Inxhinieri i strukturave nga Rumania, Cezar Aanicai gjatë një interviste deklaroi se situata pas tërmetit në Shqipëri i duket e rëndë.
Aanicai u shpreh se çarje të mureve në ndërtesa si në Shqipëri, nuk ka parë askund.
“Dua të qartësoj diçka, unë jam inxhinier strukturash. Kam pasur një aktivitet didaktik prej 25 vitesh e jam përfaqësues i qeverisë së Rumanisë, pjesë e Inspektoratit Shtetëror të Strukturave. Nuk jam sizmolog, që t’ju flasë nëse do të ketë lëvizje tektonike. Tërmetet në sipërfaqe janë të vështira dhe ky ishte një tërmet me sipërfaqe të pakët e ka pasur edhe pasoja të rënda. Çdo tërmet ka disa gjatësi valës, të cilat udhëtojnë me shumë kilometër. Tërmetet në Rumani lejojnë që strukturat të sillen në mënyra të ndryshme, sepse lëvizin sipas valëve. Në rastin e Shqipërisë, kemi pasur valë 10 km në thellësi e këto valë shkatërrojnë shpesh strukturat. Nuk kam parë kurrë çarje të tilla”, tha ai.
Eksperti rumun theksoi se ka parë dëmtime serioze të ndërtesave, sidomos në zonën e Vorës, duke thënë se ajo që e ka habitur është se këto ndërtime ishin mirë nga jashtë, por kishin pësuar dëmtime të rënda nga brenda.
“Kam parë ndërtesa që nga jashtë duken mirë, por në brendësi janë të shkatërruara. Mendoj se kontrolli rigoroz ka munguar. Në Vorë kam vënë re ndërtesa me shkatërrime të mëdha. Por ndërtesat e mira kanë mbijetuar. Në Shqipëri ka inxhinierë po ashtu tepër të mirë. Gjatë bisedës me inxhinierët, ata ishin shumë të mirë, por ka edhe gabime, gjë që ndodh edhe në Rumani. Kam parë një ndërtesë në Marikaj që më ka habitur nga zgjerimi i shkatërrimit. Tullat ishin shkatërruar thuajse totalisht. Terreni ishte ndërtuar mbi truall të dobët. Gabimet e bëra kanë bërë që të ketë pasoja.
Ekziston një problem legjislativ që duhet rregulluar, në sensin e një kontrolli më të madh në cilësi në ndërtime. Por ka edhe ndërtime që janë bërë në rregull. Edhe në Rumani nuk është sistemi perfekt, por arrijmë të menaxhojmë situatën në momente të caktuara. Edhe Shqipëria edhe Rumania kanë kaluar në periudhën e komunizmit. Sistemi komunist, me gjithë problemet e veta patjetër, arriti që të ketë një sistem ndihmë që të përçojë siguri në ndërtesa, në vlerësimin e kualitetit. Kolonat janë më të rëndësishme sesa muret”, u shpreh ai.
Më tej, eksperti rumun vlerësoi se ndërtesat e rrënuara nuk duhet të qëndrojnë më në atë gjendje, por ose duhet të shkatërrohen ose të rindërtohen.
“Kam mbetur i habitur se nga jashtë ishte mirë, por kur hyje në brendësi ishte katastrofë. Disa ndërtesa kanë çarje të dukshme. Probleme kanë qenë katet e sipërme. Në vlerësimin tim, disa ndërtesa në Vorë nuk duhet të përdoren më. Duhet vendim për shkatërrim ose rindërtim. Personat nuk mund të qëndrojnë në këto ndërtesa, pasi rreziku është i lartë”, deklaroi eksperti nga Rumania.
j.l./ dita

Eh o inxhinier, ketu ka 30 vjet qe vetem punohet per “anen e jashtme”. Cdo punim qe gjoja behet, behet vetem per fasade dhe per te vjedhur. Pa perjashtim, cdo gje.
Pas inxhnierit strukturor apo inxhnier konstruksioni rumun, vijne edhe grupi i inxhiniereve konstruktore bullgare me dy profesore strukturore dhe te pajisur me shume instrumenta per matjen e fortesise se betonit te perdorur dhe pranine e armatures ne beton, pas inxhniereve rumune dhe bullgare vijne inxhinieret italiane me eksperience te gjate me termetet ne vendin e tyre qe formuan edhe grupin e specilaisteve te huaj qe perpiluan raportin perfundimtar qe me pak fjale eshte si me poshte vijon:
“NDERTESAT E REZUARA DHE TE DEMTUARA NE STRUKTURE JANE KRYESISHT TE REJA, TE PROJEKTUARA PA MBROJTJE SIZMIKE JASHTE CDO STANDARTI DHE NORME PROJEKTIMI, ME BETON TE DOBET, ME ARMATURE TE PAMJAFTUESHME NE BETON, NUK ESHTE REALIZUAR KONTROLLI I PROJEKTIT NGA SUPERVIZORI DHE KONTROLLI GJATE PROCESIT TE NDERTIMIT, NUK KA DOKUMENTA PER PER CILESINE E MATERIALEVE TE PERDORURA, POR NE KETE SITUATE JONORMALE ESHTE LESHUAR LEJE SHFRYTEZIMI NGA ORGANI SHTETEROR. REKOMANDOJME PRISHJEN E NDERTESAVE TE DEMTUARA, PASI RIPARIMI ESHTE I PAMUNDUR.”
Nderkohe qe Edi Rama del si inxhinier famoz ndertimi dhe deklaron se 90 % e ndertesave mund te riparohen dhe garanton banoret mund te kthehen ne to pas riparimit, pak a shume sic veproi pas termetit te shtatorit me banoret fatkeq te Thumanes qe i vrau me doren e vet.
CILA ESHTE E VERTETA?
Ajo qe raportojne specialistet strukturore te huaj, midis tyre edhe profesore te nderuar te shkences se ndertimit?
apo:
Llogjet kontraverse te mashtrimit enverist qe hedh ne media dhe publik Kryeministri ne panik, Edi Rama duke perdorur si “kasnece” apo “bedele” te tij inxhnieret e Enverit me “pune vullnetare” si Arben Mecaj apo Luljeta Bozo me Lukunine e inxhniereve shqyptare qe kane lejuar nga injoranca e tyre kete katrahure te papare ne histori?
He mo gazeta DITA:
Pse nuk i kerkoni Kryeministrit Raportin e Specialisteve Nderkombetare per pasojat e termetit te 26 nentorit ne menyre qe te mesohet nga mileti e verteta lakuriq,
sepse:
Ne Bote ka filluar te qarkulloje edhe nje film dokumentar me titullin:
6 BALLET QE RENUAN SHTETIN!
qe:
Nuk tregon asgje te mire per Shqypnine qe la pas Enveri.
Sdo mend ne Shqiperi nuk aplikohen licensat diplomat per nje profesion te caktuar sidomos ne ndertim dhe sherbime te tjera !
Per 30 vjet Diplomat licensat bihen ! Shiten! Nuk kontrollohet ne menyre ligjore ! Jane ndertuar shkel e shko ! Pa cilesi pa kontroll pa pergjegjsi !
Muret e dobta tullat e dobta RERA E DOBET CIMENTO E DOBET dhe profesionist katundar !
Pse ? Dihet. Munges Kontrolli ligjor, Munges Organizmi Mungese Pergjegjsie Munges Profesioni te lincesuar !
BOTA PRANDAJ ESHTE E ZHVILLUAR se i ka te gjitha brenda, Investimin e burimeve njezore, pregatitjen e tyre te licensuar profesionale sipas kategorive te caktuar niveleve te caktuar qe nga Inxhinieri dhe deri te puntori me i thjesht i krahut !
Proceset e certifikimi kontrollit punesimit ne rruge ligjore parandalojne gabimet njerezore qe cojne ne humbje te jetes dhe krijimin e viktimave !
Ne Shqiperi nuk ka sistem pune nuk ka disiplin nuk ka organizim !
Ka vetem hile genjeshtra mashtrime, dhe tja fusin njeri tjetrit sa krahu !
I bojatis piktori me ngjyra prape. Dhe shpallet Fitimtar,. Shpetimtar e Ngadhenjimtar mbi termetin
Nga vjen ky rumunua qe spaska pare kesisoj termeti 6.4 balle!? Sigurisht, ne shqipot e kemi kaq te ulet nivelin e vetevleresimit saqe vetem te huajt mund ti besojme edhe kur shikojme qe shtepite jan eshpalosur pertoke. “Gjendja e rende”!? Uau cfare zbulimi shkencor i papare! Na duhej nje interviste me rumunin te na e thoshte! Po kur na thone izraelitet qe mbi 90% e shtepive te goditura mund te riparohen! Apo keta nuk merren parasysh; ata nuk jane inxhiniere apo shkencetare te mire! Kjo eshte te qeshesh edhe ne dhimbje me shqiptarucet dhe self-esteemin e tyre te ulet!