Investigimi: Zbuti dhe fshiu pjesë raportesh, Komisioneri për Zgjerimin nxiti vartësit e zyrës së tij të favorizonin Serbinë në procesin e anëtarësimit

redaktor

 

“Komisioneri i Zgjerimit të BE-së Olivér Várhelyi fshiu apo zbuti kritikat ndaj vendeve kandidate për rënien e standarteve demokratike të shtetit të së drejtës në favor të një axhende të qeverisë hungareze që synonte të dobësonte vlerat e BE-së dhe në mbështetje kryesisht të Serbisë”, – bëhet e ditur nga një analizë e politiko.eu. një publikim online i specializuar.

Sipas analizës, [link] një diplomat i BE-së e ka cilësuar atë si “Voldemorti i Zgjerimit”, duke iu referuar me emrin e një personazhi negativ të serisë Harry Potter, që arrin të rrëmbejë pushtetin  përmes një grushti shteti të heshtur.

Várhelyi akuzohet se ka mbyllur sytë para rënies dramatike të standardeve demokratike në Serbi, një vend që është klasifikuar nga Freedom House si “pjesërisht i lirë” nga statusi i mëparshëm “i lirë”.

Zyrtarë të ndryshëm të Drejtorisë së Zgjerimit, të cituar pa emër nga raporti, ankohen se komisioneri i ka shtyrë ata të mos shohin me vëmendje situatën me qëllim që të nxisin përparimin e anëtarësimit, veçanërisht të Serbisë.

Artikulli

Romeo Franz, një europarlamentar për të Gjelbrit nga Gjermania, i tha Politico.eu se qëndrimi i Várhelyit ka qenë i debatueshëm edhe në rastin e bllokimit të vendimit për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nga vetoja bullgare.

Franz sheh një lidhje mes qëndrimeve të Varlehyi dhe mbështetjes së Orban në Hungari për ish-kryeministrin e dënuar për korrupsion Nikola Gruevski.

Një punonjës i Drejtorisë së Zgjerimit komentoi gjithashtu se vëren një përputhje të dukshme mes qëndrimit të qeverisë hungareze ndaj Turqisë dhe qëndrimit të Várhelyit.

Ai akuzohet se ka fshirë nga projekt-raporti për Turqinë, disa referenca në lidhje me nxitjen e gjuhës së urrejtjes nga politikanët në pushtet në Turqi dhe dhunimin e gazetarëve.

n.s. / dita

 

Share This Article
2 Comments
  • Orban-i eshte nje qelbesire e tipit Vicidol. Por te pakten nuk e shet vendin e tij tek fqinjet.
    Ky plere eshte vene ne ate post nga Orban-i per te zbatuar politikat e tij. Orban-i e ka vendin ne burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *