Gjermania dominon në sektorin e pasurive të paluajtshme, falë ekonomisë së qëndrueshme të vendit, ndërsa qytetet gjermane duket se janë vendet e preferuara në Europë për të investuar në pasuri të paluajtshme.
Investimet në pasuri të paluajtshme në Gjermani përllogariteshin sipas Il Sole në 68 miliardë euro në 12 muajt e fundit.
Gjermania është ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, ku shpesh shtetet janë të identifikuar me një qytet të vetëm për investime në sektorin e pasurive të paluajtshme si p.sh. Londra për Mbretërinë e Bashkuar, Parisi për Francën apo Milano për Italinë.
Sipas të dhënave të publikuara në grafikën e Il Sole, pas Gjermanisë, investimet më të mëdha në pasuri të paluajtshme i ka Mbretëria e Bashkuar me 64 miliardë euro për harkun kohor nga tremujori i fundit i 2016-s deri në tremujorin e tretë të 2017-s.
Në vend të tretë, por me një diferencë shumë të madhe në vlerën e investuar në 10 muajt e fundit është Franca, me 25 miliardë euro të investuara në pasuri të paluajtshme.
Më pas renditet Spanja dhe Holanda, ku vlera e investuar është përkatësisht, 18 dhe 17 miliardë euro.
Këtë tendencë pozitive e konfirmon edhe kërkimi “Emerging Trends in Real Estate Europe 2018” i kryer nga PwC dhe Urban Land Institute i publikuar dje.
Rindërtim dhe rifillim janë dy fjalët kyçe të sondazhit mbi trendin që do të ketë tregu europian në vitin e ardhshëm. Tregu përshkruhet si kaotik, por me tendenca pozitive, i cili po përballet ende me ndryshimet dhe rimodelimin e shoqërisë, stilit të ri të jetesës, faktorëve demografikë, flukseve migratore, por edhe të ndryshimeve teknologjike.

Pershendetje Staffi,
Jam Fitim Brahimi Deutsche Finanzkontor Germany.
Ofroi struktura Profesionale per investime nga Shqiperia ne Gjermani.Diskret qe nga fillimi deri ne fund.
Facebook : Fitim Brahimi
Mobil : +49 17624087822
wahtsaap.viber.
me Respekt
Fitim Brahimi