Në 15 mars 2008 një shpërthim i tmerrshëm me profilin e një kupole bërthamore, vrau në Gërdec 26 vetë, plagosi rreth 300 të tjerë, shkatërroi qindra jetë njerëzish dhe shtëpitë e tyre.
Tragjedia e Gërdecit e shkundi prapaskenën e politikës shqiptare. Personazhe të kulisave të saj u ndjenë seriozisht të rrezikuar. Vala goditëse e “Gërdecit” pasi vrau njerëz dhe rrënoi disa fshatra, mund të hidhte në erë edhe karrierën e tyre. Të tremburit nuk qenë vetëm politikanë dhe qeveritarë shqiptarë. Duket kishte edhe diplomatë e politikanë perëndimorë që ndiheshin të kërcënuar.
Të blerë dekada më parë në Kinë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, municionet kineze mbaheshin në depot e shumta dhe tunelet maleve të Shqipërisë. Natyrisht ato mund të tregtoheshin apo të shkatërroheshin mund t’i dhuroheshin çdo aleati në luftën kundër terrorit, por nuk mund t’i shiteshin një kompanie, kontraktore e ushtrisë amerikane, për faktin e thjeshtë se SHBA i kish vendosur Kinës një embargo për armët qysh nga shtypja e dhunshme e revoltave në sheshin Tien An Men.
Por çuditërisht pikërisht kjo kishte ndodhur. Qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së saj të Mbrojtjes dhe kompanisë së këtij dikasteri MEICO, i kish shitur një kompanie amerikane (AEY) fishekë kinezë të cilat, më pas, ajo i dërgonte në Afganistan për të furnizuar ushtrinë afgane, aleate e SHBA dhe NATO’s në luftën kundër Al Qaedas dhe terrorizmit.
Si ishte bërë e mundur një gjë e tillë? Edhe sot e kësaj dite, një pjesë e mirë e publikut shqiptar, nuk e ka kuptuar aferën mafioze të kontrabandës së fishekëve.
I ndjeri Andrea Stefani e ka rindërtuar në detaje këtë histori, bazuar në takimet e tij me gazetarët amerikanë që u përfshinë, si dhe në materialet nga Komisioni Hetimor në Kongresin Amerikan. Ai e botoi investigimin e plotë në librin e tij “Komploti kundër lirisë”.
Po risjellim sot nga Stefani pjesën ku ai flet për implikimin e Fatmir Mediut, i cili pritet të gjykohet për ngjarjen e tmerrshme, pas rihapjes së dosjes:
Botuar në DITA
“…Mirëpo Diveroli nuk e përmbajti dot tahmanë e vet. Në një telefonatë nga Miami ai i kërkoi Trebickës që të përdorte kontaktet e veta në qeverinë shqiptare për të marrë vesh se sa e blinte municionin në të vërtetë sekseri Thomet. (AEY i blinte fishekët nga Thomet për diçka më tepër se katër cent pakon, e pastaj ia shiste Pentagonit për 10 cent).
Diveroli dyshonte që Thomet po përfitonte më shumë se ç’duhej nga ky muhabet. Doli që kishte të drejtë. Ca ditë më vonë Trebicka i raportoi që Thomet po i paguante qeverisë shqiptare vetëm 2 cent për pako – domethënë po merrte nga AEY dyfishin e çmimit, thjesht duke qenë sekser.
Kjo e nxehu Diverolin që i kërkoi Trebickës të vihej në kontakt me lidhjet e tij në Shqipëri e të gjente një mënyrë që ta nxirrte krejt jashtë loje Thomet-në. Trebicka e dha ndihmën e vet me kënaqësi. Ai mendoi se shqiptarët do përfitonin më shumë po të vendoseshin në kontakt drejtpërdrejt me AEY. Në fund të fundit po të nxirrej jashtë loje Thomet, do kishte më shumë para për të gjithë.
Mirëpo kur Trebicka mori takim me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Fatmir Mediu, veprimet e tij patën efektin e kundërt: pala shqiptare nxori jashtë loje vetë Kosta Trebickën duke informuar AEY që punën e paketimit nuk do ta bënte më Trebicka, por një shok i djalit të kryeministrit.
Ajo që nuk kishte kuptuar Kosta Trebicka ishte fakti se Thomet paguante ryshfet për Mediun dhe Shkëlzen Berishën një pjesë të fitimit të madh që nxirrte nga ky pazar. Kështu që ishte e pamundur të nxirrje nga loja Thomet-në, sepse pikërisht përmes tij fitonte para nën dorë pala shqiptare.
Kështu që nga loja nuk doli sekseri Thomet, por vetë Trebicka. I zemëruar ai kërcënoi se do tregonte gjithçka. Nju Jork Tajms, e informuar nga një avokat i Trebickës, në mars 2008 botoi shkrimin e titulluar “Nën hetim furnizuesi i armëve për Afganistanin”.
Pasi u publikua historia, Kosta Trebicka urdhëtoi për në SHBA për të folur me hetuesit e kongresit si dhe me prokurorët federalë. Shumë shpejt e zuri frika se mos e arrestonin edhe atë vetë. Ndërkohë, sapo u kthye në Shqipëri u shpall si dëshmitar kyç i Gërdecit.
Në këtë vorbull, një pasdite të shtatorit 2008, ai u gjet i vrarë në një “aksident” misterioz, ku makina e tij s’dihet se si, ia doli mbanë të rrotullohej mbi veten e vet në një rrugë të drejtë në Shqipërinë e jugut. U gjet i gjallë nga fshatarët, por mjekët dhe policia nuk mbërritën aq shpejt sa duhet në zonë. Në fakt, një nga zyrtarët e parë që arriti në vendngjarje, qe një ish-truprojë i Berishës.
Opinioni u trondit edhe më fort kur, pak kohë më vonë, kreu i një komisioni hetimor në Kongresin amerikan, Henri Uaksman (Henry Waxman), shfaqi dyshimin se ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, mund të kish miratuar fshehjen e provave për origjinën e paligjshme kineze të municioneve që u dërguan nga Shqipëria drejt Afganistanit nga një kontraktor amerikan.
Shkak për këto dyshime kishte shërbyer një deponim para këtij komisioni, që po hetonte aferën e fishekëve, i kolonelit Larry Harrison, atashe ushtarak i Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ai informoi për një takim që kish ndodhur mesnatën e 19 nëntorit të vitit 2007, mes Ambasadorit Uithers, disa zyrtarëve të tjerë të ambasadës dhe ministrit shqiptar të mbrojtjes, Fatmir Mehdiu. Kish qenë ky i fundit që e kish kërkuar këtë takim të beftë, i shqetësuar nga prania në Tiranë e një gazetari të NYT që po investigonte për aferën.
Në një letër që Uaksman i dërgoi Sekretares Kondoleza Rais (Condolezza Rice) në qershor 2008 thuhet:
“Sipas majorit Harrison, ministri shqiptar i mbrojtjes, Fatmir Mediu, i telefonoi në 19 nëntor 2007, për të kërkuar një takim urgjent me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Xhon Uidhers II. Majori Harrison pohoi gjatë intervistës se ministri shqiptar i mbrojtjes ishte i shqetësuar se një reporter i Nju Jork Taims-it, kish në plan të inspektonte Gërdecon. Majori Harrison i tha Komitetit se gjatë takimit, ministri shqiptar i Mbrojtjes kërkoi ndihmë nga ambasadori i SHBA. Ai bëri disa komente se kish qenë mik i SHBA, se kish ndihmuar SHBA. Ai ndjente se SHBA i kish borxh diçka”. (Letër e Henry Waxman për Sekretaren Condolezza Rice, 23 qershor 2008. Dokumente të Kongresit të SHBA, Komiteti i Mbikëqyrjes dhe Reformës Qeveritare.)
Vetë Uithers ka pohuar publikisht, se ministri i Mbrojtjes Mediu që, po sipas ambasadorit ishte shumë i emocionuar, i kishte kërkuar në atë takim gjëra të çuditshme, si bllokimin e investigimit të reporterit të “NYT”. Pse? Vetëm për origjinën kineze të fishekëve, për të cilën ai hiqej në publik moskokëçarës? Me sa duket jo. Mediu duket kishte hall se Nikolas Ud po investigonte shumë më tepër. Janë vetë ato që Mediu ka thënë në takim, që e mbështesin këtë dyshim.
Sipas Harrison:
“…ministri i mbrojtjes qe i shqetësuar se reporteri do të ekspozonte akuza korrupsioni. Se Nju Jork Times-i mund të shkruante një artikull rreth korrupsionit shqiptar në Ministrinë e Mbrojtjes”. (Po aty).
Mediu synonte të mos publikoheshin, telefonatat e regjistruara nga Trebicka me Diverolin, ku përfliteshin Kryeministri Berisha dhe i biri si të përfshirë në trafikun e municioneve. Prandaj do ishte normale të hamendësohej se ndoshta ka qenë pikërisht Kryeministri Berisha që e ka nxitur Mediun të takojë me urgjencë ambasadorin Uithers natën e 19 nëntorit.
Është normale të dyshosh se prapa gjendjes emocionale të ministrit, fshihej ankthi i Kryeministrit. Vështirë të besosh se një ministër shqiptar, kushdo qoftë ai, do guxonte të “çonte nga krevati” ambasadorin e SHBA me kokën e tij. Dhe na duket se Mediu ka synuar ta mobilizonte Uithers dhe ambasadën për bllokimin e investigimit të “NYT”, i inspiruar nga Berisha. Kjo duket se ka qenë forma më e lehtë e shantazhit që mund të jetë përdorur.
Një ministër nuk do të guxonte ta ndërmerrte një hap të tillë (të përmendte si “nder” fishekët kinezë të kontrabanduar) nëse në mos ambasadori, dikush nga ambasada amerikane, apo edhe dikush në Pentagon, nuk do të kishin pasur dijeni që Shqipëria kontrabandonte municione kineze në “interes” të SHBA në dhunim të ligjeve të SHBA.
Ka disa indicie që konfirmojnë këtë dyshim. Në letrën e 23 Qershorit që Uaksman i dërgon Sekretares Rais, flitet edhe se:
“Komiteti ka marrë gjithashtu informacion që zyrtarë të Departamentit të Shtetit u përpoqën të mbajnë fshehur takimin e 19 Nëntorit… se evidencat e marra nga Komiteti sugjerojnë që, të paktën në një rast zyrtarë të ambasadës kanë patur rol në fshehjen e origjinës kineze të municioneve, se provat ngrejnë pikëpyetje mbi rolin e Departamentit të Shtetit në dërgimin e municioneve kineze si dhe sinqeritetin e përgjigjeve të Departamentit për Komitetin”.
Ndërkaq edhe gazetari Lawson që kemi cituar më lart, shkruan se Trebicka kish marrë takim me atasheun ekonomik të ambasadës së SHBA dhe e kish vënë në dijeni për origjinën kineze të municioneve që po i shiteshin AEY. Por atasheu ekonomik i kish dhënë të kuptonte se s’kish problem. Përse? Dhe a ka njoftuar Ambasadën ky atashe dhe nëse po, përse nuk është ndërhyrë për të ndaluar kontrabandën? Sido që të ketë qenë puna, një cedim nga ligji dhe detyra ka patur.
Jo rastësisht, menjëherë pas daljes së artikullit të “NYT” që bëri shumë bujë, një punonjës i ambasadës shkruante i lehtësuar në një e-mail të tij: “Lavdi zotit nuk u përmend përfshirja e ambasadës”!
Por le të supozojmë se askush në Ambasadën Amerikane në Tiranë, pra as edhe ambasadori Uithers, nuk dinte gjë për shitje të municioneve kineze një kontraktori amerikan me emrin AEY, deri në natën e 19 nëntorit 2007 kur pranohet se një gjë e tillë iu është pohuar nga Mediu. Ç‘ndodhi më pas? A u angazhua ambasadori dhe ambasada urgjentisht në denoncimin dhe ndalimin e menjëhershëm të kësaj kontrabande në kundërshtim me ligjet e SHBA? Duket që jo.
Sepse ne dimë që kontrata e AEY është pezulluar vetëm disa muaj më vonë, në mars 2008, pas shpërthimit në Gërdec. Dhe akoma më vonë është anuluar. Madje ndoshta nuk do qe anuluar as sot e kësaj dite po të mos kish ndodhur tragjedia në Gërdec. Gjë që të bën të mendosh se fijet e aferës shkonin shumë më lart se ambasada.
Sipas deklarimeve të ambasadorit Uithers, takimi i natës së 19 nëntorit u shmang nga informacioni i Ambasadës për Komitetin e Mbikëqyrjes, sepse në atë takim nuk është përmendur fare emri i AEY! Qëndrim që kundërshtohet nga ato që majori Harrison i ka deklaruar Komitetit të Mbikëqyrjes.
“Në kohën e takimit mes ministrit të Mbrojtjes, ambasadorit dhe disa zyrtarëve të tjerë të Departamentit të Shtetit, ishte e qartë se kompania blerëse me një kontratë të SHBA ishte AEY?” – citohet të jetë pyetur, ndër të tjera, majori Harrison. Dhe ky i fundit ka pohuar, nën betim, se një gjë e tillë ishte e qartë për pjesëmarrësit në bisedë.
Dhe sipas asaj që ka dëshmuar Harrison, pasi ministri Mediu kish shprehur në bisedën e mesnatës shqetësim për investigimin e reporterit të “NYT”, ai vetë (Harrison) kish sugjeruar që reporteri të mos lejohej të hynte në punishten e paketimit. Por kjo nuk qe pranuar nga të pranishmit në takim. Pas kësaj ministri Mediu i telefonoi një gjenerali të ushtrisë shqiptare dhe e instruktoi të largonte të gjithë kutitë e municioneve kineze nga punishtja e ripaketimit në mënyrë që reporteri të mos shihte gjë.
Sipas Harrison: “ambasadori ra dakord se kjo do të zhdukte dyshimet mbi një keqbërje nëse Z. Ud (reporteri i “NYT”) ndërsa ndodhej në Rinas, nuk do të shikonte kuti me municione kineze”.
Kush gënjente, ambasadori Uidhers apo majori Harrison? Hetimet e mëvonshme i anashkaluan të gjithë këto enigma. Askush nuk dha përgjigje për to në publik. Muaj më vonë nga këto zhvillime, ambasadori Uithers u deklarua nga Departamenti i Shtetit i papërfshirë në këtë aferë të mistershme.
Nuk qe e vështirë të kuptohej që kishim të bënim me një hap politiko-diplomatik. Askush nuk kish mundur të sqarojë bindshëm dhe me prova pyetjet e ngritura nga kongresmeni Uaksman “mbi rolin e Ambasadës Amerikane në Shqipëri në aprovimin e një plani për të fshehur origjinën kineze të municioneve”.
Shihet qartë se ka pasur mungesë të vullnetit politik për zbardhjen e të vërtetës. Edhe në qeverinë e Tiranës edhe në atë të Uashingtonit. Gjë që mban gjallë dyshimin se kontrabanda e fishekëve kinezë qe një kooperim shqiptaro – amerikan jo thjesht tregtar por edhe në nivele të larta politike.
Nëse do të ekzistonte vullneti politik, nuk qe aq e vështirë që deklaratat e majorit Harrison të testoheshin për vërtetësinë e tyre. Për shembull të verifikohej, me anë të tabulateve telefonike nëse gjatë mbledhjes së 19 Nëntorit 2008, Mediu i ka telefonuar gjeneralit Spahiu për të urdhëruar lëvizjen e fishekëve.
Në ditët dhe muajt pas tragjedisë të Gërdecit kam patur dyshime të forta se ambasadori Uidhers ka qenë, në një formë ose në një tjetër, i implikuar në aferën e kontrabandimit të fishekëve kinezë apo edhe në atë të punishtes së Gërdecit. Dyshimet u përforcuan edhe kur Uidhers iu përvesh punës që ta bindte kreun e opozitës, Edi Rama, të mos zhvillonte protesta që nuk mund të mos çonin në rënien e Berishës.
Një shqyrtim i kujdesshëm i fakteve të jep të kuptosh se ambasadori Uidhers e ka parë befas veten në kurth, thuajse viktimë të skandalit të fishekëve. Implikimi i mundshëm i niveleve të ndryshme të diplomatëve apo zyrtarëve amerikanë në këtë aferë e nxirrte automatikisht edhe atë vetë, të implikuar qoftë edhe për mungesë kujdesi dhe parandalimi.
Si çdo njeri krejtësisht i papërlyer, duhet të jetë ndjerë i frustruar dhe i zemëruar, i keqpërdorur që akuzohej dhe duhej të mbrohej për një krim që s’e kish bërë madje, që detyrohej të ndihmonte t’i fshihej medias dhe publikut shqiptar dhe amerikan, një ministër i korruptuar shqiptar që sipas Nju Jork Taims, kishte prova se merrte rryshfet si pjesë e kontratës së municioneve të AEY.
Uidhers është ndjerë i neveritur nga që i është dashur të bëjë diplomaci me një kryeministër, djali i të cilit dhe ai vetë, ishin përfolur nga një trafikant si Diveroli, si mafia e gjithë kësaj afere të ndyrë.
Kish ardhur në Shqipëri me misionin që të përshpejtonte integrimin e këtij vendi në NATO. Dhe për këtë, ndoshta i ish thënë nga eprorët të bëjë kujdes me stabilitetin e vendit, pavarësisht xanxës autokratike të një kryeministri dhe pushtetit të tij.
Një xanxë që nuk i rezultoi e huaj as edhe për lidershipin e opozitës. Kjo ndoshta shpjegon se përse Uidhers u shfaq aq i ankthshëm dhe pengues përsa i takon protestave të opozitës pas tragjedisë të Gërdecit. Ndaj menjëherë pas Gërdecit thyerja në marrëdhëniet mes Uidhers dhe Berishës është evidente dhe nuk i shpëtoi as syrit të gazetarëve.
Kritikat për autokratizmin e Berishës, për sulmet ndaj medias, ndaj institucioneve të pavarura, Prokurorisë, Gjykatave forcohen. Uidhers përpiqet të bëjë gjithçka lejon hapësira e ngushtë e korridoreve diplomatike, për të denoncuar tek shqiptarët lakminë e pangijshme të pushtetit.
Në një rast merr takim me fëmijët e një kopshti dhe i tregon, me gjuhën e Ezopit, një përrallë për një krimb që fryhet dhe pëlcet nga lakmia. Mesazhi ishte i qartë. Fabula transmetohet në të gjithë mediat duke ngjallur sensacion në publik dhe duke nervozuar qeverinë.
Por Berisha nuk do t’ia dijë. Pikërisht në këtë moment ai shfaq natyrën e tij prej shantazhisti dhe sfiduesi autokrat. I shpall luftë ambasadorit të SHBA. Një dyluftim që kërkon ta fitojë për t’i dhënë një mësim edhe ambasadorëve të tjerë. E ka ushtruar me sukses cezarizmin duke përçarë shqiptarët. Tani mendon se suksesin mund ta përsërisë me amerikanët.
Në një intervistë të dhënë në shtator 2011, Berisha pohoi se ia kish bërë të qarta qëndrimet e tij dhe të qeverisë eprorëve të ambasadorit Uidhers. Shtoi se kështu vepronte kur kish probleme edhe me ambasadorë të tjerë. Mesazhi i autokratit për këta të fundit ishte i qartë: nëse kuturisnin të rebeloheshin si Uidhers, do të kishin probleme me qeveritë e tyre ndoshta edhe më pisk se Uidhers.
Dhe duket se ka patur sukses me shumicën prej ambasadorëve në Tiranë që rrinë squk, më keq se shqiptarët, para bëmave të autokratit.
Në po këtë intervistë, dhënë në emisionin “Opinion”, duke kundërshtuar që informacionet dhe konkluzionet e kabllogrameve të Uidhers mbi zhvillimet në Shqipëri të ishin pikëpamje të qeverisë së SHBA Berisha tha: “Qëndrimi i qeverisë së SHBA nuk shkon nga Tirana në Uashington por nga Uashingtoni në Tiranë”.
Kishim të bënim jo vetëm me një taktikë cezariane për të përçarë diplomacinë e SHBA lidhur me qëndrimin e Tiranës, por edhe një mashtrim. Sepse në fakt Berisha po përpiqej, duke shpenzuar paratë e taksapaguesve shqiptarë në mënyrë që qëndrimet e qeverisë amerikane, përsa i takon Shqipërisë, të formësoheshin jo nga informacionet e diplomatëve si Uidhers, por nga lobime e kompani si “Podesta Grup” apo prej ndikimeve të miqve të paguar të Berishës si Tom Rixh.
——
Ky material i plotë mund të lexohet duke klikuar: KËTU
©Copyright Gazeta DITA
Botuar në DITA nga i ndjeri Andrea Stefani në 15 marsin e fundit para ikjes së tij. Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Fakti qe Trebicka paska takuar atasheun e ambasades dhe ky i ka thene “vazhdo se je n rregull” tregon qe keta jane bashkafajtore per vdekjen e ketij njeriu.
Me sa kuptoj une edhe vete Diveroli dhe ai cunaku tjeter jane thjesht masha ne kete pune.
Dikush tjeter me peshe ne Pentagon e ka marre kete kontrate
Kam pershtypjen se Rama-Meta nuk jane te interesuar t’i behet gjyqi shpellarit & co. Ndoshta ngaqe ai di shume informacione dhe mund te kete fakte qe i korruptojne te gjithe. Ndoshta eshte edhe nje pakt i heshtur: Une s’ta fus ty, ti s’ma fut mua!
Pse akoma nuk e ke kuptuar qe jemi leshko?
Dik qeni, zv/president, ai i ndante keto tendera per
furnizim me arme te ushtrise afgane.
Trebicka do deshmonte ne kongres qe me parate e
shba u blene armatime kineze (gerdeci), nderkohe qe
kishte embargo dhe do dilte zbuluar dik qeni nga bytha.
se mos harro qe erdhen kastile agjentet e fbi ne tirane
per ti vene vulen e aksidentit vdekjes se trebickes
Anti salist i perjetshem i terbuar enverist i thekur dhe pseudo analist i peshtire qe na eshte merzitur
Po pse mo @tomor labi, juve bythëlëpirësit e Salës bashkë me Salën çdo gjë që nuk ju pëlqen e quani Enverist, PO A NUK ISHTE SALI MUTI QË U RRIT NË SHTËPINË E ENVERIT ??????
Berisha qenka rritur ne shtepine e Enverit ?
Po nga e ke mare kete informacion o korcar
Deri ne moshen 14 vjec, Berisha bente nje ore e gjysem ne kembe, ne bore e ne shi per te shkuar ne shkolle ne fshatin e tij malor.
Shkollen e mesme e te larte i beri duke banuar ne konviktet e Tiranes e perfundoi studimet e metejme, vetem ne saje te vullnetit e punes se tij. Ishte blloku ai qe ja kishte nevojen atij si kariogirurg i nivelit te shkencetarit, sic ja kane nevojen mjekesise te gjithe monarket e diktatoret e botes.
.
Petri o budalla, nëse “blloku ja kishte nevojën si kardio kirurg”, për budallallëkun tënd nuk ka nevojë kush.
Paska pas shkolla …..ne maj te Malit…Enveri u hapi syte malokeve … u dha bursa..familjeve te varfera malsore te Tropojes…dhe Berisha u shkollua falas o petrit koqja…nuk pagoi as nji Qindarke leku asnji koker leku,….te gjitha ja pagoi shteti .. dhe qelbesira ..volli e volli m..t nga goja -shpifje…dhe ja ku e kemi Berishen Hajdutin me te madh te pasurive publike, me aferat e Gerdecit 21 Janarit ..Vrases i 3000 veteve ne 1997…. Bisha Berisha ..ka helmuar mendjet e 100 ra njerezeve gjasme si nje demokrat …. erdhi dita qe Djallit Demonit te zi ti dal boja “Non Grada” nga Supermacia boteore USA ….
Ju qe mbroni nje vampire te till jeni asgje tjeter mbeturina plera qe cdo gje e beni per pak lek..keni shpirtin e skallivit ..te vjedhsit te kriminelit
“si kariogirurg i nivelit te shkencetarit,” Tamam o petrit Karri-Kirurgu i nivelit te shkencarit…si puna jote !
ky eshte shkrimi me i plote dhe me i qarte qe kam lexuar ndonjehere per ate qe ka ndodhur ne Gerdec.
Bravo Dita!
Sugjeroj lexuesit e faqes ta lexojne me kujdes para se te komentojne
e verteta e plote eshte ne kete shkrim e dhene me qartesi dhe logjike bindese
@Kokpalari i 21 janarit, cfare tu bejme ketyre teveqeleve te berishes qe ne jeten e tyre nuk kane lexuar gazete dhe liber vetem bejne komente dhe flasin pa lidhje
Sali berisha eshte e keqja e kombit dhe vetem kaq te flasesh me shume per kete pis njeri eshte harxhimi kohes
ndjes paste Andrea Stefani per mendimin brilant qe kishte
Zoti Prokuror bej detyren, Ju lutemi hetoni kete rast te cuditshem, ndofta perfitojme te futemi ne BE.
Andrea je i madh! Te lumte!
Ruani gjakftoftsin burra se po shperthyet ne trimeri beni nanin.
Kur do te filloje hetimi per ceshtjen e Gerdecit per autoret kryesor te saj sepse deri tani me vjen keq qe u arestuan dhe u denuan shume ushtarake ose jo te tille qe nuk kishin asnje lidhje me te Ata ishin thjesht zyrtare te cilet u urdheruan te bejne punen dhe te cilen ata e bene me shume perpikmeri. Ndersa ata qe i urdheruan dhe ata qe duhet te kontrollonin nuk jane denuar akoma Natyrisht qe nuk ka se si te ndodhe ndryshe nje veprim i tille Kam parasysh ketu edhe se kush qendronte ne krye te kesaj pune Ne rast se nuk do ishte djali i Sali Berishes ne krye te ketij biznesi Mediu duhet ta dije se sot do te ishte akoma ne burg per kete gje Kete ta dije mire ai dhe kushdo tjeter Kjo tregeti vazhdoi edhe me vone me Arben Imamin kur me kete biznes eshte mare perseri djali i ish kryeministrit me Ylli Zylen Ndoshta nje dite gjerat do te dalin ne drite sic po dalin.
mbas “heronjeve”te gerdecit, ate dite te shemtuar kriminale rrinte ish koloneli i tradoc, u be zv.shef i shtabit te mediut dhe pastaj keshilltar lleshi i edi rames e pastaj minister i brendshem, tani shet moral n TV
Withers-i dhe shefat e Withers-it u shantazhuan nga Berisha nepermjet argatit Mediu jo thjesht per aferen e fishekeve kineze por edhe per raketatkunderajroe te supit IGLA 16 dhe 18 prodhim ukrainas (me destinacion Hizbullahun) edhe per videon e gjermano libanezit Al-Masri ne aeroportin e Kucoves. Nese Mediu bente (apo e ben dhe sot) kete video minimumi 7 agjente te CIA-s deri ne nivel te mesem-te ulet (senior special agent) sot do te ishin ne ndjekje penale ne Gjermani. Njelloj si dyzina me agjente te CIA-s qe nuk guxojne te shkelin token italiane se arrestohen nga magjistratura italiane per aferen e hoxhes se xhamise se milanos(ai egjiptiani qe la me barre edhe nje nuse shqiptare) edhe keta te videos se Mediut nuk do guxonin n te shkelnin ne Gjermani perfshire ketu edhe njeriun e CIA-s ne konsullaten e pergjithshme amerikane ne Dylsedorf.
Jane keto aresyet qe perbindshi Berisha shkumbavitej ne parlament, pas shperthimit te Gerdecit, se nuk kish pune Zeni atje, se ai nuk e dinte ku qe ky fshat, se nuk e njihte baxhanakun e aq me pak se punonte ne Gerdec.
Siç mund ta mbani mend i skuqur, i djersitur, i shperfytyruar, jo vetem qe s’ dha shpegime p[er ate tragjedi, por bente shantazh opozites se kohes.
– SHBA dhe Pentagoni kane pergjgjesine kryesore per Gerdecin dhe fisheket kineze, sepse financuan me 300 milione USD firmen private Saliu&Son per kontrabande mafioze
– SHBA dhe Departamenti i Shtetit kane detyrimin moral te demshperbeljne familjet e viktimave te Gerdecit, pasi shteti amerikan ishte siguracioni dhe garancia e kesaj afere mafioze
– Presidenti Bush Junjori duhet te jape spjegime para Kongresit, pse lejoi Pentagonin te perfshihej ne nje afere te ndyre mafioze dhe pse dergoi sekretaren e tij Kondoliza Rajs ne terrin e nates ne Tirane vetem per te pergenjeshtruar fjalet e sekretarit te pare te ambasades per perfshirjen e zyrtareve te larte te kesaj ambasade dhe te vete ambasadorit Withers ne aferen mafioze te fishekeve kineze, kontrabande per ne Afganistan dhe ne aferen vdekjeprurese te Gerdecit.
– Presidenti Bamir Topi duhet te dale para Kuvendit te Shqypnise dhe te jape llogari pse ja kishte futur me gjume dhe pse nuk dinte se ku bie ne harten e Botes Gerdeci shqyptar, ne nje kohe qe firma private Saliu&Son po i vidhte si magjype hindie Armatimin e Ushtrise.
– Ambasadori Withers duhet te dale para Drejtesise shqyptare, pse u implikua ne afera mafioze me Saliun dhe Mediun dhe pse u be si krimbi i molles se Lafontenit nga lakmia per karriere dhe LEKA mafioze dhe pse nuk dha dorreheqjen kur mesoi se afera i kishte rrenjet e shtrira deri ne DASH.
– Saliu, Mediu dhe Shkelzeni duhet te prangosen nga policia dhe te denohen nga Drejtesia si kriminele mafioze dhe vrases njesoj si bandat e Arkanit ne Srebrenicie.
– Edi Rama te mos pyese Like Floririn, po nese do te jete Kryeminister i vertete ne vendin tone duhet te mos fshihet pas Gjyqsorit te Korruptuar te Saliut, por te ndeshkoje kriminelet vrastare te Gerdecit qe kane vrare njerez te pafajshem njesoj si Sokol Mjacaj prej Dukagjini, bile me keq akoma.
E shikon sa me te thjeshta jane gjerat o Andrea Stefani qe po kerkon te justifikosh ambasadorin Withers me llafollogji boshe, njesoj si ato DACIBAOT te Enver Hoxhes do vite me pare
Se pari ; Kompani private nuk perfaqsojne shtetin amerikan, o intelktual … l/k ..oqja.. !
Se dyti: Kompania amerikane dhe ata dy loqet adoleshent qe mashtruan Loqet e Shtetit shqiptare u denuan…!!
Ndersa Loqet shqiptare te shtetit te ministrise se mbrojtjes ( ha ha ha ha ..ministria e mbrotjes…!!!) nuk u denuan por me mashtrime edhe sot duan te mbulojne mutin me shurre !
–
Sa krahu do ta hani ..!
Gerdeci perfundon kur bythet e Saliut e te Mediut ulen ne gryken e topit dhe predha ti çoje ne semes vet…
Pare nga demontimet ne Gerdec ka marre sa esht ngop ky xaxi i zi Ambasador Xhon Widhi 3. Apo nuk doni ta pranoni se boni ca deklarata anti-Berishe mbrapa dhe hongri pare e nga Rama duke hik nga Shqipnia me pershtypjet ma te mira per pushtat ne pushtet e per te ziun milet shqiptar.
Po sa te drejte paska pase I madhi Enver
Me u cudit,se si,ne sistemin kapitalist Ligjet funksionokan vetem per ne arkiva.!!!
Fidanishta alla shqiptare e ndryshimit te sistemit nga monizem ne kapitalizem dore e lire te besh si te vije per mbare qenka e brumosur me turp te piste historike,diplomatik e shkaperdredhur me politike e propogand si sisistemi ma i persosr ,ma i ndershemi ne rruzull te tokes.Dhe kane ftyre e na japin keshilla .Qe ne fakt ne e kemi te domosdoshme cdo keshille per aresyen se jemi popull grindavec per te dal me cdo kusht cdo individ i pare ne starte drejt finishit.e ne fakte askush nuk e arrin finishin sepse shperbahen rruges me brryla e shqelma.Te percar e pa aspak unitet.
