Investimi gjerman në Vorë

redaktor

“Një copëz serioziteti dhe disipline gjermane”, e konsideroi kryeministri Edi Rama, Tirana Biznes Park, investim i një kompanie të huaj në Vorë.

Investimi prej 100 milionë eurove është një projekt vizionar, ku sipas Ramws do të punësohen rreth 10 mijë persona. Duke vlerësuar mbështetjen e qeverisë shqiptare ndaj biznesit, Ambasadori gjerman Hellmut Hoffmann, tha se garantimi i një klimë pozitive për investitorëve të huaj, është pika kyçe për tërheqjen e tyre.
“Ky investim është një sinjal i mirëseardhur në Shqipëri. Për një kohë të konsiderueshme gjërat nuk ecën siç duhet. Nëse ky projekt do të dështonte do të ishte një shenjë jo e mirë për ata që vlerësojnë zhvillimet në Shqipëri. Falënderoj qeverinë shqiptare për mbështetjen. Për të mbështetur investitorët e huaj, ata duhet të trajtohen në mënyrë pozitive lajmi i mirë përhapet shpejt, por lajmi i keq përhapet më shpejt”, tha Hoffmann.
Në ceremoninë e çeljes së Tirana Biznes Park, kryeministri Rama nuk kurseu batutat mbi seriozitetin e gjermanëve. Kjo qendër biznesi, investimi i të cilit do të vijojë deri në vitin 2020, konsiderohet si ndër më të rëndësishme dhe të mëdhatë në rajon.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *