku mullar” apo “leku letër”.
Me pak fjale, u pasuruan dhe i blenë këto vila duke vjedhur lekët e shtetit, të shqiptarëve
Asgjë më shumë se kaq, nuk ishin as më të mençurit e as më të shkolluarit
Thjesht, ishin të zotët të vidhnin pasuritë e shqiptarëve, të ndihmuar nga njeri tjetri, në grup, ndaj janë edhe aty, të gjithë bashkë
Mes tyre ka edhe gazetarë, që edhe ata kanë vjedhur e kanë bërë qokat e atyre që kane drejtuar e vjedhur më shumë këtë vend
Dhe këta që jetojnë këtu, janë këta që bertasin më shume se të tjeret për Vetting
Sa e lehtë që është për t’i Vettingosur këta me vilat luksize
Mjafton të deklarojnë punët dhe të ardhurat nga punët që kanë kryer.
Jo po Vetting, jo po pordhë me rigon për shqiptarët, që ju lëshojnë gojët jarg në pritje të arrestimit të ujqërve të mëdhenj, ndërkohë që çakenjë si keta të vilave, kanë bërë e po bëjnë ketdinë.
Jeten Lluksoze e bejne:
Trafikantet e Droges, Prostitucionit dhe Politikanet.
Fluturon “zogu” i Tiranës për hava
Mos na del në video me ambasador a politikan ky “zogu”
Janë ca si ashtu kta të rilindjes
Kaba
të jemi brënda!!
gjithçka që thua është e drejtë përveç fundit!
“dmth Edi i ka dhuruar Vilmes keto miliona, pa bere asgje!”!
vilma po bën shumë!!
tërë ajo para e “dhuruar” nga rama,nuk mbetet tek vilma!!nuk i plas ramës ti dhurojë diçka vilmës a silmës,sepse po të ishte për të dhuruar e kishte më kollaj tia “dhuronte” atij që patusn paratë,POPULLIT!
ai ja “jep”vilmës për ti marrë vetë!vilma merr vetëm pjesën e saj për punën e bërë!!pra për larjen e parave të korrupsionit!!e njëjta gjë dhe me tërë të tjerat!!
rama është duke shqyer të vetët!
përse??për ti dhënë para vilmës e sajmes??
jo mor jo!
për ti marrë për vete!
vazhdon zbatimi i planit djallezor te sindikates nderkombetare te krimit per kapjen e te gjithe institucioneve te shtetit shqiptar. po del fiks si ua kam pase thene tash 30 vjet. dikur me kane gjuajtur me gure dhe me kane perzene. me vone kam pasur pervoja te hidhura ne te gjithe menyrat e mundshme. tash jam i rrethuar me nje heshtje shurdhuese. si une dhe ata pak qe e thone te verteten sic duhet.
E pra, po bien te gjitha pllakat ne vend:
1. nje polici e mbivendosur mbi shtetin ligjor don te thote shtet policor.
2. nje sekt numerikisht i paperfillshem qe komandon kete shtet dhe policine si don vete don te thote oligarki.
3. nje strukture okulte qe ben ligjet sic don vete, don te thote diktature.
4. nje njeri qe vendos mbi te gjithe, pavaresisht se vete eshte i denuar dhe i p[andehur per krime, don te thote despotizem.
5. dhe ata qe nuk levizin as gishtin jane… skllever te vullnetshem.
A ka ndonje gje nga keto qe thashe qe nuk po ndodh? kur ecen si qen, leh si qen, duket si qen, dhe kafshon si qen, atehere eshte qen.
ju mund ti thoni gjirafe, apo po deshet, pallua, por ai qeni qen eshte….
O Thano flasim ketu per politike te madhe dhe kemi nje KM qe vishet me Prada si djalli e shet pordhe si sheik arab.
Bejme dhe stadiume nga 100.milion euro qe te hapemi bythesh si Zogu Tiranes qe i pelqe luksi
Nderkohe nuk kemi une ne shpi mor vlla, e pabesushme
Shpesh është më e lehtë të mos kuptosh se sa të kuptosh: në vitin 2019, #Tirana nuk ka ujë.
Problemi yne madhor eshte qe ne e duam Shqiperine vetem kur kjo e shkrete na jep mundesine ta mjelim si lope.
Gjushi, Rama, shoket e tyre djathtas e majtas jane po njesoj.
Nuk e di ky djali i intervistuar se nuk e njoh.
Dikush e pyeti njeriun më të pasur në botë, Bill Gates:
“A ka njeri më të pasur se ju në botë?”
Bill Gates u përgjigj, “Po, është një person që është më i pasur se unë”.
Më pas tregoi këtë histori:
Ndodhi gjatë kohës kur unë nuk isha kaq pasur dhe i famshëm. Isha në aeroportin e New York-ut, dhe aty pashë një gazetashitës. Ju afrova të blija një gazetë, por pashë se nuk kisha mjaftueshëm të holla, ndaj e lashë idenë e blerjes dhe ia ktheva shitësit.
Gazetashitësi më tha: “merreni, po jua dhuroj këtë gazetë “ Ai insistoi ndaj unë e mora gazetën.
Rastësisht, pas dy-tre muajsh, zbrita në të njëjtin aeroport dhe përsëri shkova të marr një gazetë. Shitësi më ofroi përsëri gazetën. Unë nuk pranova dhe thashë që nuk mund ta marr sepse s’kam të holla. Ai mu përgjigj: “merre gazetën unë po e ndaj këtë nga fitimi im, ndaj nuk dal me humbje”. E mora gazetën që më dha.
Pas 19 vitesh u bëra i famshëm dhe i njohur nga njerëzit. Papritur kujtova atë gazetashitës. Fillova ta kërkoja dhe pas rreth 1 muajsh e gjysēm kërkimi, e gjeta. E pyeta:”A më njeh?” Ai më tha:”Po, ju njoh. Ju jeni Bill Gates”.
E pyeta përsëri: “A të kujtohet njëherë kur më keni dhënë një gazetë falas? ”
Gazeta shitësi tha: Po të mbaj mend, të dhashë dy herë.”
I thashë: “Dua të paguaj ndihmën që më ofrove atë kohë. Ҫfarëdo që të doni në jetën tuaj më thoni, dua të jua përmbush atë.” Gazetashitësi mu përgjigj :” A mendoni se duke u sjellur kështu, ju do të mund të më kthenit ndihmën time njëlloj? ”
E pyeta:” Pse? “Gazetashitësi m’u përgjigj: “Unë ju ndihmova kur isha një shitës i varfër i gazetave ndërsa ju po përpiqeni të më ndihmoni tani, kur jeni bërë njeriu më i pasur në botë. Si mundet që ndihma juaj të përputhet me ndihmën time? “
“Atë ditë kuptova se gazeta shitësi është më i pasur se unë, sepse ai nuk priste të bëhej i pasur për të ndihmuar dikë.”
Njerëzit duhet të kuptojnë se me të vërtetë të pasur janë ata që kanë një zemër të pasur dhe jo sa më shumë para.
Dita dhe ju zoti Ardit.
Pse kërkoni prova të tjera që Rama nuk asnjë lidhje me të majtën?
Ju denocuat para disa ditësh atë rastin e Bulqizës.
Pse nuk e mbron Presidenti që do vritet për Kushtetutën atë djalin që zbatoi një të drejtë të tij kushtetuese?
Pse nuk e mbron Kryeministri që medemek èshtë krye i majti i vendit?
Sindikatat duhet të ishin prioritet i tij.
Për ata që nuk kanë info:
Çështja është e tillë: Përpara pak kohësh u themelua një sindikatë – e pavarur nga ato zyrat e llogarive elektorale që bëjnë sikur janë sindikata – e cila ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të sektorit të minierave të Bulqizës. Pesë ditë pas themelimit, në shkelje të çfarëdolloj kodi të mundshëm ligjor, duke filluar nga ai i Punës, kreu i kësaj sindikate u nxor në rrugë.
Metoda është kaq tipike sa në Tiranë as që tingëllon më kaq çuditshëm që dikush të flaket jashtë sepse i kërkon të drejtat (në mos i kthen fjalën) padronit. E megjithatë, sot në mëngjes, minatorët kanë lënë punën dhe janë bashkuar në protestë, nisur nga një ndërgjegje shoqërore që, mesa duket, media, shoqëria civile dhe ajo politike e kryeqytetit nuk paska.
Se përndryshe nuk ka si shpjegohet heshtja e disa duzina organesh informacioni e kënde opinion-bërësish që eglendisen me gazrat e rigonit të Tiranës, e që iu qepet goja përpara një guximi të tillë për të thyer frikën.
Si mund te prezantosh nje iniciative tejet serioze si teme, duke bere show, si komedi apo tragjedi, te dyja hane debat, se cila dominon me shume… Nga emertimi folklorik “KCK”, tek prezantimi si “one man show”, e pamate duket energjia e koha e perdorur per dukjen deri ne detaje, prioritet i pandryshueshem ndaj permbajtjes tash 7 vjet! P.S. grimasat e “spektatoreve” flasin shume 🙂
Politike dhe politi kane primitiv. Sigurishte demok racia dhe normat e ligjet e saj ne ve ndin tone jane te brishta. Ligjet to na jane sipas nor mave te eksperie ncave demokrati ke por zbatimi i t yre tek ne behet sipas interesave te atyre qe kane pushtetin. Duke e shikuar njeratjetr en,pozite-opozite ,si armike ,ne ven din tone nuk njih et toleranca dhe bashkpunimi poli tik ne te mire te v endit.Sa here,part ite ne pushtet,nu k zgjidhin nje pro blem me bashkp unim e kane te le hte te ndryshojne ligjin ne favor te t yre. Keshtu eshte “zgjidhur” disa h ere ngerci para m osbashkpunimit.P.SH. Ne vitin 200 8 nuk zgjidhej do t Presidenti me 9 4 vota u ndryshu a ligji me 71 vota. Sot,perseri,perpa ra dualitetit Presi dent-Qeveri, per mosbashkpunim e tolerance eshte me lehte te ndrys hohet ligji. O tem pora o mores, per demokracizezen tone! Dhe thone se nuk bejme dot shtet!!! Mihal Xhamo
Nuk e di dje ne shenimin e kryeredaktorit apo ne nje analize lexova nue shprehje qe.me.mbeti ne mendje: Rama e ka humbur Shqiperine e mendimit.
Vetem vulgu dhe analfabetet komentojne pro tij.
Njesoj si Saliu ne fundin e vet.
E dini pse?
Sepse kur e humb të vërtetën ndodh që edhe mund ta gjesh, kur e shet atë nuk mund ta blesh më, sepse pikërisht në atë moment ajo nuk është më e vërtetë…!…
Mblidhuni si Parti Socialiste dhe qerrojeni Ramutin, me miting. Ndajeni si Rilindje jashte PS.
Te dali me vete kerma Ramut, Nuk eshte pjese e PS.
Socialistet durrsake ti bashkohen ketij Arditit dhe te mos shkojne ne mbledhjet e Rilindasve, ose te shkojne dhe ti qerrojne nga salla.
Kjo eshte rruga
Si kofini pas të vjeli…
Nuk është koha për tubime! – na tha Pandeli Majko sot në një replikë me thirrjen e Presidentit te Republikës për tu mbledhur në perkujtim të 8 Dhjetor në Sheshim Demokracia ne Qytetin Studenti. “Presidenti duhet të udhëheqë dialogun, të bashkojë palët etj…na tregoi Majko! Kaq na tha Majko dhe iku.
Komenti im për Majko është i thjeshtë:
Majko duhet dëgjuar? Po! Duhet dëgjua sepse, Majko ështe Ministri më i suksesshëm i Qeverise së Rilindjes.
Majko përgjigjet për njerzit që lindin këtu e rriten në Perendim. Sepse Majko s’ka lidhje me krizen e vendit. Sepse Majko s’ka buxhet. Majko ka vetëm numra. Majko ka lidhje me diasporën që rritet çdo ditë duke ikur me vrap nga ky vend që drejton Majko me shokë!
Sa shqiptare lenë vendin çdo muaj? Këte di Majko. Majko punon nga kufiri e matane. Sepse Majko s’ka lidhje me investimet. Sepse Majko s’ka lidhje me koncesionet! Sepse Majko s’ka lidhje me borxhin! Sepse Majko s’ka lidhje me kriminaliteti që rritet çdo dite! Sepse Majko s’ka lidhje me bandat e drogës! Sepse Majko s’ka lidhje me diellin, me ujin, me ajrin, me…
Por Majko ka lidhje me Qeverine. Sepse Majko ështe Minister dhe Vendi po shkon drejt Zeros.
Ke ndonje Opsion me të mënçur për Ne që rrojmë këtu Ti zoti Majko? Ke qëne edhe Ti Kryeminister!
Si dilet nga kriza? Fol Majko, ky është mexhlisi?
Fan Noli dikur vargëzonte per një Pandeli tjeter:
Një mexhlis të madh na çeli
Pandeli Jano Vangjeli
Me Sulltan-llokum na veli
Si kofini pas te vjeli…