INUK shemb 52 ndërtesa në Roskovec

Leda Hysa

Plot 52 ndërtesa do të shemben në qendër të Roskovecit për t’i hapur rrugë projektit të “Rilindjes Urbane”.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me fadroma, shoqëruar nga forca të shumta speciale të cilat do të garantojnë vijueshmërinë e procesit të shembjes kanë mbërritur tashmë në qendër të Roskovecit.

Kryetarja e Bashkisë, Majlinda Bufi thotë se nga 52 ndërtesa, 19 janë në proces shpronësimi nga Ministria e Infrastukturës. Ndërsa 33 godina të tjera do të shemben pasi rezultojnë të jenë pa dikumentet përkatëse.

Pjesa më e madhe e ndërtesave që do të shemben janë njësi shërbimi tregtare, ish depo të vjetra, si dhe pesë shtëpi banimi.

Bashkia e Roskovecit shprehet se me vendim të Këshillit Bashkiak familjeve që preken nga prishja e banesave do t’u garantohet 1 vit qira dhe përfitim të një apartamenti kur të ndërtohet banesa e re.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *