Inxhinieri i Apple përjashtohet nga puna pse e la vajzën e tij të shfaqte një iPhone X në YouTube

Leda Hysa

Më herët gjatë javës, Brooke Amelia Peterson publikoi një video të babait të saj që tregonte telefonin e tij të ri “Iphone X”.

Video madje ishte realizuar në një kateteri të Apple-it, dhe zbuloi disa detaje të reja të këtij telefoni.

Video e cila u bë hit në YouTube, ishte fshirë me kërkesë të Apple-it dhe babai vajzës që postoi videon,inxhinieri Ken Bauer, është përjashtuar nga puna.

“Apple e ka larguar. Në fund të ditës, kur ju punoni për Apple-in, nuk ka rëndësi sa person i mirë jeni. Nëse thyeni një rregull, nuk ka tolerancë.”, ka thënë Peterson.

Edhe pse iPhone X i ri është në dispozicion për para-porosi, Apple kishte mbajtur një konferencë për media për ta shfaqur pajisjen,dhe nuk kishte pamje të tjera derisa u shfaq video e rrallë e Petersonit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *