Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
DITA, përshëndetje! Ju dërgoj një informacion që mendoj se është më shumë se problem. Në Krujë, ndoshta edhe në rrethe të tjera ka filluar aksioni verifikues dhe diagnostikues për të sëmurët invalidë me të meta mendore dhe fizike në nivele të ndryshme, këta të trajtuar me ndihmë ekonomike. Deri këtu s’ka asnjë të keqe. Problemi qëndron se verifikimi mjekësor i këtyre invalidëve do të bëhet vetëm në Tiranë nga një komision përkatës. Si është e mundur që këta invalidë me nivele të ndryshme dëmtimi deri në regjim shtrati dhe që nuk janë të pakët, të ngrihen dhe të marrin rrugët për t’u ekzaminuar në Tiranë? A nuk është e mundur që një ekip i caktuar mjekësh t’i shohë këta invalidë në Krujë duke ja zbutur sadopak nivelin e fatkeqësisë që i ka rënë për fat? Mbetem me shpresë që ky informacion të ketë rënë në vesh të dikujt. Krutani.
