Invalidët paguajnë?

redaktor

Duke filluar nga dje, 1 korrik 2014, të gjithë invalidët e punës që deri më tani nuk paguanin për transportin urban, do paguajnë si gjithë qytetarët e tjerë biletën e autobuzit. Ky është vendimi i shoqatës së transportit që ka hyrë në fuqi. Në lidhje me këtë vendim kanë reaguar invalidët të cilët janë shprehur se kjo është shkelje e të drejtave të tyre, që jua ka paracaktuar ligji. Ata shprehen se Bashkia e Tiranës duhet të ndërhyjë urgjent për t’a zgjidhur këtë situatë.

Sipas dispozitave ligjore, e drejta e invalidëve të punës për udhëtimin falas në mjetet e komunikacionit qytetas privat është e përcaktuar me ligj edhe në dokumentacionin licencues dhe certifikues të shoqërive të transportit. Invalidët nga ana e tyre kanë thënë se në rast mosndërhyrje nga ana e bashkisë ata do ngrihen ne protesta.

MMSR deklaron nderkohe se, me anë të ministrit Veliaj më 27 Maj të këtij viti ju drejtua kryebashkiakut Basha me një letër ku shkruhej se: “Duhet të respektohen dispozitat ligjore dhe se MMSR do të vazhdojë monitorimin e kësaj çështjeje në vazhdimësi dhe do të procedojë me të gjitha mjetet ligjore në dispozicion, në rast se do të konstatohen shkelje të legjislacionit në fuqi, pjesë e fushës së saj të përgjegjësisë”.

Megjithate, ende nuk kemi asnjë prononcim nga MMSR në lidhje me situatën e krijuar tanimë.

urban 1

Share This Article
5 Comments
  • Perse nuk duhet te paguaje kjo kategori?A kane pensione?PO.Biles i kane edhe me te larta se pensionistet qe kane punuar 40 vjet

  • Un kam qene ne Paris dhe ne Prag,kam shku ne Muzet e ketyre vendeve dbe ma kan njoft librezen e invalidit,kam paguar gjysem bilete. E po ky eshte kulmi vendi jot nuk ta njef,kto gjera ndodhin vetem ne Shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *