INUK shemb të tjera lokale e godina në Ujin e Ftohtë

anazapta

Aksioni për shembjen e ndërtimeve të paligjshme në vijën bregdetare të Vlorës ka vijuar edhe ditën e djeshme. INUK dhe policia rrafshuan me mjete të rënda 6 objekte, kryesisht lokale e kioska,  tek zona e Ujit të Ftohtë. Objektet kanë shërbyer si bare verore ndër vite dhe do t’i hapin rrugë ndërtimit të shëtitores, në të njëjtën zonë ku një javë më parë u shemb me eksploziv godina 7-katëshe në Skelë. Një nga objektet e shkatërruara është edhe lokali tre-katësh me pronar Lad Varfin. Pronari i godinës, sipas familjarëve, ndodhet jashtë shtetit. Ata deklarojnë se nuk janë njoftuar më herët për prishjen e godinës, duke pretenduar se objekti është me leje të rregullt ndërtimi nga bashkia.

“Më parë duhej të ishte bërë njoftimi nga policia ndërtimore apo bashkia, të përcaktohej shuma që i duhej kthyer pronarit për dëmin e shkaktuar dhe pas firmosjes së procesverbalit të përbashkët të kryhej veprimi i shkatërrimit të objektit”, pretenduan familjarët. Të afërmit e Varfit kanë deklaruar se, “nuk kanë pasur mundësi të largojnë as materialet nga godina dhe ato tashmë janë shkatërruar së bashku me godinën”. Por sipas autoriteteve, të gjithë pronarët e objekteve janë njoftuar në rrugë ligjore, pasi do të nisë ndërtimi i shëtitores “Lugomare”. Ditët ne vijim, INUK do të shembë lokalin dy-katësh “Sain Tropez”, lokali “Vefa”, një-katësh dhe më tej do vazhdohet me prishjen e dy godina të tjera, një objekt dy-katësh lokal, dhe tjetri pallat shumëkatësh në zonën e Ujit të Ftohtë.

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Loklaet andej nuk duhen prishur _-AJo dnertesa 7 kateshe duhej prishur, ajo ndertesa qe thuhet eshte e Lulit duhet prishur–Ndertesa te tjera pa leje duhen prishur

    Por ato lokalet, si Sant Tropez etj qe jane buze detit nuk duhen prishur se ato i japin edhe bukuri vendit, por edhe jane punesuar njerezit atje……

    Pastaj ai lokal eshte e prish kur te duash , se nuk eshte ndonje ndertese e madhe…..

    Ajo shetitorja qe do behet buze detit, le t ebehet dhe te gjendet nje menyre jetese te Shetitores me lokalet qe do ndodhen ne te ,,,Se lokalet i japin bukuri edhe shetitores

    Poe bei si ai drejtori i policise qe ka qene en Vlore ne 1996, Mulosmani, i cili pse u bene nja dy aksidente ne rugen Vlore -Skele, ndaloi qe te kalonin makinat ne ate ruge –La nam me gomarrllekun e tij prej provinciali
    Ehde ju keshtu po e beni

    Sant Tropez eshte lokal shume i bukur, dhe atje shkojne e defrehen rinia –Ndaj nukduhet prishur

    Ndersa ai Lokali i Lad Varfit ,ka qene me i bukur me pare, kur e kishte emrin :…”Killing Time”
    Dhe do ishte mire qe te denronte lokal 1 katesh bashke me plazhin e tij privat ..

    Me kujtohet tek ai lokal ne 1996 kam vajtur per nje kafe me Bodyguardet amerikane te ish presidentit Bush

    Ne po kalonim me makinen time…kur ata pane emrin e lokalit dhe me thane :.WOW ! Sa emer i bukur ! Futemi ketu tek ky lokal per kafe ?
    Ok, ju thashe une
    Ndaluam dhe hyme ne lokal___Aty rastisi pronari hahahaha qe ishte nje skafist ,por i majte ne bindje
    Dhe u cudit kur i pa ata ne lokalin e tij , me tha :..I solle ektu tke une , Flm–Ne pime kafen aty dhe ata me thane qe enka lokal shume i kendeshem…..

    Dhe ishte me termend lokal i kendeshem….sidomos ne vjeshte kur pije kafe aty dhe shikoje vetem detin perballe … beheshe romantik kur ishe cift

    Kam edhe nje kutjtm tjeter tek ai lokal me dike qe ishim zene dhe u futem aty tere inat dhe tere nerva…..
    Nuk kishte shume nejrez ….Une hyra aty me njeren dhe u ulem ne nje cep dhe po rinim tere hunde e buze ….nuk para kishte shume xhiro lokali atehere , por ishte shume i kendeshem dhe ‘ziheshe” pa teklif me gjysmen tende me te mire …hahaha

    Dhe mire thote ky vlonjati perse e quani …Lungomare –Na hapet barkun me keto fjale te huaja ,
    quajeni ore me fjale shqiptare –:Shetitorja buze detit”–Apo “shetitorja Aulona” etj etj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *