Iraku po ndërton mur sigurie përreth Bagdadit

Dita

Ushtria irakiane ka nisur ndërtimin e një barriere përreth Bagdadit, qëllimi i së cilës do të jetë frenimi i të dyshuarve si terroristë, sidomos atyre të ISIS-it.

Puna për ngritjen e murit thuhet të ketë filluar më 1 shkurt, ndërsa struktura do të pajiset me kulla vrojtimi dhe kamera sigurie.

Kryeqyteti i Irakut është bërë shënjestër e një sërë sulmesh vdekjeprurëse pas të cilave qëndronin militantët e Shtetit të dhunshëm Islamik.

Megjithatë, Fadhil Al Shuëaily, zëdhënës i Këshillit Rajonal, pretendon se projekti i një barriere mbrojtëse është diskutuar edhe në të kaluarën, por atëherë qe hedhur poshtë me idenë se dukej gati e pamundur ta ndajë Bagdadin nga pjesa tjetër e vendit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *