Investimet Strategjike? Një togfjalësh mjaft i lakuar nga politikëbërja shqiptare. Por deri tani shihen vetëm investime sporadike dhe afatshkurtra të vetë sipërmarrësve.
Një projektligj pritet ndërkohë të mbërrijë në Parlament për diskutime.
Sipas relacionit të projektligjit për “Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, synohet të përcaktohen procedurat dhe rregullat administrative, lehtësuese apo përshpejtuese, në funksion të arritjes së qëllimit kryesor për nxitjen dhe tërheqjen e investimeve publike, private, vendase dhe të huaja, në sektorët e ekonomisë të identifikuar prej këtij projektligji si sektorë strategjikë nëpërmjet lehtësimit të barrierave penguese të deritanishme.
Projektligji prel sektorët e energjisë dhe minierave, transportit, telekomunikacionit, infrastrukturës dhe mbetjeve urbane, turizmit, bujqësisë dhe peshkimit, zonave ekonomike dhe zonave me përparësi turizmin, të cilat kanë impakt në ekonominë kombëtare dhe që kryhen nga persona juridikë vendas, të huaj, ose në formën e bashkëpunimit ndërmjet personave juridikë, vendas dhe të huaj.
Aty trajtohen kritere si: vlera e investimit; koha e realizimit të investimit; produktiviteti dhe vlera e shtuar e investimit; hapja e vendeve të reja të punës; prioriteti ekonomik sektorial; zhvillimi ekonomik rajonal; zhvillimi apo përmirësimi i kushteve dhe standardeve për prodhimin e mallrave dhe ofrimin e shërbimeve; ofrimi i teknologjive të reja për të rritur konkurrueshmërinë dhe efektivitetin e investimit; rritja e nivelit të përgjithshëm të sigurisë dhe cilësisë së jetës së qytetarëve dhe mbrojtja e mjedisit dhe konsumatorit, etj
Ngritja e Komitetit të Investimeve Strategjike
Një pjesë që konsiderohet e rëndësishme në projekt është ngritja e Komitetit të Investimeve Strategjike (KIS), si një organ kolegjial pranë Këshillit të Ministrave, pasi do të jetë ky komitet që do të japë statusin e asistuar apo të veçantë të investimeve strategjike që propozohen nga investitorët vendas ose të huaj dhe ministri i linjës sipas sektorit, nëpërmjet AIDA-s.
Rolin e sekretariatit të Komitetit e kryen Agjencia Shqiptare e Zhvillimit.
Ky Komitet monitorin funksionimin e sistemit të “Dritares unike” për shërbime ndaj investitorit, performancën e impaktit të investimeve strategjike dhe ecurisë së tyre, si dhe miraton dhe/ose propozon programet konkrete për mbështetjen dhe stimujt për investimet strategjike.
Është parashikuar që AIDA është struktura administrative kompetente për dhënien e shërbimeve për investitorin. Ajo kryen rolin e agjentit asistues, ndjek të gjitha procedurat administrative të parashikuara, që nga momenti i paraqitjes së një kërkese/propozimi investues për përfshirjen në procedurat administrative për përfitimin e statusit “Investitor/investim strategjik, procedurë e asistuar” deri në përfundimin e të gjitha procedurave administrative të parashikuara nga ky ligj për realizimin e projektit investues.
Për zbatimin e këtij projektligji ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, AIDA, Komiteti i Investimeve Strategjike, si dhe të gjitha institucionet/entet dhe organet e administratës shtetërore.
Por a do t’i plotësojë ky projektligj kërkesat për investime?
Sipërmarrësit e shohin me ngurrim në këtë periudhë mundësinë e investimit të kapitalit të huaj. Qoftë sipërmarrësit vendas apo ata të huaj, kërkojnë në mënyrë të përcaktuar qartë të vetmen ndërhyrje nga shteti, studimin e detajuar të tregut vendas, të përkthyera në studim territorial për të gjithë sektorët që konsiderohen të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm njëkohësisht.
Po kështu ajo që për ta mbetet e rëndësishme është mënyra se si do të hartohen politikat fiskale, për ata sektorë që konsiderohen sezonalë, dhe për ata sektorë që konsiderohen “industri e rëndë”.
Ky projekt hedh dritë më shumë mbi mundësitë procedurale të përcaktimit të sektorëve, duke e lënë ende të pazbardhur se si do të funksionojnë nga ana praktike dhe studimore sektorët e rëndësishëm të ekonomisë tonë.
Dhe ndërkohë Shqipëria spikat për “ligje të mira” në letër dhe për impakt shumë të ulët të tyre në terren / DITA

DUKE E NISUR NGA FUNDI, NUK JAM DAKORT SE SHQIPERIA KA LIGJE TE MIRA. KY ESHTE NJE SLANG QE PERSERITET SHPESH, POR QE REALISHT ESHTE I PAVERTETE. PERKUNDRAZI, SHQIPERIA KA LIGJE TE TMERRSHME, TE NGATERUARA, TE PAQARTE DHE SELEKTIVE…
MEGJITHATE NUK PO E KUPTOJ ARGUMENTIN E NGRITUR NESE DO TE PLOTESOJE KY LIGJ KERKESAT PER INVESTIME APO JO?? KU KERKOHEN STUDIME DHE ORIENTIME… NDERKOHE QE LIGJI BEN FJALE VETEM PER INVESTIME PRIVATE! (??!!)
PARIMISHT JAM SHUME DAKORT SE STUDIMET E TREGUT PERGJITHESISHT MUNGOJNE (KANE MUNGUAR GJITHMONE) DHE SIGURISHT E PRANOJ SE MINISTRIA E EKONOMISE ESHTE I VETMI ORGAN ZYRTAR QE DUHET TE QARTESOJE DHE ORIENTOJE SEKTORET EKONOMIKE KOMBETARE, PER TE DREJTUAR ATJE EDHE NDIHMEN SHTETERORE, POR ME AQ SA KUPTOHET KY LIGJ PO PERPIQET TE MBESHTESE ATO 5 APO 50 INVESTIME TE RENDESISHME, PER TE MOS RENE PRE E BUROKRACIVE INSTITUCIONALE E KU FTON INVESTITORET TE FOKUSOHEN NE VETE INVESTIMIN JO NE PROCEDURAT.
PERSONALISHT NUK BESOJ SE ESHTE NJE LIGJ I PERKRYER, POR REFERUAR EDHE PERVOJES RAJONALE KROATE, GREKE, TURKE ETJ, BESOJ SE KY LIGJ DO TE KETE NJE IMPAKT DOMETHENES PER RRITJEN E INVESTIMEVE NE SHQIPERI.
LE TE SHPRESOJME..
u shtua dhe nje rroge per qeveritaret!