Filipo Inzagi, pas ndeshjes, e ka komentuar kështu barazimin pa gola në “Bentegodi”: “Mendoj se ishte një ndeshje ku zhvilluam shumë mirë kontrollin e topit dhe që duhet të kishim treguar më shumë cinizëm.
Sigurisht, jemi përmirësuar shumë në krahasim me herët e fundit.
Mund të them se djemtë luajtën mirë, por të luash në Verona, ndaj Kievos, s’është asnjëherë e lehtë, pasi mbrohen shumë mirë”, u shpreh Inzagi, që më pas, mbi të dëmtuarit, tha: “Të vjen keq, sepse humbëm sërish dy futbollistë tepër të rëndësishëm.
Nuk kemi fat me të dëmtuarit”. Mbi Destron dhe shanset: “Ai duhet të qëndrojë i qetë, sepse golat do të vijnë. Më pëlqeu se si luajti dhe se si e ndihmoi skuadrën”.
