Avionët luftarakë rusë nuk lejohen më të përdorin bazën ajrore iraniane, për të kryer bombardime në Siri, deklaroi sot Ministria e Jashtme iraniane.
Avionët luftarakë rusë përdorën bazën ajrore Nojeh, në provincën perëndimore të Iranit, Hamadanit për të kryer disa sulme ajrore në Siri, javën e kaluar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur se duke vepruar kështu, Rusia mund të jetë duke shkelur një rezolutë të OKB-së kundër furnizimit të avionë luftarakë në Iran.
“Baza ajrore Nojeh është përkohësisht e mbyllur dhe nuk lejohet të përdoret nga avionët rusë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Bahram Ghasemi.
Megjithatë ai nuk ka saktësuar arsyen se pse vjen ky ndalim.
“Rusia dhe Irani nuk kishin një marrëveshje zyrtare për përdorimin e bazës, por kanë një sërë marrëveshjesh mbi bashkëpunimin kundër terrorizmit”, theksoi diplomati.

Irani eshte gjinia mashkullore.