Irina Shayk konsiderohet si një ndër modelet me trupin më të mirë në botë.
Por, vetë rusja nuk mendon kështu.
Ajo shprehet se nuk ka një trup të përkryer.
“Nuk kam ndonjë pjesë të preferuar të trupit.
Nuk mendoj se kam një trup të përkryer, por ushtrohem çdo ditë për ta arritur këtë.
Por, kurrë në jetë nuk do t’i nënshtrohem ndonjë operacioni estetik për të përmirësuar pamjen time”, ka thënë e dashura e Kristiano Ronaldo.
Kur është e pakënaqur edhe Irina me trupin e saj, imagjino çfarë mund të thonë femrat e tjera./b.l