Që nga 1 janari, Irlanda ka marrë presidencën e e Bashkimit Europian, të cilin do ta udhëheqë në gjashtë muajt e ardhshëm. Gjatë qëndrimit në krye të BE-së, Irlanda do të përkrahë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit perëndimor, ndërsa prioritetet kryesore mbeten rimëkëmbja ekonomike dhe rritja e punësimit në eurozonë.
“Irlanda do ta përkrahë fuqishëm anëtarësimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE. Ne do të angazhohemi edhe për qytetarët e ardhshëm të Unionit. Do të këmbëngulim që të përshpejtojmë negociatat me Islandën, por edhe do t’i nxitim negociatat me Turqinë”, deklaroi ministrja irlandeze për Çështjet Evropiane, Lussinda Creyton.