Vetëm disa ditë qëndrimi në Maltë u kanë mjaftuar atyre që njihen si investitorë të mëdhenj për të përfituar pasaportë të BE-së.
Një investigim mbi skemën e “pasaportave të arta” që jep Malta për qytetarët e huaj ka zbuluar se shumë prej tyre kanë marrë me qira rezidenca bosh, për të plotësuar një prej kritereve të shtetësisë.
Malta dhe Qipro janë dy vendet që kanë ofruar prej kohësh pasaporta europiane përmes skemës së “pasaportave të arta”, një praktikë kjo e kritikuar shpesh nga BE-ja.
Investigimi i kryer nga Fondacioni Daphne Guarana, “The Guardian”, Dossier Centre dhe pesë organizata mediatike malteze zbuloi se milionerët që përfituan një pasaportë të tillë kishin kaluar mesatarisht vetëm 16 ditë në Maltë, në një kohë kur kriter është qëndrimi të paktën 1-vjeçar.
Në disa raste, aplikantët kalonin vetëm disa ditë në vend, në mënyrë që të përfitonin nga leja e qëndrimit, të hapnin një llogari bankare dhe të përmbushnin kërkesat e tjera.
Rasti më flagrant është ai i një shtetasi të Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili arriti në mëngjes dhe u largua nëntë orë më vonë, pasi kishte bërë betimin si shtetas.
Qeveria malteze nuk ka reaguar në lidhje me investigimin. Por më parë, ajo e ka mbrojtur këtë skemë.
Pasi BE njoftoi vitin e kaluar se do të niste veprimet ligjore kundër Maltës vitin e kaluar, kryeministri Robert Abela e mbrojti skemën me agrumentin se ka kontribuuar dukshëm në buxhet.
BE më parë i ka bërë thirrje Maltës dhe vendeve të tjera t’i japin fund kësaj praktike, duke vënë në dukje se skemat e shtetësisë së investitorëve mund të bëhen rrezik për sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal dhe korrupsionin.
Skema është vënë në zbatim që prej vitit 2014. Malta u ka ofruar shtetësi të huajve në këmbim të investimeve prej 600 000 € dhe një periudhe qëndrimi tre-vjeçare, ose 750 000 € dhe një periudhë qëndrimi 12-mujore në rrethana të jashtëzakonshme.
Aplikantët gjithashtu duhet të blejnë një banese me vlerë të paktën 700 000 € ose të marrin një qira pesë-vjeçare në një pronë me një vlerë minimale dhe të dhurojnë 10 000 € për bamirësi.
Gazetarja Daphne Caruana Galizia, e cila u vra në vitin 2017, ishte ndër të parat që e denoncoi abuzimin me këtë skemë, duke akuzuar politikanë dhe zyrtarë të lartë maltesë për korrupsion.
n.s. / dita

EU-ja e ka kritikuar kete metode! Me nje fjale, e ka shplare gojen! Por para parase ligji eshte si llastik qe e terheq si te doje elitari! Dicka te tille e bejne shume shtete europiane, Shqiperia gjithashtu me ndryshimet e ligjit te shtetesise.
Edhe Kanadaja e ben kete dhe si thote great njeri. Kryesisht jane ato nga Hong Kongu.
Pse a nuk veprojne edhe me Shqiperine keshtu,kjo BE-ja?
Ata po thone se “Shqiperia i ka plotesuar kushtet per te hapur negociatat me BE-ne”,kur nuk e kane pyetur popullin shqiptar fare,se cfare opaska plotesuar Shqiperia?
Po kush Shqiperi i paska plotesuar keto kushtet?
Cfare kushtesh paska plotesuar qeveria,kur une dua te ankohem ne Bashkine e Tiranes,se UKT po me vjedh me taksat vendore te pa ligjeshme dhe nuk me degjon njeri?
I jam ankuar Avokatit te Popullit,sikur i ankohem mullarit me bar!
Ankohem ne KLSH,ndonese me jep te drejhte,por as KLSH nuk e pyet UKT dhe Bashkia!
Ankohem tek kryeministri Rama se UKT po me vjedsh,ai me pergjigjet se “UKT-ja nuk varet nga qeveria”!
Ankohem tek FIKS FARE dhe STOP,bejne sikur nuk degjojne!
Me kane theene se duan leke te nxjerrin ne emision,por nuk e kam besuar!
Pra,kur nuk ka SHTET LIGJOR,DEMOKRACI dhe administrate vendore te afte e te pa korruptuar,ku i paska plotesuar ky vend kushtet?
Cfare kushtesh paska plotesuar qeveria,kur as ne fushaten e fundit elektorale asnje deputet dhe asnje minister nuk dhallogari para popullit,por doli kryeministri qe recitonte premtime fallco dhe shante opozitem,ndersa popullin as e pordhi fare!?
Cfare kushtesh paska plotesuar qeveria ,kur kandidatet per deputete i plotesoi kryetari i partise,ndersa populli do votoje jo perfaqesuesit e tij,por te kryetarit te partise!
He,mo europiane,per keto lloj kushesh mashtruese e keni llafin juve?
Po keto i kemi plotesuar qe para 30 vjetesh,cfare keni pritur akoma?
Iliri i Mete eshte me i avancuar te dhuron neshtetesi shqiptare dhe e shoqeron me nje teneqe ne gjoks qe e quan Dekorate.
Edhe Monika e Iliri ka pashaportë të BE-së,me lekët e floririt vjedhur si sheikët arab.