Gjykata e Tiranës ka dhënë pafajësinë për soprano sopranon me famë botërore, Inva Mula. Në lidhje me padinë penale të ngritur ndaj saj për shkelje të të drejtave të autorit, gjykata është deklaruar në favor të saj.
Inva Mula ishte në gjyq me kameramanin Fatmir Çepani, i cili ka filmuar rrëzimin e bustit të dikatorit Enver Hoxha, më 20 shkurt 1991. Ky i fundit pretendonte se sopranoja i kishte shkelur të drejtën e autorit kur kishte përdorur sekuencën e rrëzimit të bustit të diktatorit në klipin e këngës së saj, “Dhuratë për ditëlindje”.
Në vendimin e firmosur nga gjyqtari Artan Gjermeni, të shpallur në 22 qershor në Dhomën Penale të Gjykatës së kryeqytetit, vlerësohej se në veprimet e së akuzuarës Inva Mula nuk ekzistonin elemente të veprës penale për të cilën ishte paditur.

Injoranca e Fatmir Cepanit I ka ngrene kohen Inva Mules per nje gje qe si takon.
Fatmiri ne kohen e filmimit ka qene punonjes i TVSH-es qe ishte institucion shteteror dhe autoresia i takon TVSH-es dhe jo Fatmirit.
Gjithmon injoranca te mundon ,por nuk te mund.
Mos duhet ringritur perseri si simbol qe luftoj korrupsionin dhe vuri drejtesi per shumicen .