Irani hedh poshtë akuzat e SHBA për sulmet mbi naftë-mbajtëset

Edona Llukacaj
One of the two oil tankers attacked and left adrift in the Gulf of Oman, on Thursday, June 13, 2019. Iran has been blamed for the incident for driving up oil prices and stoking fears of a new confrontation between Iran and the United States. Photo: AP Videograb

Teherani ka hedhur poshtë akuzat amerikane se pas sulmeve mbi cisternat që lundronin në Ngushticën e Hormuzit në afërsi të Omanit ishte flota e saj, duke i quajtur këto akuza “të pabaza”. Irani tha se anijet e saj kishin nxituar drejt vendngjarjes për të ndihmuar anijet e dëmtuara dhe për të shpëtuar ekuipazhet e tyre.

Kujtojmë se dy tankerë të ngarkuar me produkte nafte u sulmuan në Gjirin e Omanit, ditën e enjte. Zyrtarët iranianë hodhën poshtë pretendimet e SH.B.A.-së se Teherani ishte pas shpërthimeve.

Akuzat amerikane janë bërë pa “fare dëshmi faktike apo rrethanore”, tha të premten në Tëitter ministri i jashtëm iranian Javad Zarif.

Më parë, marina amerikane tha se kishte vënë re anije iraniane pranë çisternave të sulmuara dhe publikoi një video ku u tha se marinarët iranianë po hiqnin një minë të pashpërthyera nga njëra prej anijeve.

Presidenti  amerikan Donald Trump, në lidhje me këtë ngjarje, tha në një intervistë se incidenti ka “Iran të shkruar në të gjithë ngjarjen … besoj se ata nuk donin të linin prova.”

Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Abbas Mousavi tha se marina e Iranit erdhi për “të ndihmuar” anijet dhe kishte “shpëtuar” ekuipazhet e tyre. Ai hodhi poshtë pretendimet e SHBA si “të pabaza”.

Nga ana tjetër, ministria e jashtme e Rusisë tha se nuk mund të nxitoheshim të arrinim në konkluzione për incidentin derisa një “hetim i plotë dhe i paanshëm ndërkombëtar” të nxirrte të vërtetën, duke shtuar se qëndrimi “Irano-fobic” i SHBA-së kishte ushqyer tensionet në mënyrë artificiale.

Ndërkohë kreu i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, gjithashtu bëri thirrje për një hetim të paapnshëm, i cili do të zbulonte të vërtetën dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje.

e.ll./dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *