Irani në krah të Turqisë: SHBA të heqë dorë nga tirania

Dita

Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka dalë përkrah Turqisë në konfliktin që po lind mes saj dhe SHBA-së.

Përmes një statusi në “Twitter”, Zarif i cilëson deklaratat e presidentit të Shteteve të Bashkuara të turpshme.

“Imponimi i vështirësive ekonomike me entuziazëm të Trumpit ndaj aleatit në NATO, Turqisë, është i turpshëm. SHBA duhet të korrigjojë varësinë e saj ndaj sanksioneve dhe tiranisë, në të kundërt të gjitha shtetet e botës do të shkojnë përtej dënimit për ta detyruar atë. Ne edhe më parë ishim pranë fqinjëve tanë edhe tani do të jemi pranë tyre”, shkruan ministri i jashtëm iranian.

Në një postim të premten në Twitter, Trump u shpreh se i kishte dyfishuar tarifat doganore të çelikut dhe aluminit të Turqisë, konkretisht me 20 për qind aluminin dhe me 50 për qind çelikun.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *