Presidenti iranian ka paralajmëruar se do të rifillojë programin e tij bërthamor “brenda disa orësh” nëse Shtetet e Bashkuara imponojnë më shumë sanksione të reja.
Presidenti Hassan Rouhani u shpreh se programi i tij do të jetë më i avancuar se ai i vitit 2015. Irani i ndaloi aktivitetet e tij bërthamore pas një marrëveshjeje me fuqitë botërore dhe tha se sanksionet e njëanëshme të SHBA-së mbi raketat balistike shkelin marrëveshjen, raporton BBC.
Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se testet e raketave të Iranit kanë shkelur rezolutën e OKB-së
Rezoluta miratoi marrëveshjen dhe i bëri thirrje Iranit që të mos ndërmarrë ndonjë aktivitet që lidhet me raketat balistike, të projektuara për të mbartur raketa bërthamore.
Ndërsa Irani thotë se lansimet që ai ka testuar nuk janë të dizajnuara për të mbartur raketa bërthamore duke këmbëngulur se programi i tij bërthamor është tërësisht paqësor.
