Irlanda mposht Italinë B, kualifikohet në 1/8

Dita

Irlanda arriti të mposht 1-0 Italinë dhe të kualifikohet në 1/8. Një gol me kokë i Bradyt në minutën e 85 i dha fitoren formacionit të O’Neill të cilët e mbyllin si të tretët në grup.

Antonio Conte bëri shumë ndryshime në formacion, duke i dhënë mundësinë lojtarëve të stolit që ta bindin para sfidës së 1/8-s ndaj Spanjës, por duket se dështuan.

Iralnda e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke rrezikuar e para që në minutën e 9 me Jeff Hendrick, e më pas edhe me Daryl Murphy e Shane Duffy. Pak para fundit të pjesës së parë, Ciro Immobile tentoi nga jashtë zone, por ishte i pasaktë.

Në të dytën, Zaza lëshoi një mundësi të mirë për të shënuar, ndërsa më vonë edhe Insgne nuk arriti të përfundoi një aksion individual.

Pasi vetëm një minutë më parë kishin shpërdoruar një mundësi të mirë shënimi, irlandezët arritën të realizojnë me Robbie Brady i cili kërceu më së larti në zonë dhe mposhti me kokë Sirigun.

Share This Article
1 Comment
  • ore gazekaruci i lalit ku është ai premtimi që i vutë në gojë kontes dje??
    “Premtimi i Kontes: E kualifikojmë Shqipërinë”
    apo thjeshtë shkuraj të shkruajmë??
    debilat e mutit!!
    sidoqoftë ndoshta është ndonjë teori konspirative kundër nesh sipas gjergj mimës!!
    megjithëse e kanë bërë kundër turqis!!duan të shkatërrojnë erdoganin!!
    por më e mundura është,sipas gjergj mimës atij tipit që na kishte barazuar ne me algjerinë e ’82shit,që konte të jetë hakmarrë kundër turqisë!!turqit nuk menduan për shqipërinë e de biazit,kështu që konte la irlandën që të fitojë!!
    i fortë jam apo jo gjergjo??budallallëku vu!kësaj i thonë “me e lëshu pa dur”!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *