Irak, protestuesit hyjnë me forcë në godinën e parlamentit

Dita

Protestuesit irakenë kanë hyrë sërish me forcë në territorin e fortifikuar që njihet ndryshe edhe si “zona jeshile” në të cilën ndodhen zyrat kryesore të qeverisë si dhe ambasadat e shteteve të huaja. Ata janë kundërshtuar ashpër nga forcat e sigurisë të cilët hapën zjarr si dhe u kundërpërgjgijën me gaz lotsjellës. Mediat kanë bërë me dije se dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur por nuk ka ende raportime për viktima.

Situata vijon të mbetet e tensionuar pasi shumë persona janë duke protestuar. Ende nuk ka një prononcim zyrtar nga qeveria, por bëhet me dije se qytetarët kishin si qëllim që të hynin me forcë në zyrën e Kryeministrin.

Demonstruesit janë mbështetës të klerikut shi’it, Moktada Sadr, dhe kërkojnë tërheqjen e qeverisë aktuale.

Ata fajësojnë Kryeministrin për paaftësi në qeverisje si dhe në luftën kundër Shtetit Islamik. Gjithashtu, qytetarët nuk pajtohen me nivelin e lartë të korrupsionin si dhe me emërimet në postet publike, të cilat sipas tyre nuk bazohen në meritokraci.

_89757101_402874df-5f51-4bfb-83f8-c2fb5c83f0b8_89757103_903e7a01-e62e-4fb4-8dae-db823da05bec

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *