Iraku dënon me varje të dënuarit për terrorizëm

Dita

36 të dënuarve për terrorizëm janë ekzekutuar me varje në një burg të Irakut pasi ishin shpallur fajtorë për vrasjen e 1700 rekrutëve ushtarakë, të një ish-baze amerikane në vitin 2014.

Masakra në kampin Speicher, pranë Tikritit, është vepër e luftëtarëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik, një zonë në Irakun verior që kontrrollohet nga IS.

Sulmi në këtë kamp ishte dokumentuar me foto dhe video nga vetë militantët, ndërsa varret masive u gjetën në një vit pas masakrës në 2015.

Një zëdhënës pranë zyrës së Guvernatorit në Dhiqar, konfirmoi se “ekzekutimet e 36 të dënuarve mbi krimin Speicher u kryen sot në mëngjes në një burg në Nasiriyah”, ku i pranishëm ishte edhe Ministri i Drejtësisë Haidar al-Zamili.

Ekzekutimi i të dënuarve për terrorizëm u përshpejtua me urdhër të kryeministrit Haider al-Abadi, pas shpërthimit me bombë gjatë muajit të kaluar në Bagdad ku u vranë më shyumë se 300 njerëz.

Përpara ekzekutimeve, disa nga të pandehurit thanë se nuk kishin qenë në afërsi të Tikritit në kohën e masakrës, ndërsa të tjerë u detyruan të rrefënin krimin pas torturave të shumta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *