Dy ditë pas protestës së zhvilluar në qendër të Korçës, invalidët e këtij qyteti kanë protestuar sërish për gjendjen e keqe ekonomike dhe mungesën e përkrahjes së shtetit.
Me pankartat “Në prag të festave jemi pa bukë dhe me borxhe”, “Kërkojmë pagesën e invaliditetit”, “Qeveria të reagojë, ne nuk u ndahemi protestave”, personat me aftësi të kufizuara kanë sfiduar temperaturat e ulëta që në mëngjes herët. Ata kërkojnë përkrahje nga shteti, pasi nuk mund të paguajnë as ilaçet, për të mos folur pastaj për shpenzimet e festave të fundvitit.