Investitorët e huaj: Mbetet e vështirë të bësh biznes në Shqipëri

redaktor

Klima e biznesit në vendin tonë do ende shumë përmirësime. Dhe kjo lidhet kryesisht me burokracitë dhe korrupsionin që mbeten ende problematike në institucionet publike. Të paktën ky është perceptimi sipas indeksi të Shoqatës së Investitorëve të Huaj (FIAA).

Ndër elementët të cilët janë perceptuar si faktorë me impakt negativ në klimën e biznesit gjatë të 4 tre-mujorëve të vitit 2015 janë kryesisht zbatimi i ligjit apo efektiviteti i gjyqësorit.

Po kështu ndryshueshmëria e legjislacionit dhe atij tatimor në veçanti, stabiliteti i tij (kompleks dhe i ndryeshueshëm, shpesh i pakuptueshëm si dhe me vështirësi në zbatim), shihen si problematike për të bërë biznes në vendin tonë.

Prania e burokracisë  dhe e korrupsionit në institucionet publike apo prania e konkurrencës së pandershme janë elementë që kërkojnë përmirësim.

Elementët e përmirësuar

Ndërkohë që faktorë të tjerë si legjislacioni i punës, rregulloret që lidhen me licencat dhe certifikimet, infrastruktura dhe aksesi në financë janë perceptuar si pozitive nga kompanitë e huaja që operojnë në vendin tonë.

Një element tjetër i marrë në studim është Monitorimi i Klimës së Biznesit në vend nëpërmjet impaktit të ligjeve dhe rregulloreve ekonomike e sociale të miratuara nga parlamenti me ndikim në kushtet e të bërit biznes gjate vitit 2015.

Disa nga ligjet e kaluara gjatë periudhës në studim të cilat janë perceptuar me impakt negative nga biznesi ishin: Paketa Fiskale 2015, Ligji i ri për Taksën mbi Vlerën e Shtuar, Ligji mbi të Ardhurat apo Projekligji i ri për Procedurat Tatimore në Shqipëri (që po rishihet sërish në Kuvend).

Ndërkohë që janë parë me perceptim pozitiv ligji për Investimet Strategjike, ligji për Turizmin në Shqipëri, ligjin për Partneritetin Publik Privat në Shqipëri apo Udhëzimi i ri për Ligjin e Transferimit të Çmimit në Shqipëri.

Studimi është përgatitur në kuadër të projektit “Përmirësimi i Mjedisit të Biznesit në Shqipëri” i cili financohet nga Ndihma Zyrtare e Republikës Sllovake dhe zbatohet nga Aleanca e Biznesit të Sllovakisë (PAS) në bashkëpunim me Shoqatën e Investitorëve të Huaj në Shqipëri- FIAA.

Ky projekt ka për qëllim të përmirësojë mjedisin e biznesit në Shqipëri, si një element kyç për rritjen e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe zvogëlimin e varfërisë së saj.

Share This Article
2 Comments
  • Investimet e huaja mbeten ndoshta ne shkallen me te ulet ne 26 vjet! Ky eshte nje tregues se qeverite, dhe sidomos ajo aktualja, nuk eshte fare e interesuar per kete pune, ose u kerkon para investitoreve! Nuk gjej dot shpjegim tjeter! Nuk ka me turp!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *