Investimet e reja në QSUT, Beqaj: Jemi në pararojë dhe me privatin

Elton Tafaruci

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka përuruar këtë të martë investimet e reja të bëra në Qendrën Spitalore Universitare.

Në fjalën e tij në këtë event, Beqaj është shprehur se këto investime përbëjnë fazën e radhës të modernizimit të shëndetësisë.

“Kjo është rilindja e kirurgjisë shqiptare. Jemi në pararojë krahasuar edhe me privatin”, ka deklaruar Beqaj. Ai ka bërë me dije se, pajisjet e reja do të vendosen në kushte steriliteti të lartë.

I pranishëm në këtë event, ambasadori i Italisë në vendin tonë është shprehur se, progresi shkon në mbështetje të sistemit shëndetësor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *