Irani kundërshton akuzat amerikane për mbështetje të terrorizmit

Elton Tafaruci

Irani kundërshtoi sot akuzat amerikane për mbështetje të terrorizmit duke theksuar se në të kundërt është Uashingtoni që zhvillon një politikë të tillë, njoftoi sot agjencia zyrtare iraniane “IRNA”.

“I cilësuar si një sponsor i terrorizmit që prej 1984, Irani ka vazhduar aktivitetet e tij lidhur me terrorizmin, përfshirë edhe mbështetjen ndaj Hezbollahut (liban), ndaj grupeve terroriste palestineze në Gaza dhe ndaj grupeve të ndryshme në Irak dhe Lindje të Mesme”, theksoi departamenti amerikan i shtetit në raportin e tij mbi terrorizmin në vitin 2015.

Nga ana tjetër zëdhënësi i ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Hossein Jaber Ansari, i hodhi posht këto akuza duke thënë se ishte SHBA-ja që mbështet praktikisht forcimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit në rajon, sipas IRNA-s

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *