Investitori i fuqishëm arab plane për investim në Shqipëri

Leda Hysa

Ditën e djeshme ambasadori Z.Sami Shiba, ka organizuar një takim me biznesmenin Dr.Abdulrahman Al-Zamil.

Falë këmbënguljes së ambasadorit tonë, investitori saudit ka shprehur interes për të vizituar Shqipërinë, dhe për të parë mundësitë për investim.

Është investitori i dytë i fuqishëm që tregon interes për vendin tonë, pas ardhjes gjatë gushtit të investitorit më të fuqishëm të botës arabe, princi Al-Waleed Bin Talal Bin Abdulaziz, Kryetari i Shoqërisë Mbretërore Holding.

Dr. Abdulraham Al-Zamil është President i ‘‘Zamil Group Holding Company”, është i njohur në fushën e industrisë, ndërtimin e anijeve, menaxhimin e porteve, sektorin e ndërtimit.

Në statusin zyrtar të ambasadës në Riyadh thuhet: “Takim dhe bisede frytdhënse me investitorin saudit, Dr.Abdulrahman Al-Zamil, President i “Zamil Group Holding Company”, nje nga kompanite kryesore ne vend, me investime te rendesishme ne Arabine Saudite, rajon dhe ne disa vende jashte saj. Ka shprehur interes per te vizituar Shqiperine dhe per te pare mundesite per investime.”

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *