Inzaghi: Jam krenar për këtë Milan

redaktor

Filippo Inzaghi do t’i kujtojë gjatë 97 minutat e Tardinit, ku Milani i tij arriti një fitore 4-5 ndaj vendasve të Parmës, në një sfidë që dhuroi gjithçka. Pavarësisht disa gabimeve të rënda në fazën mbrojtëse, trajneri i kuqezinjve e sheh gotën gjysmë plot.

“Sigurisht që jam i mërzitur, por nga ana tjetër duhet të jemi edhe të lumtur. Ky grup është i jashtëzakonshëm, të mos harrojmë nga vijmë. Djemtë kanë një shpirt të pabesueshëm, dhe pavarësisht gabimeve tona, tifozët duhet të ndihen krenarë. Do të ishte një mëkat i madh po të mos fitonim. Kemi qenë gjithmonë në avantazh dhe nuk meritonim t’i humbisnim dy pikët. Jam vërtet krenar që drejtoj këtë skuadër”, tha tekniku i kuqezinjve. Por Inzaghi nuk ka kohë për t’u qetësuar, pasi po troket sfida me Juventusin.

“Do të luajmë ndaj një skuadre të jashtëzakonshme. Po ta analizojmë me kujdes, nuk është një ndeshje e barabartë, por luajmë në ‘San Siro’ dhe ku i duhet… me entuziazëm dhe cilësi mund t’ia dalim. Do të vijnë kohë të vështira, por unë kam besim të kjo skuadër, e cila ka shumë uri. Le t’i gëzohemi kreut”, përfundoi trajneri i Milanit. Ndaj bardhezinjtë Inzaghi nuk do të ketë në dispozicion dy elementë të rëndësishëm të formacionit të tij, Alex dhe Diego Lopez, i cili pësoi tërheqje muskulore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *