INUK vijon aksionin në Tiranë

Dita

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vijuar me prishjen e objekteve në kryeqytet.

Aksioni është zhvendosur në zonën e Selitës, ku ka nisur prishja e banesave që pengojnë zhvillimin e unazës së madhe.

Sipas punonjësve të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, pronarët e shtëpive janë shpronësuar dhe pritet lëvizja e tyre nga banesat, për të vijuar më pas shembjen e tyre.

Kjo do të ndihmojë vazhdimin e punimeve për ndërtimin e mbikalimit dhe zgjatimin e Unazës së Madhe që kalon në këtë zonë. /E.K

Share This Article
1 Comment
  • Po tek blloku harruan te kalonin keta. Me sa duket nuk e kane pare shkallen e Abissnetit te Kocos qe ze gjysmen e trotuarit per te mos folur per baret qe kane gllaberuar 80% te trotuareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *