Irak/ Fundoset trageti, 102 të mbytur

Bora Basholli

102 persona janë mbytur në një tragjedi të vërtetë e cila ndodhi në lumin Tigër, në Mosul të Irakut. Zyrtarët irakenë bëjnë me dije se në mesin e viktimave, 12 ishin fëmijë.

Më shumë se 170 vetë ndodheshin në bord dhe  rreth 60 njerëz rezultojnë të zhdukur“. Kështu u shpreh kryetari i Mosulit Zuhair al-Araji, për CNN.

Një pjesë e personave që humbën jetën ishin fëmijë e të moshuar. Fatkeqësisht ata nuk dinin not dhe u mbytën.

 

b.b/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *