Një varr masiv me të paktën 400 trupa është zbuluar në Hauija, qytet irakian që ishte nën kontrollin e luftëtarëve të ISIS deri muajin e kaluar. Lajmi është bërë i ditur nga BBC.
Guvernatori i provincës Kirkuk, Rakan Said, tha se trupat janë gjetur afër një baze ajrore në dalje të qytetit.
Disa nga viktimat ishin me veshje civile, ndërsa të tjerët mbanin veshur rroba që përdorte ISIS për personat e dënuar me vdekje.
Said thotë se baza ajrore ishte transformuar në një terren ekzekutimi.
Gjenerali Mortada al-Luaibi shpjegon se ushtria irakiane zbuloi varrin masiv falë dëshmive të banorëve lokalë.
Ndërkohë, mediat theksojnë se kjo nuk është hera e parë që zbulohet një varr masiv në këtë zonë.
Për këtë mendohet se ushtria irakiane do të zbulojë përsëri mizoritë të tjera të kryera nga ISIS.
