Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani është betuar këtë të shtunë përpara parlamentit, duke nisur kështu zyrtarisht mandatin e tij të dytë në krye të Republikës Islamike.
Në ceremoninë solemne, e hapur nga kryetari i Parlamentit Ali Larijani, është dëgjuar himni kombëtar dhe janë recituar vargje të Kur’anit.
Në të kanë qenë të pranishëm mbi 100 delegacione nga vende të huaja, mes të cilëve edhe 8 krerë shtetesh.
Në fjalimin e tij, Rouhani ka vendosur linjat që do të ndjekë qeverisja e tij e ardhshme, duke veçuar mbrojtjen e interesave kombëtare.
Ai i është referuar gjithashtu marrëveshjes bërthamore me Shtetet e Bashkuara, duke akuzuar Uashingtonin se nuk po respekton detyrimet e tij.
“Në këtë drejtim, Irani nuk do ta shkelë kurrë marrëveshjen, por nuk do të rrijë i heshtur përpara shkeljeve të Shteteve të Bashkuara, të lidhura me politikën ilegale dhe joefikase të sanksioneve dhe kërcënimeve, të cilat i kanë treguar mbarë botës se Uashingtonit nuk i zihet besë”, ka deklaruar Rouhani.
Rouhani doli fitues në zgjedhjet e muajit maj përballë kundërshtarëve të linjës së ashpër, duke siguruar 57 për qind të votave.

Pothuajse gjithe vendet e medha dhe te zhvilluara derguan delegacione,,,,,bile Moldavia e vogel ,e vsrfer ,midis presioneve nga te gjithe anet dergoiresidentin….Normale ,,,eshte çeshtje interesash ,,,Irani eshte potence boterore energjitike ….Ne….ne jemi qesharake,bejme …politike te madhe …….dergojme ministra dhe deputete tek kongresi i muxhahidineve ne Paris ….pra tek emigrantet ,,,Sevilizem klasik ,,,ndaj atyre qe vete nuk i marrin muxhahidinet ne shtepi …..por i dergojne tek ne ,,,Kjo eshte politika jone e jashteme…..larg nga Kina …kur te gjithe vijne rrotull Kines ,,,edhe superfuqite ,edhe te zhvilluarit ,edhe te varferit ….ne jo …ne bejme politike te madhe.. por miliardat shkojne ne Athine dhe Beograd…
Te jesh i vogel …ky eshte fati ,nuk varet nga ne ,por te jesh servil ,,pa zgjuaresi ,,,thjesht kukull ,ky eshte faji yne….