I bafsha ni M te madh dhe keti sistemit aq ma teper kur lexojme gjithe kete katrahur pandershmerie e pa pike turpit per te perfitue cdo njeri per xhepin e vet shesin ligje e kushtetuta si vlera letre higjenike.Nese do e vija ne balance dy sistemet te cilat i perjetova.Ja u them me bindje se ai sistemi i monizmit ishte shume ma i ndershem e konkret politikisht ne krahun pozitiv te interresave te shoqerise,per cfare lexuame dhe per cfare dhe kemi ndigjue.
Ja pra se si Diktatori Hoxha(LIGJI) Vrau Bari Omarin.Kur Bedri Spahiu nuk deshironte ta denonte dhendrrin e Enverit.
Berisha është e keqe e shkuar e shqptareve .e keqja e tashme dhe e ardhme janë takimet me vucicin a kini ndonjë koment vetëm këtu te berisha kini komente
Per njerez si puna juaj,M,H e befana,(qe me siguri keni pasur ndonje post ne ate kohe) ajo kohe dhe ai sistem ishte me i mire sepse ju,bashke me shoket e juaj hiqeshit si padronet tane duke na i hequr te gjitha lirite e te drejtat tona. Ne kohen tuaj,megjithse elektrifikimi kishte mbaruar ne shtepi s’kishim drita(ishim kampion per shitjen e qerinjve),s’kishim dru per ngrohje,s’kishim vajguri per te gatuar (me falni sepse s’kishim as çfar te gatuanim) neper shkolla shkoni femijet tuaj,vendet e punes i mernin femijet tuaj prandaj sot ju vjen inat dhe kerkoni prap Enverin.
jo vetem ambasada e dinte por edhe gjysma e popullit shqipetar qe kishte djemte ushtare qe ngarkonin avionet me fisheke,predha te ndryshme per te vrare popuj te pafashem!Rrofte miqesia Shqiptaro-Kineze.Pyetja e radhes eshte ku kae shkuar armatimet Kineze akoma ne ç’fare vendesh dhe a ka mbaruar kjo afere e qelbet?
Perse Edi Rama e stopoi rebelimin e shqiptareve ,ndaj nje qeverie qe po I vriste ne shtepite e tyre.
Nese kjo ishte kostua e parallogaritur per antaresimin e Shqiperise ne NATO (mbaj mend se morta brekedhjere ka artikuluar publikisht,-“se ne do te antaresohemi me cdo cmim ne Nato” ) ,,,,,,atehere I dhjefsha antaresimin,,,,,derisa te behet DREJTESIA per masakren shteterore dhe ushtarake mbi nje fshat te tere.
Lora te tregoj une se pse:vellahu edhe biri i Rames jetojne ne amerike me paret qe Jane derguar nga shqiperia….
E qe nuk Jane deklaruar nga Rama!
Pra kjo eshte pengmarrje per intéresa krejt private! Qofte me Cheney and co n’amerike,qofte nga rama and co ketu!
Pse genjen. cope mishi.
Ramen sdua ta shoh me sy, por i vellai eshte ketu dhe eshte drejtor sportiv tek ekipi i Partizanit, dhe i biri gjithashtu.
I vetmi ndryshim qe ka Saleh Qelbesire Plehu nga Edi Rama, eshte se Edi nuk vret, vetem vjedh.
FILMI.”Qente e Luftes”:: Cone te Burimi i Filiimit te Krimit Gerdeci…Ata ishin Qeveritaret Amerikane…qe gjeten dy “Djelmosha” TE BENIN gjithe Operacjonin e Furnizimit te Ushtrise Afgane me Municjon..
Del se gjithcka eshte bere me Pelqimin e Qeverise Amerikane dhe Ministrit te Mbrojtjes se SHBA-S:::Nuk do mende..Amerika donte nje Furnizues me Municjone…dhe kush ishte vendi me Vasal nga Politika per te bere nje gje te tille??Shqiperia…gjithcka dihej nga te dyja Palet….Kosta Trebicka u “Kruajt shume”..dhe prandaj ishte nje Deshmitare i padobishem qe u Prishte Pune te gjitheve dhe prandaj duhej hequr qafe…
Edi Rames i Mbyllen gojen Amerikanet,dhe Shqiperise ju “PREMTUA” futja pa kushte ne NATO::::doni me per Belulin??Viktimat e gerdecit Paguan me gjakun e tyre,Luksin e Mediut,Zenit…ECT:::Gjyqi i Mediut eshte Farse..dhe nuk ka per tu bere Asnjehere….
Shikojme se c´´fare po behet me Ish Bodigardin e Saliut…po mbahet ne burge ne TIRANE:::DHE ATY DO TE VDESE….(Uroj qe te mos jete keshtu)…Shqiperia nuk ka Politikane me Principe…ka vetem Bythelepires..lol
Ne te denojme matrapazet shqiptare shkelzen dhe medi dhe babin vrases te shkelzenit. Amerika te beje pjesen e vet.
-iu ankua sypeshkaqeni babit per Tre icken, se ai po e bente problem ne kongresin amerikan dhe babi i sypeshkaqenit, sypeshkaqeni plak
e zhduku Trebicken, ne mos edhe Andrean. Ka menyra me vrasje-vetvrasje ose me helm ne ndonje pije.
Ndaj ia ka veme emrij televizionit te vet SYRI shkelzen sypeshkaqeni.
Tall.menderen me shqiptaret
Tashmë të gjithë shqiptarët e dinë se mbrapa vrasjes në gërdec fshihet familja berisha dhe pjestar tê qeveris amerikane të kohës ! Tē gjithē e dimë se kosta trebickën e vrau sali berisha dhe e mbuluan “ekspertët” amerikan ! Tē gjithë e dinē edhe ata që e urrejnë por edhe ata që janë gati t’ia hanë sali berishës , bilesē kêta që e duan dhe ia hanë e duan pikêrisht pse është i tillē, i korruptuar, i pabesë dhe vrasēs! …Por tani gjithshka ka mbaruar dhe mbuluar nga koha dhe e vetmja gjë e mirë do tē ishte që ky artikull, kaq i saktë në detaje dhe kaq i vërtetë shkruar nga i madhi andrea stefani tu dërgohej sot amb.amerikane nê tiranê, dep.shtetit amerikan, sekretarit,presidentit tê shba-ve dhe tê ribotohej në gazetat mê tê lexuara nê be dhe shba .
Cfare faji kane amerikanet kur Berisha prishi provat dhe e vuri Trebicken ne pozicionin qe donte qe te dukej si aksident?
Foto e Saliut ne mes te Mediut dhe Shkelzenit!
Sala eshte i sigurte qe Gerdeci nuk hapet se aty jane gjithe hajdutet e politikes te perfshire , qofte te majte qofte te djathte. Shkurt muhabeti sa te jene keta politikane Gerdeci do ngelet nje maskarade dhe nje show per ti hedhur hi syve popullit gjasme po hetojme. Uroj qe dosja “Gerdeci” te hapet tamam dhe te pastrohet politika nga gjithe plehrat qe kane marre pjese ne te, por kete se ben dot Rama (sepse terthorazi dhe ai ka gisht ) dhe SPAKU i varur prej tij.
PO ……edhe RAMA ka gisht ne gjithe PRAPSITE e politikes……. megjithse hiqet si shenjtor……..ASNJE POLITIKAN DERI ME SOT NUK KA REZULTUAR ME PRINCIPE……TE GJITHE I bejne hyzmet kolltukut……..mundesisht sa me gjate…..duke u futur ne lloj lloj aferash te ndyra……prandaj realisht o POPULL I MJERE…..ne na qeverisin jo SHTETARE por MAFJOZE……te gatshem per cdo ndyresi per te ruajtur PRIVILEGJET….duke bere sikur qeverisin….ky vend eshte sot NJE KATRAURE E PAPARE ne cdo nivel ……dhe cdo gje per jeten e njerezve te thjeshte vjen duke u veshtiresuar…… realisht ne jemi sot nje shtet ANTISOCIAL qe ska lidhje fare me BE me vendet e perparuara……..vetem vendndodhja ne EVROPE na favorizon……..ndryshe sdo merrej fare njer me ne……AFGANISTANIN E EUROPES…….. pasi MENDESIA E POLITIKANEVE TANE ESHTE MAFIOZE….. pa asnje perjashtim prandaj dhe perpjekjet e ANDREAS ……ME ANE TE FJALES SE LIRE……PER TE ZBERTHYER BEMAT MAFIOZE…..te tyre u lane ne HARRESE……. LE TE SHPRESOJME SE AMERIKA DO TI XHERDHISE NJE DITE KRIMET E TYRE……..nga i PARI tek i FUNDIT……. dhe kjo dite nuk eshte LARG…….
Gerdeci eshte pertej Sales,Rames,Mediut e KADIUT(gjyqtarit) Rihapia e gjyqit nje shou politik te kemi cfare te lexojme e komentojme ne budallenjte.Nga gjyqi denimi me i rende qe do te jepet eshte SALA behet kryeminister,mbani mend kete qe po shkruaj sot
O KUNJI……NE NUK JEMI BUDALLENJ ….NE JEMI FATKEQ……QE JETOJME NEN SUNDIMIN E KETYRE MAFIOZEVE DHE SA PER SALIUN AI NUK VJEN ME NE PUSHTET……. sikur qielli me token te bashkohet…….por dhe RAMA SE SHPEJTI NUK DO TE JETE ME ATY……NE DO TE BEHEMI…… duan apo nuk duan keta pushtetare…….qe na lane 30 vjet ne stanjacion gjoja duke u grindur me njeri tjetrin……dhe mbrapa skene i bejne bashke te gjitha pazaret…..per perfitime ne cdo fushe BIZNESE,,, PRONA….PUNESIME TE PADREJTA……..NE KURRIZ TE NJEREZVE TE NDERSHEM………PRA DREJTESI NJE 0 000000000 e madhe……sa kokat e tyre super te medha…… BASTARDE…….
Kur ke aleat ameriken , je aleat dhe me kondrabanden , si amerikanet dhe shqiptaret per korrupsion dhe per te vjedhur para nuk njofin atdhe te dy palet , po te shikosh te ter agjentet e cias qe kan patur mundesin ti afrohen para kunder vendit te tyre te ter jan shitur , si shqiptaret e politikes dhe amerikanet perpara paras nuk njofin atdhe , amerika shtet i ngritur nga bandit e kaçak dhe politiken ne interes te kaçakve e ben vari K.
Berisha ka lene mekate te rrenda te pa shkyera ndaj popullit shqiptar! Partia Demokratike duhet ti kerkoj shqiptareve pa dallim feje ideje politike per mekatet dhe demet shkaktuara ne keto 30 vite!
Se paku ta braktisin! Tani sa me pare! Dhe te mbeshtesin ambasaden amerikane !
Berisha ka mekate te rrenda te pa shlyera ndaj popullit shqiptar! Partia Demokratike duhet ti kerkoj FALJE shqiptareve, pa dallim feje ideje politike PER demet shkaktuara ne keto 30 vite!
Se paku ta braktisin! Tani sa me pare!
… te mbeshtesin ambasaden amerikane !
A E KA LEXUAR KETE gamor bujar kapexhiu???