INVESTIGIMI / Sa duhet të paguani nën dorë për të kolauduar mjetin

Dita

4900 lekë në taketuken e makinës dhe 2 000 leke bakshish per rojen sekser,  e kalon kontrollin teknik, edhe nëse ke defekte.

Kjo është mënyra sesi e kalojnë automjetet kontrollin teknik në qendrën e kontrollit teknik të automjeteve në Lushnje.

Radhët e gjata të automjeteve për kolaudim, por edhe korrupsioni i punonjësve kanë detyruar një grup shoferësh të Lushnjes që t’i drejtohen emisionit Fiks Fare.

Kamera e “Fiks Fare” dokumentoi me zë dhe figurë një tjetër rast korrupsioni, ku disa punonjës marrin para për të kaluar një makinë në kolaudim. Mbrëmjen e së hënës, emisioni transmetoi investigimin në Qendrat Rajonale të Kolaudimit në Durrës dhe Lushnje.

Gazetarët e Fiks fare me 7 mijë lekë të reja, kaluan një mjet pa u kontrolluar imtësisht. Pronari i automjetit kishte tentuar ta kalonte këtë mjet në Tiranë, por nuk ia kishte arritur.

Gazetarët marrin mjetin problematik dhe udhëtojnë fillimisht drejt qytetit të Durrësit. Në Kolaudimin e Durrësit, gazetarët takojnë rojën.

Ai është personi që ndërmjetëson dërgimin e automjetit të gazetarëve në qendrën e kontrollit teknik në Lushnje.

Ai kërkon lekë për t’i adresuar dhe garantuar kalimin në Kolaudimin e Lushnjes. U kërkon 1 mijë lekë të reja bakshish , madje u jep letrën rekomanduese për në Lushnje.

“Ti je duke ikur në Lushnje dhe atje e kalon me 30 mijë lekë (të vjetra). Të jap një emër, t’i thuash të fala nga filani dhe të shkosh e ta bësh” është “rekomandimi” i rojës për gazetarët.

Më pas shpjegon të gjitha procedurat që duhet të ndiqen. “Fillimisht do të futesh brenda me makinë, do të lësh letrat dhe do t’u thuash punëtorëve se më ka dërguar A.V. Lekët do ja lësh tek kroskoti” vijonte roja në Durrës, ndërsa i mësoi gazetarët se duhet t’i afroheshin rojës dhe t’i thoshin në vesh “të jap 30 mijë lekë(të vjetra)”.

Pas këtij “rekomandimi”, gazetarët kanë shkuar pranë Drejtorisë Rajonale të Kolaudimit në Lushnje. Punonjësit u thonë se duhet të paguash kolaudimin prej 2 mijë lekësh, që të hyjë makina në kontroll.

Gazetari i thotë punonjësit se i ka paguar të gjitha taksat, ndërsa punonjësi i përgjigjet se “taksat i hëngri Rama ore. Është privat kjo, do paguash 20 mijë lekë”. Gazetarët presin taksën e kolaudimit dhe vendosin makinën në parkim, para pikës së kolaudimit.

Në vendin që quhet “taketuka e duhanit” lënë 2900 lekë (të reja).

Më pas, siç duket edhe nga pamjet, inxhinieri merr makinën dhe gjatë rrugës për tek kolaudimi, hap “taketuken e duhanit” dhe merr lekët, të cilat i fut në xhep. Pasi hyn në kolaudim, sërish fut dorën në xhep dhe nxjerr lekët dhe i numëron. Pasi nxjerr makinën nga pika e kontrollit, inxhinieri dërgon rojën.

“Më dërgoi inxhinieri. Më tha ik me makinën dhe hajde nga ora 15;30 se kanë ardhur kontroll nga Tirana” u thotë roja gazetarëve. Në orën 15;30, gazetarët paraqiten sërish te pika e kontrollit. Në këtë orë, inxhinieri iu komunikon se “jam duke e futur brenda për një kontroll formal more burri i dheut”.

Ai u thotë gazetarëve se t’i lënë ku të duan lekët se nuk ka asnjë problem. Gazetarët lënë 2 mijë lekë të tjera sipër taketukes, pranë levës së marshit dhe më pas inxhinieri futet në makinë.

Ai e merr makinën dhe e fut formalisht në pikën e kontrollit. Gjatë rrugës, merr 2 mijë lekëshin dhe i fut në xhep.

Pasi e nxjerr makinën nga pika e kontrollit, vjen roja që u thotë gazetarëve që të marrin letrën. Në fund, inxhinieri merr faturën e pagesës së kolaudimit dhe më pas përshëndetet përzemërsisht me gazetarët, të cilët dokumentuan të gjithë skemën sesi një automjet me probleme kaloi në pikën e kolaudimit.

 

Share This Article
4 Comments
  • Kontrolli teknik , qe nuk eshte aspak teknik por nje zinxhir ne qafen e shqiptareve i vendosur nga babzia e qeverise se Sales ishte nje premtim i z. Rama se do te liberalizohej si ne te gjith boten ky treg i gjoja kualidimit te automjeteve , por per fat te keq akoma nuk ehte mbajte ky premtim Ky kalvar eshte ne te gjitje pikat e kualidimit , drejtuesi detyrohen te paguajne per te pase letrat e mjetit ne rregull . Jo me larg se ne Mal te zi servisi te therret vete per te kualiduar makinen , kurse ketu tek ne veprohet si ne diktature . Te merr te demton mjetin dhe te merr bakshish .

  • Nuk po na thoni ndonje gje te re, ky eshte nje avaz i vjeter ne te gjitha pikat e kolaudimit te automjeteve ne Shqiperi edhe nga fabrika i dale automjeti me zero km do te besh pagesen nen dore.
    Po ne burg eshte plasur ndonje nga keta “Inxhinjeret”, shtet rrumpalle.
    Perse nu liberalizohen pikat e kontrollit te automjeteve, sic e ka bota dhe ne menyre te vecante Amerika.

  • Nuk jane njerez keto, keto quhen kafshe hajdute, jane dhe shume injorante (te paditur) se duke kaluar mjetin me defekt, ky mjet mund te vrase njeri, por po te jene keto te kollaudimit, jemi ne rregull, prandaj nuk behet Shqiperia se ka njerez te pandershem

  • Kolaudimi teknik nuk eshte asgje tjeter vetem nje vjedhje, grabitje dhe korrupsion i papare i gatuar “mire” nga politika shqiptare kush eshte ne pushtet, ne pozite, ne qeveri duke filluar nga SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe me kete barbonin dhe mashtruesin e fundit te quajtur EDI RAMA dhe me ish Ministrin e Transporteve e fundit EDMOND HAXHINASTO. Ne lidhje me kete proces mender qeveria e EDI RAMES nuk ka bere asgje.
    Por e ka lene monopol, sepse fitimiet shkojne ne nje dore te vetme, ku nga ky fitim ka perqindjen e vet te zhvatjes si Kryeministri dhe Ministri i Transporteve, ne kete rast batakcite EDI RAMA dhe Ministri i Transporteve kush eshte tani ne fuqi.
    Thuhet se ne cdo aspekt behet sipas standarteve evropiane, por asgje nuk eshte e tille.
    Kontrolli teknik i makinave behet vetem me hapjen e shume pikave dhe servise te riparimeve te makinave dhe te licensuara per koluajdim, kontroll makinash me te gjitha aparaturat qe duhen per kete proces.
    Kjo, license ti jepen kujdo servisi qe eshte i kompletuar me te tilla aparatura.
    Me ardhjen ne fuqi ne vitin 2013-te, te qeverise te RILINDJES se PS-se me EDI RAMEN Kryeminister, i cili nuk po mban asnje premtim, na doli edhe ndotja e ambjentit nga tymrat dhe gazrat e makinave. Kjo ndodh sepse makinat jane te vjetra. E verteta eshte se kjo qeveri gjate kesaj periudhe lejon te shitet karburant jashte cilesie dhe standarti. Nuk ka si ndodh ndryshe, sepse neqoftese makinen e furnizon me “shurre=urine” nuk ka si dalin gazrat dhe tymrat “parfum”.
    Principi i politikes, i qeverive shqiptare eshte vetem mashtrimi dhe demagogjia per te mos bere asgje. Te gjitha reformat gjate ketyre 26-te vjeteve te ashtuquajtur demokraci nuk jane asgje me shume se reforma te deshtuara ne dem te shoqerise shqiptare dhe ne favor te 5(PESE) PERQIND te favor te gangsterave, mafiozve te politikes dhe biznesit te korruptuar shqiptar.
    Edhe kjo qeveri si gjithe qeverite e meparshme, e kujdo partie qofte, te pirdhen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *