INVESTIGIMI/ Si kryhet prostitucion virtual në 12 studio në Tiranë

Dita

Një numër i madh vajzash shqiptare punojnë nëpër studio të paregjistruara dhe kryejnë seks virtual nëpërmjet chatit. Ky është investigimi i fundit i emisionit “Fiks Fare”.

1

Në Shqipëri janë duke funksionuar disa studio që punësojnë vajza, të cilat nëpërmjet chatit flasin në internet me klientë të huaj që u kërkojnë favore me sfond erotik. Gjithçka kryhet nëpërmjet monitorit të kompjuterit.

Janë vajza që për të fituar diçka më shumë bëjnë këtë punë të pazakontë, e cila paguhet mirë. Këto studio punojnë në fshehtësi, nëpër apartamente në lagje të ndryshme të Tiranës.2

Nuk kanë emër, nuk janë të regjistruara. Shpesh herë pronarët u japin nga një lap-top vajzave të punësuara për të punuar në shtëpi e në këtë mënyrë u shmangen kontrolleve të policisë në banesa.

Mjafton një kompjuter, një linjë internet dhe aksesi në këtë linjë dhe mund të fillosh punë. Vajzat paguhen me kredite, dmth sa më shumë të mbajnë klientin në linjë, aq më shumë paguhen.

“Fiks Fare” solli rastin e tre studiove të tilla që punojnë në kryeqytet. Gazetarët e “Fiks Fare” u nisën nga ankesat e banorëve të një pallati pranë ambulancës së specialiteteve në kryeqytet.

4

Ata ankoheshin se vazhdimisht dëgjojnë zhurma të pazakonta nga një apartament ku shohin që të hyjnë vetëm vajza

Gazetarja e u paraqit në këtë studio për të kërkuar punë në një Call Center. Pronarja e studios nervozohet dhe kërkon me këmbëngulje të dijë se kush është personi që e ka adresuar në atë shtëpi gazetaren e prezantuar si studente që kërkonte punë.

Por në fund të bisedës i merr numrin e telefonit gazetares.5

Pasi gazetarja e Fiks fare largohet nga kjo studio, në telefon i mbërrin një mesazh nga një vajzë, e cila i bën një ofertë pune në emër të një studioje tjetër chati.

Menaxherja vjen dhe prezantohet me gazetaren në një lokal në zonën e “21 Dhjetorit” në kryeqytet. Ajo tregon se numrin e telefonit ia ka dhënë pronarja e studios së parë ku është prezantuar gazetarja.

Madje tregon se është një studio që ka të punësuara me turne shtatë vajza, të cilat bëjnë këtë punë, prostitucionin virtual. Ajo tregon se është duke rekrutuar vajza që duan të punojnë në këtë lloj chati.

6

Që të punësohesh pranë këtyre studiove, tregon se duhet të kesh njohuri të gjuhës angleze, pasi kompania mëmë me të cilën janë të lidhua ndodhet në Angli .

Madje pranon se janë të paregjistruar në Shqipëri dhe punojnë në mënyrë ilegale, pasi sipas saj, taksat i paguajnë në Angli.

“Është një lloj chati me klientë të huaj, biseda në anglisht. Në bazë të krediteve që fiton, paguhesh. Dmth sa më shumë minuta ta mbash klientin në linjën tënde, aq më shumë paguhesh”, thotë ajo.

7

Ambienti ku ato punojnë është një garsonierë e marrë me qira në një kompleks të ri pallatesh pranë Qytetit Studenti në Tiranë

Nëse arrin të punësohesh, paguhesh me kredite, merr 25 % të krediteve, ku çdo kredit është i barabartë me një minutë në linjë dhe çdo minutë paguhet.

“Ka vajza që arrijnë të fitojnë edhe 18 mijë lekë të reja në natë, madje edhe 200 mijë lekë të reja, varet sa gjatë e mban klientin në linjë”, thotë ajo.

8

Menaxherja e siguron gazetaren se paga e saj mujore mund të shkojë 80 mijë lekë të reja në muaj.

Pas këtij takimi në kafene, gazetarja shkon të shikojë vendin e punës. Në këtë studio në momentin kur gazetarja ka hyrë, mungonte lidhja e internetit,

Menaxherja e cila punon edhe ajo në studion e saj ka një pseudonim “Megi”. I tregon mjetet e punës, të cilat janë disa lodra seksuale dhe veshje të brendshme.

Ajo e njeh gazetaren me programin që përdorin në kompjuter dhe pohon se është prostitucion virtual dhe se askush nuk i kap kur punojnë neper këto shtëpi te marra me qira.

Share This Article
2 Comments
  • horllik e pisllik nuk mbeti pa hyr ne kte vend ma ! Ky degjenerim qe fillon nga lart, prej atyre qe vjedhin me forcen e pushtetit e femijt e tyre behen lakmi e varfanjakeve ,i detyron kta te fundit te bejn gjithcka per te pasur para !!!Ska moral ma, ska nder ma e ska turp ma, ne kte vend ku mbreteron e drejton elita me e ndyr e ktij shteti te ndyr banditesh, qe zhgaraviten neper bangat e bordellos se madhe qe i kan ven emrin pallrlament e shqiptaret shohin ne ekranet televizive ekstazen e aktoreve qe i kan votuar, me fjal rrugacerie qe perkedhelin njeri tjetrin ,me kurvat e makjazhuara e te veshura si ne sallat e ndarjes se Oskar- ve, ti bejn konkurenc njera tjetres ! Shikoni gjykates e gjykatese si rendon pesha e lluksit me parat e gjynafqareve qe ju nxijn jeten dhe me parat e krimineleve dhe hajduteve qe kan mar ne mbrojtje ! Ngado qe te kthesh koken ne kte vend ,kjo klas e re, esht keneta e shqiptareve qe lengojn , esht barrikata e politikes se degjeneruar ! Ky binom (drejtesi -politik) esht fatkeqesia e ktij kombi ,esht humnera ku po e cojn brezin e ri ! Prandaj o shqiptar mos u cudisni me kto pornot virale sot, qe neser nuk do jen ma virale por origjinale perpara syve tuaj ne shtepit tuaja !

  • Këto vajzat më mirë t’i bëjnë vetë këto dhe të marrin lekët e dynjasë sesa të varen pas të tjerëve. Ky është biznes super fitimprurës dhe nuk detyrohesh të prekësh njeri me dorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *