Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, ka deklaruar se Irani do të ndërmarr hapin e tretë për uljen e përgjegjësive që i ngarkohen sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, midis Teheranit dhe fuqive botërore.
Zarif nuk bëri publike së cili do të jetë hapi i radhës. Por kjo deklaratë vjen pasi Irani njoftoi n maj se do të tërhiqej gradualisht nga obligimet e marrëveshjes bërthamore ,nëse palët e tjera nuk do i respektonin obligimet e tyre.
Kujtojmë se në bazë të marrëveshjes, Teherani do limitonte programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve nga SHBA. Por presidenti Trump u tërhoq nga marrëveshja vitin e kaluar dhe rivendosi sanksionet.
Franca, Gjermania dhe Britania kanë tentuar qe të mbajnë gjallë marrëveshjen duke propozuar lehtësira ekonomike për Teheranin, por zyrtarët iranianë kanë thënë se vendet evropiane kanë dështuar në këtë aspekt.
Deklarata e ministrit Zarif vjen pak ditë pasi Garda Revolucionare e Iranit konfiskoi një cisternë nafte ndërkomëtare në Gjirin Persik. Sipas mediave iraniane cisterna është ndaluar mbi dyshimet për kontrabandë me naftë në shtetet arabe.
Edhe ekuipazhi prej shtatë personash i cisternës, që raportohet se transportonte 700,000 litra naftë, është ndaluar.
e.ll./dita
