Negociatat për çështjen e reaktorit bërthamor mes Iranit dhe fuqive të mëdha, kanë rezultuar të suksesshmë, deklaroi sot shefi i Organizatës Iraniane të Energjisë Atomike. Reaktori i Arakut, që nodhet 240 kilometra në juglindje të Teheranit, në teori mund t’i japë Iranit plutonium të dyshuar se mund të ofrojë një alternativë për krijimin e bombës atomike. Teherani pohon se reaktorët e tij prej 40 megavat, ndërtimi i të cilëve është nën mbikqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (AIEA), kanë vetëm qëllime kërkimore, kryesisht mjekësore.