Iraku shpall fitoren përfundimtare kundër ISIS

Leda Hysa

Forcat e armatosura të Irakut kanë mbajtur sot një paradë ushtarake në Bagdad.

Kjo paradë u mbajt pas njoftimit nga kryeministri i vendit Haidai al-Abadi, me qëllim festimin e fitores ndaj Shtetit Islamik, pas një fushate 3-vjeçare.

Kryeministri njoftoi ditën e djeshme se Iraku është “plotësisht i çliruar” nga grupi militant, Shteti Islamik dhe trupat irakiane janë duke kontrolluar gjithë kufirin Irak-Siri.

Iraku i mbështetur edhe nga SHBA nisën fushatën kundër ISIS pasi ekstremistët kishin pushtuar pothuajse 1/3 e vendit në vitin 2014.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *