Këtë të hënë është bërë me dije se anija e konfiskuar në Gjirin Persik nga Ushtria e Gardës Revolucionare të Iranit me akuzën se bënte kontrabandë nafte i përket Irakut.
Ky lajm është bërë publik nga agjencia iraniane e lajmeve IRNA.
Sipas njoftimit, anija me emrin “Hita,” naftën kontrabandë e kishte marrë nga Irani dhe po e transportonte për në vendet arabe përreth Gjirit Persik.
Nga ana tjetër, Ministria e Naftës së Irakut i ka përgënjeshtruar lajmet mbi nacionalitetin e anijes së sekuestruar nga Irani.
e.ll./dita
