Irina “ngushëllohet” te Anthony

redaktor

“Sherimi” i Irina Shayk, pas ndarjes me Cristiano Ronaldon, duket se nuk ka qene edhe shume i komplikuar.

Kjo pasi supermodelja ruse ka gjetur ngushellim te Marc Anthony, ish-i i Jennifer Lopezit, dhe te Romeo Santos… nepermjet nje videoklipi, i pari qe sheh si protagoniste rusen.

Videoklipi do te publikohet me 23 janar, ndersa momentalisht ka dale vetem “trailer”-i i tij. Kenga titullohet “Yo Tambien” dhe do te kete disa kercime salsa teper te nxehta, e qe do te perfshihet ne albumin e ardhshem te Marc Anthony, te titulluar “Formula, Vol. 2”.

“Trailer”-i ne fakt premton nje “perendeshe” qe buron nga ujrat e nje pishine, e kush tjeter mund ta bente kete rol me mire se sa Irina Shayk?

Ndarja e supermodeles ruse nga futbollisti i Realit te Madridit, Cristiano Ronaldo, duket tashme mese e vertetuar, pasi pervec mungeses se Irines ne ceremonine e dorezimit te “Topit te Arte” ne Zyrih, permendjes se emrit te saj ne falenderimet e bera prej CR7, tashme ka ardhur edhe fshirja e cdo momenti te magjishem ne cift ne llogarine personale te Irines ne Instagram.

Arsyeja e kesaj ndarjeje, sipas mediave portugeze, eshte Maria Dolores dos Santos Aveiro, apo thjesht nena e Cristiano Ronaldos.

Share This Article
1 Comment
  • lerini keto te huajt ne qefin e vet, shiko pak eva muratin nusen e jozefines se ka bere nje rreklame ne Milano eshte bere e famshme andej

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *