Irakut i prishen planet për të çliruar qytetin Ramadi nga ISIS

Saimir Lleshi

Në ditën e tretë të sulmit për të rimarrë qytetin Ramadi, forca speciale të Irakut kanë zaptuar pjesën më të madhe të tij.

Lufta po zhvillohet kundër Shtetit Islamik, i cili mori nën kontroll qytetin verën e këtij viti.

Qeveria e Irakut thotë se shpreson ta çlirojë shumë shpejt qytetin në fjalë. Luftime të ashpra midis forcave irakiane – që përfshinë ushtrinë, grupeve fisnore dhe policinë lokale janë zhvilluar këtë të enjtes kundër luftëtarëve të ISIS, dy ditë pas nisjes së operacionit.

Inteligjenca irakiane beson se ka vetëm disa qindra rebelë brenda qytetit, por kurthet e ngritura me lëndë plasëse janë shqetësimi kryesor.

Dyshohet se rreth 25 ton lëndë të tilla janë të shpërndara në qytet. Nga një shpërthim i regjistruar në një nga rrugët e qytetit, kanë humbur jetën 10 trupa irakiane, ndërsa janë plagosur 16 të tjerë, njoftuan burime ushtarake për rrjetin televiziv arab Al Jazeera.

Zyrtarët qeveritarë dhe ushtarakë irakianë thanë se pritet që kryeqyteti i provincës Anbar të çlirohet brenda 72 orësh, por që objektivi duket se është shtyrë. Korrespondenti i Al Jazeera në Bagdad, tha se gjuha e përdorur nga liderët u ushtarake e politikë ka ndryshuar në mënyrë dramatike.

“Disa udhëheqës kishin thënë se çlirimi i të gjithë qytetit do të ndodhë brenda 72 orëve. Tani ata kanë ndryshuar mendim, duke deklaruar se lufta për çlirimin e Ramadit do të marrë më tepër kohë,” tha ai.

Forcat irakiane janë ngadalësuar në mënyrë të vazhdueshme nga snajperët që qëllojnë në mënyrë të befasishme nga ndërtesa të ndryshme. Pavarësisht nga pengesat, zyrtarët irakianë mbeten të sigurt. “Plani është që të rrethojnë zonën dhe të nisë një sulm nga qendra”. /DITA/

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *