Investigimi: Kush po e kërkon Pashalimanin?

redaktor

Një kompani e regjistruar në Amerikë po bën sondazhe pranë autoriteteve shqiptare për të shtënë në dorë kantierin detar, që është brenda bazës ushtarako-detare të Pashalimanit.

Kantieri i ndërtuar gjatë periudhës së flirtit të diktatorit Hoxha me Kinën u dëmtua rëndë gjatë trazirave të vitit 1997, por me ndihmën e qeverisë turke u rindërtua më pas.

Gjatë montimit të anijeve patrulluese prodhim i kompanisë holandeze “Damen Shipyards” në kantjer u kryen punime të tjera modernizuese.

Kompania që ia ka vënë syrin kantjerit është MER Group, LLC (Marine Environmental Remediation Group LLC). Ajo po e tenton kantierin me çdo formë, privatizim me çmim të lirë, konçesion, amfiteozë (kjo mënyra e fundit të kujton përpjekjet e Pinarit në fund të vitit 2007 për të gllabëruar uzinat e Gramshit dhe Poliçanit nëpërmjet kompanisë së tij të regjistruar në Ishujt Sejshell) etj.

Në pamje të parë nuk do kishte asnjë gjë të keqe, nëse kantieri do të privatizohej dhe do të shërbente për ndërtim, riparimin e anijeve të ndryshme civile dhe ushtarake, shqiptare e të huaja.

Faktikisht kompania që ia ka vënë syrin kantierit, kërkon ta shndërrojë atë në një vend, ku do të demontohen (priten, coptohen) anije tepër të vjetra për t’u përdorur si anije.
Veprimtari të tilla për shndërrimin e anijeve tepër të vjetra në skrap bëhen në pak shtete të botës, kryesisht për shkak të ndotjes së pashmangshme të mjedisit. Vende të specializuara për një proces të tillë janë afër portit të Chittatong-ut në Bangladesh, në Indi, në Turqi, vetëm në një port. Në Amerikë për shkak të rregullave të forta për mbrojtjen e mjedisit kryhet vetëm demontimi i anijeve “surplus” (të tepërta shtetërore, kryesisht ato ushtarake).

 

Ç’do të thotë që kompania në fjalë të merret me një proces të tillë në Gjirin e Vlorës?

Në Vlorë dhe rreth Vlorës, janë qindra milionë euro të investuara në turizëm, dhe qindra milionë të tjera të planifikuara gjithashtu për turizëm. Ato rrezikojnë shumë për shkak të ndotjes nga një aktivitet i tillë. Rrymat detare të tillë ndotje mund ta shpien edhe jashtë Gjirit të Vlorës duke rrezikuar zonën bregdetare të pjesës jonike të Gadishullit të Karaburunit, vendin e quajtur Rrugët e Bardha e deri në bregdetin e Dhërmiut.

Një veprimtari e këtij lloji do të thotë, që lëndë jashtëzakonisht ndotëse si boja, me të cilën janë lyer anijet sidomos ajo “antiruxho” (kundra ndryshkut) dhe azbesti kancerogjen t’ia ulin shumë vlerën si zonë e turizmit,e ujit dhe e diellit, Vlorës dhe rrethinave të saj deri në Rivierë.

Mbeturinat e vajrave, naftës, mazutit si edhe ujërat e pista të anijeve (bilge), që do copëtohen, janë një faktor tjetër rrezik ndotës, që mund të bëjë dëme shumë të rënda në Gjirin e Vlorës dhe më gjerë. Nëse do të priten edhe anije ish-ushtarake, mund të kemi në zonë edhe ndotje radioaktive nga komponentët e radarëve, nga magazinimi në këto anije i municioneve me uranium të varfëruar etj. Në një shkallë mjaft të vogël, një ndotje e ngjashme ndodhi gjatë demontimit të ish fregatës jugosllave Split (Beograd) në Portin e Durrësit në vitin 2013-2014.

Rilindja në opozitë e luftoi me mish e me shpirt idenë e frikshme të Salës dhe Mediut për të importuar plehra në Shqipëri. Nuk ka sens, që tashmë të importojmë anije-plehra për t’i prerë në Shqipëri!

 

Cila është kompania MER Group LLC?

Kjo kompani bën pjesë në atë grup firmash, që etiketohen si “up-start companies” d.m.th. firma të sapo krijuara. Sipas kësaj ideje për privatizimin e kantierit detar, në Pashaliman do vendoset për t’u marrë me një aktivitet tej mase të rrezikshëm nga pikëpamja mjedisore një kompani taze e sapo krijuar, pa përvojë për të tilla operacione.

Pyetjes se kush garanton që kjo kompani aq e ngjashme me Alba-Demilin famëkeq të Delijorgjit nuk do të na bëjë hatanë në Vlorë, siç ndodhi në Gërdec, nuk i ikën dot për shkak të ngjashmërive.

Sepse njësoj si Patrick Henry III, ortaku i Delijorgjit në Gërdec, edhe kjo kompani ka partnerë si Clarence F. LaMora Jr. me funksion “Chief Operating Officer” (i cili, për 30 vjet ka shërbyer në shërbim aktiv dhe në rezervë si kryekapter në marinën ushtarake amerikane) apo Stanley Kahn (me detyrë “Quality Control Manager” me eksperiencë 50 vjeçare në ushtrinë dhe marinën amerikane).

Por në rast telashesh këta mbajnë zero përgjegjësi njëlloj si në Gërdec, ku Patrick Henry III, jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi për viktimat dhe dëmet materiale, por nuk u paraqit në sallën e gjyqit qoftë edhe si dëshmitar.

 

Qershia mbi tortë

CEO (Chief Executive Director) d.m.th. drejtor ekzekutiv i përgjithshëm i kompanisë është një shqiptaro-malazezo-amerikan i njohur me emrin Martin Vulaj.

Por z.Vulaj familjarisht është regjistruar në Amerikë me mbiemrin Vuleviç. Për këtë mënyrë regjistrimi të mbiemrit kemi si shembull edhe pasqyrimin në shtypin amerikan dhe në dokumentet e gjyqësorit amerikan të vrasjes në vitin 2004 të vëllait të Martinit, të ndjerit Zef Vuleviç. (për më shumë shiko linkun: http://m.ctpost.com/local/article/Trial-in-chef-slaying-set-for-September-405597.php#photo-126975.)

Disa fakte të tjera e shndërrojnë gjithashtu në problematike figurën e z.Vulaj (Vuleviç) si CEO i kompanisë, që do copëtojë anije në kantierin detar të Bazës ushtarako detare të Pashalimanit.

Një vendim i Gjykatës së Apelit të Gjykatës Supreme të Nju Jorkut (Departamenti i parë) i marrë më 26 nëntor 2002 Martin Vuleviçit i ka hequr liçensën e ushtrimit të avokatisë për kequshtrim të profesionit. Në këtë link është vendimi i gjykatës: http://www.leagle.com/decision/2002650301AD2d349_1593.

Një kërkim i shkurtër në internet na jep disa shembuj të kequshtrimit të profesionit nga ish avokati, aktualisht CEO i MER Group LLC.

Besnik Rukiç, në ankesën e tij gjyqësore për mosakordim azili politik nga autoritetet amerikane ndër të tjera solli si argument kequshtrimin e profesionit nga avokati Martin Vulevic. Linku: http://www2.ca3.uscourts.gov/opinarch/053979np.pdf

Zyrafete Bajraktari a.k.a Hanife Kabashi në ankimimin e bërë në Gjykatën e Apelit të SHBA-së, (Qarku i Tretë) ndër të tjera sjell si argument të gjykimit të padrejtë në gjykatën e shkallës së parë edhe kequshtrimin e profesionit nga ish avokati Vuleviç. Për më shumë hollësi lexuesi mund të konsultohet me linkun: http://www2.ca3.uscourts.gov/opinarch/053979np.pdf

 

Pyetje të pashmangshme; kujtesë Ministrisë së Mbrojtjes

Pse duhet të investojë në një pronë ushtarake, në një aktivitet të ndjeshëm për mjedisin dhe për sigurinë kombëtare të Shqipërisë një ish avokat i çrregjistruar nga Libri (Rregjistri) i avokatëve në Amerikë për arsye profesionale?!

Përse duhet riprovokuar një publik që i njeh tashmë mirë punët e një tjetër “iç”-i në Shqipëri, famëkeqi Damir Fazlliç? A nuk është mjaftueshëm rasti i tij të paktën në çështjet, institucionet, apo instalacionet, që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare të vendit?

Kujtojmë për lexuesin praninë e gjysëmfytyrës së Fazlliçit, i fshehur pas shpatullave të guvernatorit Tom Ridge në mbledhje me kolonelë, gjeneralë, ministra e deputetë në kohën e kryeministrit Berisha.

Zonja Ministre! Ngjashmëria e MER Group LLC me Albademil SHPK-në maskuar me maskën amerikane të Patrick Henry III është evidente. Do të ishte e udhës të merrej çdo masë, që historia të mos përsëritet.

Share This Article
13 Comments
  • Keni pas shanc per ti mbajt te gjith kantjeeret po te kishit krijuar tregun e letrave me vlere ne cdo privatozim,por kjo su ka interesuar asnje politikani qe esht mar me ket pune kur llokmat per te shit pronen e popullit dhe te shtetit u bente me nje cmim qesharak qe investoret e huaj te sulmonin qe te jepnin pak me shum por perseri vetem per ata qe kishin ne dor privatizimin!
    Di te them larg mashtrusve amerikane se i duan pa pare e se do ju gjej belaja njelloj si me naften e te perplaseni me mashtruset me te medhenj te botes neper gjyqe te organizuar nga ta vetem e vetem si tua marin pronen e paret,!

  • Vulaj apo Vulic,, Ruka apo Rukic,,,,trap apo Trapic,

    a ia vlen te merresh seriozisht me zhgarravina, qe bien ere dyshimi, qysh prej menyres se si ndertojne identitetin personal.
    Nuk jemi me ne kohen e Adil Carcanit, ku mashtruesit ordinere si Ajdin Sejdia, benin gropa ne mes te Tiranes, per ti mos mbyllur me kurre. Kjo kategori shqipfolesish, duhet mbajtur sa me larg vendit. Asgje e mire, nuk vjen prej tyre. Pashalimani, nuk eshte gropa e radhes se mashtruesve.

  • Pasurite e vendit tone prej dy vitesh po keqmanaxhohen nga dyshaja gllaberuese rama meta ! Shitja apo dhenia me koncesion pa asnje dobi per shtetasit shqiptar eshte nje trend i cili po na merr jeten ! Ketu dua te permend rastin e Marinzes dhe kompanise kanadeze e cila ende nuk ka dhene asnje demshperblim per njerzit e prekur ! Kemi shembullin me te fundit te dhermiut nga ministri ahmetaj etj etj ! Shqiperia e rilindjes po shet shqiperin per hesap te vet dhe jo te qytetareve !

  • Respekt te jashtezakonshem per zotin Gjergj Thanasi. Burra me dinjitet KA PAK Shqiperia.
    Shkrimi eshte nje sirene alarmi me shpirt qe lajmeron shqiptaret qe te duan ne mos veten, femijet e tyre. Shqiptaret te cilet kane nje kompleks inferioriteti deri ne dhimbje, ndaj fjales amerike dhe rrjedhimisht cdo lloj zorzopi qe vjen prej andej apo ka pasaporte amerikane
    Te mos lejojne zorzopet e botes qe vijne ne emrin e AMERIKES- qofte edhe sikur ajo vet te ishte. Shume sakte thuhet ne shkrim, ishin amerikanet qe ne bene peshqesh Gerdecin, apo qe deshen ta shkaterronin Shqiperine me armet kimike,
    Ishin po kompani amerikane , qe perlane parate per rrugen e Kombit ketej dhe andej kufirit tek popujt me te varfer te Europes.
    Por perderisa asnje nuk u denua birbot e politikes shqiptare kujtojne se mund te bejne perseri si te duan
    Respekti dhe dashuria do prova dhe duhet te jete reciprok.
    Sa per zoterinjte e politikes e kane humbur kredibilitetin se mund te mos bejne dicka ne kurriz te Shqiperise dhe popullit.
    POR I ZOTI E NXJERR GOMARIN NGA BALTA dhe te zotet duhet te jemi ne populli te ndricuar nga elitat( pika qe nuk u bie nese ekzistojne).
    Fatmiresisht ka individe si gazetari i nderuar Thanasi. Edhe njehere falemnderit per shkrimin.

  • Vetem turizem. Boll u shkaterua Durresi e Golemi dhe nje pjese e mire e bregdetit shqiptar. JO nga populli por nga horrat dhe cubat e politikes.
    Asnje meter bregdet nuk duhet lejuar pervecse turizem

    Pak nga pak po i zgjohen nga gjumi djemte Shqiperise dhe nuk do lejojne më horrat e botes me pasaporte amerikane ta dhjesin vendin tone.

  • A ka me leber ne laberi? Si mund te lejojme vlonjatet qe VLOREN e bukur e historike; antike e turistike; trime e liridashese, luftetare e patriotike, te pater e te pasur; intelektuake e shkencore; VLOREN folklorike e bashkekohore; mikepritese e humane; VLOREN, krenarine e shqiparise ta perdhosin e injorojne; ta ndotin e shkaterojne; ta shteremerojne e deformojne deri ne Gjeneze; ta SUNDOJNE e shfrytezojne “firma e compani concesionare” vendase apo te huaja?

    Si mund te pranoje labi i historise, pushes dhe penes; shkences dhe arsimimit te ndote ambjentit ne nje forme te tille ku femijeve tane, brezave te sotem dhe atyre qe vijne tu kanosej semundjet toksike e kanceroze, fertiliteti, apo semundjet te tjera e te REZIKESHME per jete, si semundjet pulmonare, apo ato te transformimeve fenoripike e genotipike duke sjelle ne jete me shume antikapate, dhe kjo vetem nga mbetjet toxike qe do te prodhoje ajo uzine……etj ?

    Si mund te jete dakorte labi te vdese per tu paraqetur “BUJARE” para te huajve?
    Si mund te jete dakorde qeveria e “RILINDJES” me kete KRIM?
    Pse nuk I ndertojne ne vendet e tyre keto “KOMPANITE E MORTJES” keto lloje biznesi?

    Pergjigje eshte e thjeshte. Sepse atje ka SHTETE qe mendon per njerezit, sepse ka edhe njerez qe bejne REVOLUCION…..

    Ketu ka pushtetare qe bejne “KORUPSION”. Ketu nuk ka “LIRI”por “SKLLAVERI”

    LABERIA DUHET TE ZGJOHET……

  • Mirenjohje zemre per Gjergj Thanasin,i cili ka shkrojtur ne menyre frekuente ,me pergjegjshmeri profesionale dhe patriotike ,per hatarat qe I kane bere ushtrise dhe objekteve te saj,njerez me emra konkrete, ai e ka bere ne media present,ne avance, zullumet e kusarive te pasurive ushtarake te shtetit te shqiptareve.
    Pashalimani ka qene,eshte dhe duhet te mbetet prone e ushtrise se shqiptareve dhe e askujt tjeter.Krimi apokaliptik I Gerdecit,me heqjen totale te brekeve te shtetit perballe lloj-lloj xhambazeve te botes,ka lene pershtypjen e nje Shqiperie me te cilen mund te besh kur t’a doje kokrra e qejfit bordello fitimprurese per ta.
    Qeveria aktuale dhe Ministresha e Mbrojtjes duhet te sfidojne cdo intencion,nga kushdoqofte ,per biznese me pronat ushtarake te Shqiperise.
    TUNG.

  • STOP KETYRE LOJRAVE TE PISTA NE KURRIZ TE JETEVE TE POPULLATES SHQIPETARE!MBI KURRIZ KEMI KALUAR NJE 97,NJE GERDEC,NJE TENTIM PER DEMONTIMIN E LENDEVE KIMIKE E KAUBOJSIT E TEKSASIT NUK NA LENE DERI SA TE NA MARRIN EDHE PIKEN E FUNDIT TE JETES PASI SHQIPERINE TASHME KOLONI TE SHPALLUR PO SHPERBEJNE TE TERE !MIRPO ESHTE NJE KODOSH POPULLI QE SI LE REHAT E NUK PO GJEJNE MENYRA SI TA ZHDUKIN,E ME E MIRA ESHTE TA HELMOJNE ME MENYRA AFATGJATA DERI NE ZHDUKJEN E TIJ.KETE PUNE IUA SIGURO VETEM SALIU E SOJI I TIJ!

  • PASHALIMANI ESHTE TENDINA E AKILIT. ME CDO KUSHTE DUHET TE KALOJE NE DORE TE AMERIKANEVE, DHE KETU NUK KA ME SHQIPARI E SHQIPTARE PASTAJ……
    TE HUAJT ME MBESHTETJEN E SEKSEREVE DHE TRADHATAREVE QE NE I VOTOJME TA NA DREJTOJNE, ME AGJENTET E RUGJUR TE DUARTROKITUR NGA VETE NE, HISTORIKISHTE NA KANE GROPOSUR. PO KETE RADHE GROPAN PO NA E PERGATISIN AQ TE THELLE SA TE MOS DALIM DOT KURRE ME NE FAQE TE DHEUT.
    DHE E DINI KU? NE FUND TE OQEANIT!!!!!!!

  • O popull ko…Burre me dinjitet Gjergj Thanasi????????Prandaj ka marr fund cdo gjo aty ne Shqypni. Vazhdoni me burra me dinjitet dhe te rrale si puna Gj. Thanasit se do shkoni shume perpara. Thjesht ashtu si keni shku gjithmone.

  • Era,,!
    Djemte e Shqipetise ,kane qene gjithnje zgjuar si ky artikull shkrues i nderuar,,,!
    Puna eshte se kush i degjon,,,!
    Ke ka degjuar p.sh. Berisha ,per keto 20 e ca vjet,qe shiti transferoi dha me koncension apo tregetoi pasurine tone kombetar ,fare lire ose me dem te konsiderushem si ne nafte krom,baker armatime, e pajisjete ndryshme,uzina e fabrika te tera per skrap,etj.?
    Edhe kur i kane thene ai ose nuk pergjigjej ose i ka anashkaluar..
    Kjo ndodhi se ai gjeti shesh nuk pati asnje rezistence as nga shoqeria civile as nga grupe interesi,apo parti politike.Murtaja Berisha tani iku opinioni shoqeror eshte zgjuar e forcuar media po ashtu si pjese shume forte esaj eshte edhe e nderuara gazeta Dita.Po keshtu pergjegjeshmeria politike e kesaj mazhorance qeverisese Edi Rama eshte e larte.Nuk ka shanse te ndodhe qe te behet Pashalimani varreze ndotese e Gjirit te Vlores jo kurre.Te pershendes z. Gjergji Thanasi ,keta gazetare e keto shkrime na duhen.URIME E SUKSESE,,,,,,,!

  • Ajo ka qene baze ushtarake dhe JO KANTIER!!!!!
    Ndryshimi ne emertim eshte goxha i madh dhe ne anen juridike te ceshtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *